Fergie fiton rol në filmin “Nine”?

Ylli i muzikës pop, Fergie, thuhet se iu është bashkuar aktorëve tjerë që do të luajnë në filmin muzikor, “Nine”.
Vokalistra e grupit “Black Eyed Peas”, do t’u bashkohet aktoreve Kate Hudson, Penelope Cruz, Nicole Kidman dhe aktorit Daniel Day-Lewis, në filmin e ardhshëm, “Nine”.

Javier Bardem dhe Catherine Zeta-Jones tashmë e kanë refuzuar projektin, që do të realizohet nën regjinë e Rob Marshall, i cili realizoi edhe filmin “Chicago”.