Ferguson: Top katërshja, sfidë për të gjithë

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë se top katërshja po bëhet më e lehtë për t’u cënuar nga skuadrat e nivelit ‘mesatar’ si City, Villa, Tottenham apo Everton, pasi që sipas skocezit, tani nuk ka skuadër të dobët.
“Gjërat definitivisht ndryshuan sezonin e kaluar. Ishte një kampionat më ndryshe krahasuar me atë që kemi parë më parë. Ekipet e top katërshes e patën të vështirë dhe lëshuan pikë aty ku më së paku kanë pritur”.

“Ky është indikacion i përmirësimit që kanë bërë ekipet tjera dhe mendoj se do të jetë luftë dhëmbë më dhëmbë për vendet e top katërshes këtë sezon. Ne të gjithë duhet të jemi të alarmuar për rrezikun që paraqesin Aston Villa, Everton, Tottenham dhe Manchester City. Të gjithë do të sfidojnë për të hyrë në top katërshe”, tha Fergie.