Fitore rekord e Flamurtarit, Elbasani në “tabelë qitjeje”

Vlonjatët përmirësojnë golaverazhin me një rezultat që i fut në histori:duartrokas:

Flamurtari shkatërron Elbasanin. 8-0 ka qenë shifrat e regjistruar në fund të 90 minutave, ndërsa vlonjatët kanë dhënë edhe një sinjal të qartë jo vetëm për rivalët se janë në gjendje mjaft pozitive, por edhe kundër deklarimeve të fundit për trukime të mundshme. Edhe pse është luajtur në një terren të rënduar, vlonjatët kanë treguar supremaci ndaj kundërshtarit, duke mos u rrezikuar thuajse aspak prej tij, që dukej i pasigurt në lojën e tij dhe tashmë ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm një kategori më poshtë.
:no1: :no1: :no1: :no1: :no1: :no1: :no1: :no1: :no1: :no1: :no1: :no1: :no1:

Po keta te elbasant buk me vaj kishin ngren :frowning:
e shkreta mima, ishalla nuk merzitet! :smiley:

te han ca te duan ata…forca qendron ne zemer :zemer: & karakter :cool::smiley:

ca paskan bere keshtu, me porte bosh ka qene elbasani?..sikur kane luajtur me lagje…:P…

E pashe kete ndeshje shume e flliqur ishte tamam estrad,keta te Elbasanit i jepninn pasime asis atyre te flamurtarit qe te benin sa me shume gola per rregullim golavarazhi,sepse Elbasani e ka siguruar kategorin e pare,kurse flamurtari lufton per te dale kampion ne superlige,shume turp ku eshte kantadisur futbolli shqiptare.

Ndeshje shitur!!! :thumbs_down::thumbs_down:

HAha Reni po ketu te tera ashtu jan