Fisi tibetian që jeton pa para dhe pa asnjë mjet teknologjik (Foto)

Nuk bëhet fjalë për celularë, madje as televizorë. Teknologjia thuajse nuk ekziston dhe kjo duket paksa e çuditshme në këtë botë moderniteti. Bëhet fjalë për fisin Chang Tang-Pa rrëzë Himalajave.

Fotografi Cut Vinton ka jetuar dy muaj me fisin në fjalë, i cili mbijeton fal kafshëve. Fotografi bëri jetë nomade duke provuar vështirësitë e shumta fizike të atyre njerëzve.

Fisi kalon ditë të tëra duke kërkuar ushqim mes të ftohtit e bashkë me ta, shtegtimin e ndërmarrin edhe dhitë.

Paraja nuk ekziston dhe gjithçka shkëmbehet me kafshë apo sende të tjera. Ata nuk i çojnë fëmijët e tyre në shkollë, edhe pse arsimi është i rëndësishëm në kulturën fetare të budistëve.

Fotografi rrëfen se familjet janë të devotshëm ndaj zakoneve të tyre fetare. Mjetet për të komunikuar me botën e jashtme mungojnë. Fiset informohen nëpërmjet fjalëve gojore për transmetimin e lajmeve të ndryshme.

Fotografi ka mësuar se një grua tibetiane mund të ketë më shumë se një burrë, një në shtëpi për ta ndihmuar në punët e përditshme dhe një tjetër për të ruajtur kafshët, transmeton OraNews.

Fotografi shkruan se e ardhmja e tyre është e pasigurt përballë një bote në lëvizje drejt përparimit të shpejtë.