Fërgesë Tirane

Fergese Tirane
* *Për 4-5 persona duhen:

Speca 8-10 copë mesatare,
domate 4-5 kokrra mesatare,
yndyrë për skuqje,
2 filxhanë kafeje,
miell 1 lugë gjelle,
vezë 2 kokrra,
hudhra 4-5 thelpinj,
gjizë 4-5 lugë gjelle,
spec djegës sipas dëshirës

Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhet domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.


Burim Wiki

Eshte shume e mire…sidomos nese gatuhet shuuuuume pikant…:smiley: