Ferguson: Glazerët bënë punë të mirë

Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë se trajtimi i tifozëve dhe i mediave ndaj familjes Glazer që ka në pronësi klubin nga Old Traford është i padrejtë.
“Borxhi ka qenë në klub edhe kur është blerë nga pronari. Dhe ju e dini mjaft mirë se bizneset duhet të shiten patjetër vetëm nëse nuk kanë borxhe? Për shkak se është klub futbolli, edhe njoftimet negative janë tërheqëse për mediat, duke prekur kështu tifozët tanë”.

“Është e padrejtë që një familje si Glazer të kritikohet, për shkak se askush nuk deshi ta blente klubin. Më duhet ta them se ata e kanë bërë mirë punën e tyre. Ata më kanë mbështetur mua, menaxherët tjerë, lojtarët, kurrë nuk jam refuzuar për para, por çfarë mund të bëjmë më shumë pos të vazhdojmë kështu. Nuk kam ankesa”, deklaroi Fergie.