FIFA publikon kandidatët për “Topin e Artë” të Botërorit

FIFA publikon kandidatët për “Topin e Artë” të Botërorit

TIRANË- FIFA publikoi listën me emrat e 10 kandidatëve për “Topin e Artë”, që i jepet lojtarit më të mirë të Kampionatit Botëror të Futbollit. Në garën për çmimin prestigjioz dominojnë Spanja me 3 lojtarë, si dhe Holanda e Gjermania me nga 2 lojtarë.

Pretendentët nga skuadra spanjolle janë mesfushorët Xavi dhe Andres Iniesta, si dhe sulmuesi David Villa. Nga Holanda kandidatë për Topin e Artë janë mesfushori Uesley Sneijder dhe sulmuesi Arjen Robben. Ndërsa për Gjermaninë konkurrojnë mesfushorët Bastian Schëeinsteiger dhe Mesut Ozil.

Skuadrat që kanë nga një lojtar të nominuar janë Argjentina me Lionel Messi, Uruguaj me Diego Forlan dhe Gana me Asamoah Gyan.

Lista u bë e ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke dhe Shefi Ekzekutiv i grupit Adidas, Herbert Hainer. Fituesi i fundit i Topit të Artë është francezi Zinedine Zidane, në vitin 2006.
(e.n/BalkanWeb)

Faleminderit,shpresoj ta fitoj Xavi

[b]Xavi ose Sneijder…nje nga keta te dy mendoj se do ta mari

Une do preferoja Sneijder[/b]

… edhe une uroj ta fitoje ai, po pse jo, kush eshte me i miri, si thua ti Kliton?

Per mendimin tim eshte Xavi,eshte nje lojtar fantastik qe nuk ka pasur asnje ulje ose ngortje si lojtar,per mendimin tim e meriton,po fitoj dhe Botororin besoj se do ja japin.

Dhe un per Xavi jam!

Po pse si te duket ai uruguajani, apo Villa apo Mesi? Ka kandidate te forte, konkurence.