Ferguson: Ronaldo me i miri ne bote

“Profesori” i futbollit britanik, Sir Alex Ferguson eshte i mendimit se asnje lojtar tjeter ne bote nuk krahasohet me ish sulmuesin e tij, Cristiano Ronaldo.

Tekniku i Manchester United nuk kursehet ne elozhe ndaj luzitanit edhe pse ai e braktisi skuadren per te ndjekur karrieren tek Real Madrid. “Largimi i Ronaldos eshte nje humbje e madhe per United. Nuk beme dot asgje per ta mbajtur. Ka bere gjera te medha per ne ne 6 sezonet e fundit”, shprehet Ferguson ne nje interviste per gazeten “AS”.
Ne vijim, ai thekson se nuk mund te flase vec pozitivisht per portugezin. “Pa dyshim qe eshte lojtari me i mire ne bote. Ronaldo eshte me i forte se Kaka dhe Messi. Ai eshte superior pasi eshte nje lojtar i kompletuar. Eshte nje lojtar qe ruan nje profesionalitet te larte dhe mund te permiresohet edhe me shume. Per kete jam i sigurt”, perfundon tekniku skocez.

normalisht ish lojtarin e vet do mbaje ky , po per mua me i miri esht MESSI

Messi eshte lojtari mire dakort jam me ty,por per mua ronaldo eshte lojtare i kompletuar me te gjitha,kurse messi duhet te boje pak paralele te zgjatet pak…:slight_smile:

le te jet se do i kompletuar Ronaldo por po nk luajti mir nk i hyn ne pun ato aftesi , ndersa Messi me te vertet i vogel por efektiviteti qe ka ne fushe tani per tani esht me i madh nga te gjith (dhe kete do e vertetoj me fitimin e topit te arte) , mos te harrojm se futbollisti me i mire i te gjitha kohrave si messi ka qene pak a shum si fizik (maradona , plus edhe pele)

Dhe une mendoj se lojtari me i mire eshte Messi, por edhe Ronaldo esht gjithashtu nje lojtar sh i mire se edhe pasi ka fituar topin e arte ka vazhduar te luaje sh mire dhe jo si disa te tjere qe mbasi kane mare topin e arte skan lujt mo mir.