Finale e Champions League: Bayern - Inter

Bayern 0 - 2 Inter

Interi Fiton.

Mbaron ndeshja! Inter fiton 2 me zero, me gola te Militos!

Edhe perse nuk isha me Interin perseri e meritoi bravo !

Eshte me i mire Interi,e miritoj,un jam kundra interit por e meritoj.

Per mua Inter kishte shans dhe asgje me shume
Realizoi dy gola me shume spontanisht se sa si rrjedhoje e lojes:p
Bajern ishte me lart se Inter ne te gjith 90 minutshin.
E vetmja gje qe beri Inter ish se u mbrojt mire dhe fale aftesive personale te Milito realizoj fitoren.:smiley:
Besoj se ketu mbaron dhe <<epoka>> Inter si ne serieA ashtu edhe ne Europe.:kerce:

[b]

Pas humbjes së pësuar nga Interi, trajneri i Bayern Munichut, Louis Van Gaal, ka deklaruar se skuadra e tij nuk ishte e mirë, duke e përgëzuar Interin për triumfin.[/b]

“Thjeshtë ne nuk ishim mjaft të mirë dhe kurrë nuk ishim në gjendje ta luajmë lojën tonë. Duhet të jesh në formë super të lartë nëse dëshiron të luash në mënyrë ofensive ndaj një Interi të tillë”.
“Ndeshja shkoi ashtu siç e kisha pritur. Ne dominuam në lojë, përderisa Interi priste të na godiste në kundërsulme. Të mbrohesh është shumë më lehtë se të sulmosh”.
“Sidoqoftë, të mos lëmë dyshime, sepse Interi e meritoi të fitojë. Ata kanë pasur një paraqitje fantastike dhe dua t’i përgëzoj për fitoren. Gjithashtu dua të përgëzoj Jose Mourinhon”.
“Unë jam shumë krenar çfarë arritën lojtarët e mi. Ata kanë mësuar shumë nga kjo përvojë. Detajet e vogla e vendosën ndeshjen, ndërsa na mungoi kreativiteti i Franck Ribery”, u shpreh Van Gaal pas ndeshjes.

Tani me thene ate qe eshte,interi esht ekip me i mire se Bayren-i,mbrojtjen Byreni e ka teper te dobet me ato Van Bomel,Demichelis(se as emrat sdi me ja shkrujt ketyre une:)) ca jane ato qe dun tre vjet me hedh hapin perpara.

Per sa i perket epokes Inter Jam me Ty Ketu,Epoka Interit mbaroi,plus qe me largimin e Morinjos,muri fund fare:)

E meritoi ! ja dhe goli i MIlitos , nuk po e postoj per golin kete video por per flamurin shqiptar qe u fokusua ne kamera ,per shum pak sekoda . :slight_smile:

//youtu.be/Ga5lasCx1cY

E fort fare ajo me flamurin Shqipetare,kjo tregon se Shqipetaret nuk kan lene vend te botes pa shkuar,dhe te vazhdojn te shkojn.:),Brravo dhe une pashe flamurin ne momentin qe Militon shkoj ne cep te fushes per te festuar golin.:slight_smile: