Firefox 5 arrin më herët

Pasi ka kuptuar se po vonohet tepër shumë me browserin e vet në krahasim me Google Chrome, Mozilla ka vendosur një datë të paraqitjes së Firefox 5 dhe atë 21 qershorin e këtij viti. Kjo vjen si pasojë e riorganizimit të zhvillimit të disa versioneve të reja të Firefoxit në katër faza, ngjashëm siç bën Google – Mozilla Central do të ketë mundësi të reja dhe jostabile, ndërsa në versionin Aurora do të punohet në stabilizimin e tij, kurse beta do të dedikohet për përmirësimin e gabimeve.
Mozilla planifikon të plasojë beta versionin e ri çdo javë, ndërsa update të browserit, për dallim prej praktikës së deritashme, do të rregullojnë nga një apo dy gabime, varësisht kur të jenë gati.
Konkretisht, Firefox 5 për të dalë vërtet në qershor nevojitet që të futet në beta deri më 17 maj.
Në këtë mënyrë nëse disa mundësi nuk arrijnë të lustrohen me kohë, barten në versionin e ardhshëm të browserit.

jo me herte te vi versioni 5 e firefox. por direkt versioni 10-t te nxjerrin tani ata. kam frike se nuk do e kapin perseri google chroma. edhe internet explorer 9 eshte super.