Femrat nuk i duan djemte e mire

Femrave nuk u pëlqejnë djemtë e mirë dhe të buzëqeshur, por ato më shpesh joshen nga meshkujt jo të rregullt dhe të rrezikshëm.
Një studim i realizuar nga Universiteti British Columbia pohon se meshkujt dhe femrat e perceptojnë ndryshe atraktivitetin seksual. Është treguar se femrave u pëlqejnë meshkujt e “këqij” me dukje të padisponuar të fytyrës dhe me fodullëk. Ndërsa meshkujt pëlqejnë të kundërtën te femrat- buzëqeshjen e madhe në fytyrë.
Edhe pse kudo në botë buzëqeshja konsiderohet si armë kryesore për lënien e përshtypjes së parë, megjithatë duket se meshkujt nuk duhet ta shfrytëzojnë atë, pasi që femrat i preferojnë ata të cilët nuk duken edhe aq të gëzuar.
“Duket se femrave u pëlqejnë meshkujt krenarë me dukje të lehtë arrogante në fytyrë, sepse lënë të kuptohet se kanë status të mirë, janë kompetentë dhe mund të jenë parterë të mirë, por edhe prindër të mirë. Meshkujt me buzëqeshje japin mesazh se nuk janë dominues, ndërsa femrave u pëlqejnë meshkujt dominues”, thonë autorët e studimit.

meshkujt me serjoz jan disi me terheqes!ata se kan fetyre engjullor duken si femij.

:(:(:(:(:(:(:(:frowning:

:nugush:…nuk thot TE GJITHA FEMRAT

po keqe te jesh i bukur keq te jesh i shpifur mi goca… !!! te shohim vajzat e forumit cfar do thon dhe te vendosim se si do te jemi ne koht qe vin…

ok paolo , po jap mendimin tim
e para ske pse ndryshon tipin tend ne varesi te “preferencave te kohes”…ji vetvetja dhe do jet dikush qe do te pelqej per ate qe ti je :wink:
e dyta , mua personalisht sme pelqejn djemt me nje mirsjellje te teperuar , qe duan te bejn kavalierin , qe te plotesojn cdo gje :ehi:…apo qe hedhin dhe veten e tyre posht , vetem e vetem qe te permbushin “qellimet e veta”
por ama as djemt " e keqinj" , arrogant , apo mendjemedhenj , qe nuk din cdo te thot te respektosh nje femer
un me pak fjal ( se u zgjata cik :stuck_out_tongue: ) jam tek personi i thjesht , qe cdo gje i vin natyrshem , pa sforco , pa shtirje :slight_smile:

:):):):):roll::roll::smiley:

hahaha labe :smiley: me fal qe po thuajse gjithmone po ti citoj mesazhet, por me t`ver8 je e papare :smiley:

@erdi bohet mir njeri :stuck_out_tongue:

sa per temen te jesh vetvetja eshte kryesorja :slight_smile:

eeeiiiii po more qysh jo, nuk merzitemi edhe aq shume, kryesorja shnosh me kon tjerat bohen …:D:D hahaha