FIFA heton trukime të ndeshjeve në Shqipëri


Të paktën tetë ndeshje të Kategorisë Superiore do të hetohen nga inspektorë të FIFA-s, si të dyshuara për trukim. Lajmi është konfirmuar nga numri 2 i Federatës Shqiptare të Futbollit, Eduard Prodani.

Inspektorët do të përpiqen të hetojnë dhe të provojnë dyshimet e tyre për ndeshje ku janë vendosur shuma të mëdha në kompanitë e basteve (aziatike).

Para dy vitesh, UEFA vendosi në listën e dyshimeve klubin e Vllaznisë (Rapid Wien-Vllaznia 5-0) dhe Tiranës (Stabaek-Tirana 4-1) për ndeshjet e tyre në Champions League dhe Europa League.

Në rast se provohen trukimet e rezultateve (të paravendosura), skuadrës fajtore mund t’i hiqen nga 12 pikë deri në zbritjen një kategori më poshtë. Rregullorja parashikon edhe një gjobë nga 1.5-3 milionë lekë.

Në fakt, shumë ndeshje kanë pasur një ecuri të dyshimtë, me penallti të paqena, gola të dhënë nga pozicione jashtëloje, apo anulime golash.

DISA NGA NDESHJET QË DYSHOHEN
Skënderbeu-Dinamo 3-2
Elbasani-Flamurtari 1-2
Kastrioti-Teuta 3-1
Kastrioti-Bylis 2-1
Dinamo-Skënderbeu 1-3
Shkumbini-Bylis 4-2
Besa-Laçi 1-2
Flamurtari-Elbasani 4-0

Flamurtari-Elbasani 4-0 hehe ca i paska bo , po ketu me nje 6 mi leksh korruptohet albitri :stuck_out_tongue: