Firefox 4 shkarkohet më shumë se 4 milion herë brenda 24 orëve të para



Sipas rezultateve zyrtare të Mozilla, Firefox 4 është shkarkuar më shumë se 5 milion herë brenda më pak se 24 orëve të para prej se është paraqitur në treg.

Momentalisht, matësi është duke treguar një shifër prej 9,737,000 shkarkime që po rritet vazhdimisht gjersa po shkruaj këtë artikull, dhe nga ajo që po shihet shumica e shkarkimeve po burojnë nga Evropa, më pas vie Amerika Veriore dhe në fund Azia.

Vetëm sa për krahasim, padyshim që nuk keni harruar ditën kur Microsoft tregoi se Internet Explorer 9 është shkruar 2.39 milion herë brenda 24 orëve të para të paraqitjes në treg, por shifrat e fundit nga Mozilla po tregojnë me të vërtetë se shfletuesi i saj po gjen një përkrahje jashtëzakonisht të madhe prej përdoruesve.

Versioni final i Firefox 4 sjell përkrahje të plotë për CSS3 dhe HTML5, një ndërfaqe të ridizajnuar, App Tabs, sinkronizim përgjatë platformave të ndryshme dhe Panorama, që është një veçori që ju mundëson të organizoni ndarjet (tabs) në grupe duke përdorur një ndërfaqe të tipit “tërhiq-dhe-lësho”.

Ardian Haxha, anëtarë i FLOSSK që është shoqatë nga Kosova pëkrahëse e softuerit të lirë dhe të hapur, bëri të ditur për PCWorld Albanian se deri më tani ka qenë përdorues i shfletuesit Chrome të Google, por sipas tij versioni i ri i Firefox 4 e ka bërë për vete për disa arsye. “Shpejtësia, dukja, organizimi më i mirë, e gjithashtu tabs në grupe, instalimi i lehtë i shtojcave/themes, janë disa prej veçorive të reja që më kanë bindur të kalojë tek versioni i ri i Firefox 4”.

Ardiani shton se këto dallime po i vëren mjaft shumë mu për shkakun se është përdorues i GNU/Linux. “Unë e vërej dallimin mjaft shumë sepse në GNU/Linux Firefox 3 ka pasur paksa telashe në funksionim. Por tani gjërat janë më ndryshe”. /pcworldalbanian

Kjo eshte ne kete moment

Wow sa shume shkarkime.Per Rekordin nuk behet fjal me

Tani e lexova me 1 faqe, qe mozilla eshte duke punuar ne Firefox 4.2 Alpha 1 dhe kjo e fundit do te dali se shpejti si lloj i BETA-s, por Alpha sa per testim :slight_smile: