Figura e Skenderbeut ne krijimet e folklorit

Figura e Skenderbeut ne krijimet e folklorit

Pa dyshim qe Gjergj Kastriot Skenderbeu eshte nje nga figurat kryesore te historise sone.

Si figure e tille, ai ka frymezuar dhe eshte bere personazh kryesor i shume krijimeve folklorike si kenge, legjenda e mite te ndryshme.

Shume autore shqiptare dhe te huaj e kane trajtuar figuren e Skenderbeut ne veprat e tyre, por persa i perket krijimeve folklorike te kohes se Skenderbeut, numri i tyre qe ka arritur deri ne ditet tona, fatkeqsisht eshte i paket. Kane mbetur vetem tre kenge dhe kenga e Gjorg Golemit, ku permendet emri i Skenderbeut.

Megjithate, vete fakti se elemente te kengeve te vjetra rreth Skenderbeut gjenden ne folklorin arberesh te Italise, deshmon ekzistencen e tyre. Shkaku nuk eshte vetem koha e larget e krijimit te tyre, por perpjekjet gjate pushtimit te gjate otoman per ta fshire nga historia kete figure te shquar.

Mungesen e kengeve e kane mbushur tregimet e shumta qe kane kaluar brez pas brezi, dhe flasin per kete periudhe te lavdishme te historise. Nderkohe, autor te ndryshem i kane perdorur keto krijime.

Nje nder to, “Rapsodia di un poema albanese” e De Rades, s’ka dyshim se ajo eshte nje veper origjinale e tij, por nuk mund te themi se ajo eshte ndertuar vetem nga fantasia e autorit.

Gruni i katundit Lufaj

Kur erdhi Skenderbeu ne Lufaj, kish qene zi e madhe per bereqet. Populli e priti ke shpella Errt. Aty kishin vene nje magjyp duke ngrene grure, per t’i treguar Skenderbeut se kishin bollek, ishin te forte e nuk trembeshin prej papasjes se bereqetit.Skenderbeu u gezua nga fjala e Lufajve edhe e bekoi katundin: “U bafte perhere me bollek gruni ne kte katund!” Qe nga ajo dite, gruri behet det ne katundin Lufaj.

Lufaj – fshat ne Selite
Shpella Errt – Shpelle e madhe afer Lufaj

Armet e Skenderbeut

Skenderbeu shpaten prej floriri, frerin e kalit prej floriri e shalen e kalit prej floriri dhe rrobet prej floriri, krejt te gjitha, i ka lene ne Qafe te Buallit, ne nje shpelle, qe ngjitej lart-lart e me pas vazhdonte poshte-poshte, dhe perseri rruga ngjitej lart deri ne guven e fundit.
Ku nuk mund te shkonte kush me i marr, se Skenderbeu ka bere betim, se ai ia ka bere amanet tokes.
I tha Skenderbeu tokes: “T’i kam dhene amanet keto gjera, me ia dhane vecse fisit tim” Dhe nuk i mori dot kush tjeter…

Megjithese kenga e Gjorg Golemit nuk eshte nje kenge qe i eshte kushtuar direkt figures se Skenderbeut, ajo i perket te njejtes periudhe dhe eshte nje nga kenget e pakta te kesaj kohe qe ka arritur deri ne ditet tona.
Kenga e Gjorg Golemit qe degjohet ne Berzeshte te Elbasanit, ne Shpat e ne Polis, duket se eshte per te vjehrrin e Skenderbeut, Gjon Arianit Komnen Topine, qe ka vdekur ne 1470. Nje nga elementet qe vihet re ne kete kenge jane simbolet e krishterimit.

Kjo tregon qe shqiptaret me Skenderbeun ne krye, jo vetem luftuan per te mbrojtur tokat amtare, por gjithashtu u bene nje pengese serioze kundra perandorise otomane, ne mbrojte te krishterimit te Europes Perendimore.
Europa nuk duhet ta harroj kete kontribut te shqiptareve me ne krye Skenderbeun. Ndoshta pa luften dhe perpjekjet e shqiptareve, historia e Europes do te ishte sot ndryshe.

Gjorg Golemi

Ky sulltani qan me lot;
Kam dhe një Skënder n’Sopot
Në mal – Plak, në një breg
Gjorg Golemi thot jam mbret
Në mal plak e në Sopot
Gjorg Golemi kyezot
Njizet vjet me ta lëftoj
Asqerin ma turpëroj
Kostivaras, mor evlatë
Shko n’Sopot e flij nji natë
Unë fleta dhjetë vjet
Po Gjorg Golemi trim me flet
Gjorg Golemi trim me flet
N’Galigat shkon dy net
N’Galigat, për Shë Mëri
Do të shkoj me gjith ushtri
Zot, Maria* ka’ nji fjalë
Mu te mani paska dalë;
Ti o prin, mos hyp ne kalë
Do vij Turku te na marrë!
Ndal, o at, ku po shkon
Do vij Turku na pushton
N’moll te kuqe ai na çon**
Pash nje andër këtë natë
Sopoti na mori flakë
Ti o at, dëgjom kët herë
Se vjen Turku e na therrë!
Gjel Çelikun foshnjë të ri
Na e çove n’Itali
Un do shkoj për Shën Mëri
Zotit Krishtit në gjunj do i rri
Zuni bor e bie shi
Gjorg Golemi sos n’Shë Mëri
N’Galigat, për Shë Mëri
Gjorg Golemi me gjith ushtri
Zotit Krisht ne gjunj i rri
Në mëngjes sa zbardhi mali
Më kërkoi cicë djali
Mark Miloshi ne Liqe
Luan shpatën porsi dre
Luan shpatën si dragoi
Edhe turqit i coptoi
Shtiva syt ne Shkall Kurorë
Po vjen asqeri si flogje borë
Ti, o ***Bos, o kamë hollë
Lshove Turkun n’Shkall Kurorë!
Ti, o Bos, o sy përpjetë
Tyja fara mos të mbetë
Shove Sopotin për jetë!
Sopotare moj të ngrata
Rrokni thika, rrokni shpata!
A do ikim të shpëtojmë
A do rrimë të lëftojmë?
Na do rrimë të lëftojmë
Gjorg Golemin s’e turpërojmë!
O pasha , o kordhë gjatë
S’lëfton burri me gratë!
O pasha qenke pa shpirtë
S’lefton burri me femijtë!
Zot, Mari, mjaft fole ma mos
Se femit ndër vreshta do t’i venos.

Galigat – fshat ne Shpat te Elbasanit, disa ore larg Sopotit. Vend ku behej panairi “E premtja e Shen Merise”.

*Maria – e bija ose e shoqja. E shoqja e Gjorg Golemit eshte – Maria Muzaka. Po ne kete kenge del e qarte qe eshte e bija.

**- shprehja e perdorur ne ditet e sotme eshte “na con mbrapa diellit”

Gjel Celiku – eshte i biri i Gjorg Golemit, te cilin i ati e ka derguar ne Itali

Mark Miloshi – komandant i Gjorg Golemit

Liqe – liqen ne mal te Sopotit

***Bos – nje nga rojet e Sopotit, tradhetoi dhe la te kaloj ushtrine tuke ne pabesi.