- Mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtëra.
- Më e bukura fjalë është e thjeshtë dhe e shkurtër, është fjalë që kuptohet më
lehtësi dhe që ka kuptim të thellë e të hollë. - Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
- Detyra jonë kryesore ndaj njerëzisë është të studiojmë dhe të mësojmë (të tjerët)
pa u mërzitur. - I madh është ai njeri që i shikon të gjithë një soj, që vepron pa anuar, dhe që
mendon për të gjithë. Al që mendon për interesat e veta, është njeri i ulët. - Detyrat njerëzore janë një barrë e rëndë; sjellja e keqe sipas andjes dhe pëlqimit të
botës është një moçal i madh. Për të nxjerrë në breg një barrë të tillë të rëndë nga
një moçal i tillë, duhet të ecësh drejt, pa shikuar djathtas e majtas. - Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, pëxpiqu t’i fitosh ato.
- Mos e duaj gjumin shumë; hap sytë që të mos mbetesh i uritur.
- Toka mund t’i ushqejë njerëzit fare mirë; vetëm pse shumica e pasurisë
shpenzohet pa vend, e shurata e njerëzve mbeten të uritur. - Për t’ia nënshtruar botën mirësisë, duhet luftuar kundër ligësive.
- Pitimi i pozitës varet nga të tjerët. A nuk është marrëzi të lësh atë që ke në duart
tua dhe t’u drejtohesh të tjerëve. - Më parë se për pasurinë, mjeshtërinë dhe tregtinë e një bashkësie (njerëzore),
duhet menduar për edukimin e saj, sepse edukata e mirë është baza e bashkësive
njerëzore. - Njeriu mirret me dituri dhe me shkencë gjatë gjithë jetës së tij. Në fëmijëri i
mëson ato, në rini i vë në zbatim e në pleqëri mëson të tjerët. - Zemra e njeriut të përsosur është gjithmonë e pezmatuar, por fytyra e tij është
kurdoherë e gëzuar. - Njeriu dëshiron madhështinë dhe famën, trembet nga mospërfillja; megjithëkëtë
nuk largohet nga sjelljet e këqia; kjo është si kur ke frikë nga lagështira e banon
në moçal. - Po të jenë nëpunësit në dorë të personave të pazotë, po t’u mungojnë armët
ushtarëve, po të mbetet pas bujqësia, mjeshtëria dhe tregtia, prapëse-prapë shteti
qëndron; por kur sundimtarët nuk respektojnë ligjin dhe të drejtën, nëpunësit e
vegjël bëhen të pabindur dhe nuk zbatojnë urdhrin e dhënë, kështu që populli bjerr
vetitë e mira dhe jipet pas veseve të këqia, atëherë nuk ka më shpresë shpëtimi. - Mos i poshtëroni njerëzit e mëdhenj për një a dy faje të tyre, sepse diamanti sado i
prerë shtrembër të jetë, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë në
forrnën më të përsosur. - Mashtrimet e mashtruesit i përballoni me drejtësi, sepse gjithçka mënjanohet me
të kundërtën. - Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen (njëri nga tjetri).
- Fjala e atij që qesh shumë, s’e bën të qeshë asnjërin.
- Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta nga koha përbëhet.
- S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të këqinjtë.
- Njollat që i ngjiten trupit tonë lahen me ujë; njollat e shpirtit s’ka gjë që i pastron.
- Virtyti i bën të dashur (me njëri — tjetrin) njerëzit e mëdhenj, njerëzit e
zakonshëm — dëfrimi dhe zbavitja, të këqinjtë — vagabondazhi dhe delikti. - Duhen shumë mend që të mund të shoqërohesh me njerëz pa mend.
- Mos shkruaj gjë kur je me nerva; sepse, kur plaga e gjuhës ësMë më e keqe se e
shpatës, mendo çfarë mund të jetë ajo e pendës. - Kot përpiqet mendja, kur nuk mund të arrijë gradën e lartë të ndjenjave.
- Fjala më elokuente është ajo konkluzionl i së cilës kuptohet që nga fraza e parë e
qëllimi nëpër brendinë e saj, kur duket në formë solide. - Tri raste kanë tri virtyte shumë të pëlqyeshme: të ndihmosh nevojtarët kur janë në
gjendje të vështirë, të thuash të vërtetën edhe në zemërim, të falësh kur je i zoti të
ndëshkosh ose të hakmirresh. - Për ndryshimin e një gjëje askush nuk është më i aftë se koha.
- Ti japësh pozitë dhe të nderosh një njeri pa merita është si të hedhësh në ndyrësira
një qese me inxhi (margaritarë). - Po të bjerë në det një pikë ujë, nuk thahet.
- Sikundër që elefantin e vrasin për dhëmbët e tij të çmueshëm, disa guaska deti i
gjuajnë për margaritarët që kanë brenda e që bilbilin e robërojnë për zërin e tij të
bukur, kështu edhe njeriun — të shumtën e herës — e rrezikon vlera e tij e lartë. - Mos iu mbështet së nesërmes, nuk mund të dish se ç’do të lindë nata.
- Pa taashkim s’mund të ketë as opinion publik, as forcë.
- Liria s’mund të shkojë përpara pa pasur udhëheqëse arsyen dhe pa qenë e
shoqëruar nga vetitë e mira. - Gjuha e memecit është më e mirë se e gënjeshtarit.
- Gjuha është dëshmitari gënjeshtar i zemrës.
- Sikundër që trupi ka nevojë për pastërti ashtu edhe shpirti për arsim.
- Pendimi është pranvera e mirësjelljes.
- Meng Çui thot: Filozofët, dijetarët, njerëzit e mëdhenj, të cilët me mendimet dhe
punët e tyre kanë bërë të çuditet bota, a nuk ishin edhe ata njerëz si ne? Pse t’i
shikoj ata me habi dhe mahnitje? A s’mund të bëhem edhe unë si ata me
përpjekjet e mia? - Hidhërimi dhe gëzimi s’kanë kufi. Njeriut, pse ka zënë një pozitë të vogël, i bie
pika nga gëzimi, pastaj ai vdes nga hidhërimi pse nuk zë një pozitë më të lartë. - Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij,
nuk e do më atë. - Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
- Dallkauku (lajkatari) është fajdexhiu më i keq, posa sheh se ai që ka përballë u
mashtrua prej tij, edhe sikur t’i marrë kamatën 500 për qind të hipokrizisë që i ka
akredituar, prapëseprapë s’kënaqet, përpiqet t’i heqë edhe lëkurën të mjerit. - Pasuria zë vendin e lejekalimit të marrëzisë.
- Pasuria e vogël, që përdoret me nikoqirllëk, zë vend më mirë se thesarët e
keqadministruar. - Pasuria është shërbëtor i të mençurit e zotëri i budallait.
- Lumtëria në botë i ngjan dritës së shkreptirës, ndriçimi i një sekonde sjell pas
furtunë disaorëshe. - Gjëja që ka shkaktuar fanatizmin (fetar) janë përrallat të shpikura nga keqdashja,
të pranuara nga frika dhe të ruajtura nga marrëzia. - Helmi më i rrezikshëm është hipokrizia.
- Filozofi kinez Ming Çu thot: “T’i duash njerëzit e aftë e të talentuar dhe të mos i
nderosh ata është sikur t’i thërrasësh në gosti dhe t’u mbyllësh portën, për të mos i
pranuar.” - Njëri nga filozofët e famshëm të Tibetit, Paskia Pandita, thot: “S’mund t’i japësh
flakë një pylli të madh po nuk të ndihmoi era”. D m th. — mos fillo punë të
mëdha po nuk qe koha dhe rasti i volitshëm. - Mos u prish me vëllanë për punë të shokut, sepse shoqëria zhduket, vëllazëria
mbetet. - Si flaka e shkrepsës me kokë poshtë, që është më e fortë, ashtu edhe virtytet e
dijetarit të rënë në fatkeqësi duken më qartë. - Ata që tregohen të drejtë me qëllim lartësimi, pasi të arrijnë qëllimin, s’ndjenjë
më nevojë për drejtësi. - Shërbimin që bën arsimi për përmirësimin e një kombi, ligji s’mund ta bëjë kurrë.
- Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër së keqes që të është bërë.
- Kur lodhet trupi, qetësohet mendja.
- Duke gërmuar tokën, del ujë.
- Tregtia që të jep më shumë fitim është puna.
- Dituria është e gjatë, jeta e shkurtër.
- Dita është e shkurtër, puna e gjatë.
- Nëna e frikacakut as nuk qan, as nuk qesh.
- Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.
- Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë,
sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin. - Të qeshësh kundrejt një personi të dëshpëruar, është si t’i heqësh dikujt petkat në
kohë të ftohtë dhe ta lësh lakuriq. - Do që të mos ndihet fjala që do të thuash? Mos e thuaj. Do që të mos shihet puna
që do të bësh? Mos e bër. - Dijetari i përdhosur është një gjarpër me kokë të stolisur me diamantë.
- Po nuk foli i marri, nuk dallohet nga i urti.
- Ngandonjëherë, heshtja është më elokuente se çdo fjalë.
- Një gjë e vogël e fituar me të drejtë, është më e mirë se gjëja e shumtë e fituar
padrejtësisht. - Fundi i të qeshurit është mërzitja, fryti i të qarit është ngushëllimi.
- Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
- I vobegti energjik i ngjan fitilit pa vaj.
- Përsatite dyshekun para se të biesh të flesh.
- Peri i ngatërruar nuk zgjidhet me nguti.
- Kush e ka barrën të rëndë, e ka hapin të shkurtër.
- Sa më shumë rëndohet barra, aq më shumë i del kurrizi atij që është përposht.
- Filozofi kinez Shu King thot: “Kush është në punë të shtetit, të përpiqet të bëjë
vepra që do të mbesin për shumë kohë pas vdekjes së tij.” - Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqinjve.
- Lumturia nuk zgjat për shumë kohë, i pafati është një foshnje në bark të s’ëmës që
ende s’ka arritur në botën e lumturisë; ndërsa ai që është i lumtur, është një plak
duke dhënë shpirt. - Qeveria (e mirë) lind nga rregulli dhe kujdesi.
- Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
- Ato çka di njeriu, në krahasim me çka nuk di, janë kurgjë.
- S’mund të njihet për dijetar askush, pos atij që mposht epshin e vet.
- Dijetar (filozof) është ai që i përshtatet puna fjalës së tij e fjala opinionit të tij.
- Pasaniku koprac i ngjan miut që rri në një tas të artë.
- Skamja dhe përvuajtja kërkon nikoqirllëk, përvuajtja dhe nikoqirllëku
mirësjelljen, mirëpo pasuria sjell kryelartësinë e dorëlirësinë, e kryelartësia e
dorëlirësia shthurjen dhe keqsjelljen. - Njeriu që s’mund të mbrojë mendimin e vet, i ngjan një qyteti të pambrojtur.
- Dijetari nnk thot ç’ka di (kur nuk është rasa për t’i thënë), i marri nuk di çka thot.
- Është faj të meritosh qortimin, mosdurimi (me rasën) i qortimit është faj edhe më
i madh. - Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e
sendeve, por edhe brendinë e tyre. - Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.
- Lumturia (te njerëzit e ulët) shkakton kryelartësinë dhe mospërfilljen (ndaj të
tjerëve). - Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.
- Meqenëse gratë plotësojnë zbrazëtinë e kuvendimit dhe të mbledhjeve, i ngjajnë
kashtës që vihet ndërmjet filxhanave e pjatave. Sadoqë kjo kashtë duket e
panevojshme, filxhanat dhe pjatat e ndodhura në një arkë pa të do të thyheshin
dhe nuk do të tepëronte asnjë. - Mali lind vullkanin, vullkani çan malin, druri ushqen krimbin, krimbi than drurin;
njeriu krijon idetë, idetë e fusin njeriun në një mijë fatkeqësira e më në fund e
dërgojnë në shtratin e veremit (ashtu siç ngjante nën regjimin e sulltanit turk). - Derisa ata që vdesin nga helmi janë fare të paktë, çdo njeri trembet nga helmi,
ndërsa shthurja grin çdo ditë mijëra njerëz, gjithkush jipet pas saj. - Gjithkush mendon për veten e tij, vetëm shpirtmiri mendon për të tjerët.
- Kombi është themeli i godinës së shtetit, sa më i fortë të jetë themeli, aq më
shumë qëndron godina. - Të iillosh një punë cthe të mos e vazhdosh deri në fund, është si të fillosh të
mihësb një pus dhe pas 2 — 3 pashësh ta lësh punën. Sikur të mihë njeriu në 100
vende nga 2 — 3 pashë, nuk nxjerr dot një pikë ujë, por po të mihë në një vend 5
— 10 pashë, me siguri del ujë. - Po të fillosh një punë dhe të mos i dalësh në krye, mos u dëshpro; po nuk ia dole
të parën, ia del me të dytën dhe fundja me të tretën. - Mos u tremb nga shuplaka e mikut, duhet të kesh frikë nga lëvdata e armikut.
- Në çdo mandim mund të ketë shkarje e në çdo veprim gabim: mendimet
korrigjohen me kohë, veprimet me përvojë. - Shumë rrallë i takon fatkeqësi atij që kur del në mengjes nga shtëpia i shkon
mendja se mund të kthehet me qivur në mbrëmje. - Gjithë ç’është në botë, me shpirt dhe pa shpirt, është armik i njeriut; njeriu i urtë
qëndron gjithmonë me kujdes dhe nuk ka besim në asnjeri, në asgjë. (Me këtë
Samiu tregon se në ç’rreth ka jetuar i gjori). - Ç’mund të bëjë një kalë i fortë rae një karrocë të shkatëruar?
- Më kryesoret janë katër gjëra që e bëjnë njeriun njeri: dituria, durimi, kanaati
(mjaftimi me atë që ka) dhe drejtësia. - Ujtë në vetvete është i pastër, duke u trazuar me disa materie dhe sende të tjera,
bëhet i idhët dhe i ndyrë; njeriu është krijuar i mirë, bëhet i keq nga ndikimi i
epsheve dhe i veseve të këqia. - Njeriu don të jetojë shumë, por nuk don të mplaket.
- KUr çdo njeri t’i shikojë të gjithë njerëzit për shokë, gjënë e tjetrit si gur dhe tokë
(dmth të pavlefslune), gratë — përveç të tijnë — si nëna dhe motra, atëhere është
e mundshme të ketë lumtëri dhe prehje në botë. - Po deshe të kesh të lirë zemrën tënde, mos i plotëso dëshirat (e këqia).
- Punën e nesërme mbaroje sot dhe pushimin që do të bësh pasnesër bëje sot.
- Mos jep shkas të flasë kush keq për ty; por mos u mundo t’i mbyllësh gojën
keqdashësve, sepse qeni, ashtu sikundër i leh natën ikusarit që i kalon afër, ashtu i
leh edhe njeriut të ndershëm. - Po të flitet keq për ndokënd, gjithësecili beson në çast; po të flitet mirë për të —
asnjeri nuk beson. Përçarja është bërë aq e pëlqyer në botë sa që lëvdatës nuk i ka
mbetur fare vlerë. - Cmiraku e grindaveci edhe sikur të zotërojnë tërë botën, s’mund të kënaqen, sepse
për t’u bërë ata të lumtur, duhet të shkatërrohet gjithë bota. - Martesa është një urë në mes të shthurjes dhe lumtërisë.
- Ekzistenca dhe lumturia e shoqërisë njerëzore varet nga gruaja. Midani thot: “Aty
ku mungon gruaja, asaj duhet bërë një shtatore prej druri.” - Nga një birucë e vogël, mund të hyjë një e keqe e madhe.
- Hiq dorë nga ligësia edhe ajo heq dorë nga ti.
- Kush çmon (lavdon) një ligësi, është më i lig se ai që e bën.
- Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.
- Kush kuvendon me botën, kuvendon me persona të zakonshëm; kush lexon libra,
kuvendon me filozofë, letrarë dhe me njerëz të famshërn. - Kush nuk është i gjykuar, është gjykues; kush nuk është i urdhëruar, është
urdhërues. - Njeriu kërkon të njihet me të pasurit dhe mënjanohet të njihet me të varfërit;
mirëpo, pasuria dhe vobegësia nuk janë gjëra që ngjiten me të njohur. - Ngutja në marrjen e vendimeve në çështje të vështira dhe të dyshimta, është e
dëmshme. - Ujët që pihet me ngadalë, largon etjen më shumë.
- Kush nuk e kupton të vërtetën e fjalës së tjetrit, nuk di edhe atë që thot vetë.
- Gjithësecili mban në gojë punën 6 të pasurve; vetëm njeriu zemërrnirë mendon
gjithmonë gjendjen e të varfërve. - Pleqtë të mos kalojnë pranë varreve të të rinjve, mizorët pranë atyre të të mirëve
dhe trathtarët pranë varrit të dëshmorëve, sepse dheu i tyre nuk duron të qenmen e
tyre mbl faqen e tokës. - Kush mëshiron gjarpërin, torturon njerëzinë.
- Njëri nga filozofët kinezë thotë: “Ai që është në punë të shtetit, mirësitë duhet t’i
bëjë duke u gëzuar dhe ndëshkimet duke u hidhëruar.” - Mos u trazo nga një gjë që nuk di se është e drejtë apo jo.
- Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.
- Lëvdata e bën njeriun të kthehet nga rruga që ka zënë, kurse kritika e bën ta
kontrollojë rrugën e vet dhe ta vazhdojë. - Nuk i besohet premtimit të atij që premton shumë.
- Mos i beso atij që është edhe pro edhe kundër një gjëje apo një personi.
- Gruaja që trathton të shoqin, a është e mundshme t’i qëndrojë besnike mikut të
saj? - Në ç’punë hy një mulli, që i dëgjohet zhurma e mielli nuk i duket?
- Mos i afro zjarrit gjalpin që s’don ta shkrish.
- Në qoftë se pret të vijë koha për t’i bërë mirë njerëzisë, asnjëherë s’ke për t’i bërë
mirë. - Njeriut të gëzuar gjëmbi i duket trëndafil, për njeriun e pezmatuar s’ka ndryshim
trëndafili nga gjëmbi; në çdo gjë ai sheh një pezmatim, një dëshprim, s’kënaqet
me asgjë. - Buka thatë, që hahet me dashuri dhe bashkim, është më e këndshme se gostitë me
mëri e kundërshtim. - Të tiganisurit me vaj të vet është më i pëlqyer se pasuria e madhe e trazuar me
halle. - Lëmoje dhinë, pastaj mile.
- Lajkat janë lak për gjuajtjen e njeriut.
- Kush nuk shikon nëpër birat e shoshës, është i verbër.
- Hileja s’mund ta mundë kurrë të vërtetën. Rruga e ngushtë sillet e sillet e
prapëseprapë në rrugë të madhe del. - Babai që neglizhon edukimin e së bijës, përgatit turpin e vet dhe shkatërimin e
dhëndrit të tij. - Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.
- Një komb endacak me moral të shëndoshë është një mijë herë më i pëlqyer se një
komb i qytetëruar me moral të prishur. - S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.
- S’ka gjë më të ëmbël në botë se lotët që derdhen nga ndikimi kur shohim
dhëmshurinë, bujarinë, filantropinë e një njeriu, shkurt kur shohim një vepër të tij
burrërore, apo një shërbim të tij ndaj njerëzisë. - Dijetari (filozofi) nuk ndjek çdo zakon të vendit të tij, por përpiqet për zhdukjen e
zakoneve të liga të bashkëkombësve të tij. - Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e
përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë. - Mentari dhe ai që qëndron me këmbëngulje në punën. e tij, sado fatkeqësi që t’i
ngjajnë, prapëseprapë nuk e humbet toruan. Zjarrit nuk i parritet flaka pse
trazohet. - Frika e varfërisë e e përbuzjes dhe lakmia për pasuri e famë, e verbojnë njeriun
dhe e pengojnë të shikojë të vërtetën. - I urituri nuk i kupton të metat e gjellës. Grindaveci dhe njeriu interesaxhi nuk
dallon dot të vërtetën nga e shtrembëta. - Trathtari ikën si dhelpra, pa qenë i ndjekur nga askush; i drejti, edhe sikur ta
rrethojë gjithë bota, qëndron me kurajo të plotë si luan dhe nuk tundet nga vendi. - Fija e flokut të një gruaje ka më shumë fuqi se gjashtë kuaj.
- Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë (diamantet) e të gjitha
grave të botës. - Një shtëpi po ta ketë themelin e dobët, prapëseprapë qëndron për ca kohë, por po
nuk pati dashuri ndërmjet njerëzve, që janë në të, shembet. - Njeriu njeh për të mendshëm vetëm ata që janë dakord me mendimin e tij.
- S’ka pakicë dhe shumicë për mirësinë dhe ligësinë; ngjan që një mirësi e vogël
pëlqehet shumë dhe një ligësi (keqbërje) e vogël shkakton një dëm të madh. - Lumturia e pleqve është të shohin fëmijët e fëmijëve të tyre që kanë sjellë në botë.
- S’ka njeri të pafajshëm në botë; mentari nuk i thot djalit mos gabo, por e këshillon
të gabojë sa më pak. - Kush mbetet pas, me zor përparon, kush shkon përpara, përparon vazhdimisht.
- Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele.
- Trim është ai që përballon një forcë më të madhe se të tijnë, kurajoz është ai që i
qëndron një fatkeqësie të padurueshme. - Është punë fëmijësh të shajsh të shurdhin dhe t’i vesh qorrit gurë para këmbëve.
- Më i poshtri njeri është ai që kërkon mirësi nga një i poshtër.
- Fitili digjet në vaj, por po t’i mbetet koka e lirë dhe të bjerë në vaj, shuhet
menjëherë. - I mendshmi di ç’ka bën vetë, nuk trazohet në atë që s’di. Të marrët për çdo gjë i
shtrohen botës. Qeni i bariut nuk leh kot; qent e rrugës lehin, pse kanë dëgjuar të
tjerët të lehin. - Ai që nuk cakton një drejtim për veten e tij, por ndjek rrugën e të tjerëve, i ngjan
qorrit që ecën duke rrokur nga pëqiri shokun që shkon para tij. - Në botë nuk gjënden dy mendime të ngjashme nga çdo pikëpamje; ai që pranon
çdo mendim të filozofëve më të mëdhenj pa kundërshtuar asnjërin, është pa mend. - Një punë e bukur është më e dobishme se një mijë f jalë të bukura.
- Jeta, rehatia dhe mirëqenia blihet me punë; kush punon shumë asnjëherë nuk vuan
dhe nuk bie në ngushticë. - Fëmija sikundër që mëson të flasë gjuhën e s’ëmës, t’atit dhe të gjindve të tjerë të
shtëpisë, pajiset edhe me moralin e tyre. - Nuk është mësuesi ai që edukon njeriun, por nëna, ciadua dhe edukatori i tij.
Gruaja që është vetë e edukuar, ose që edukon vetë fëmijën e saj, ose ia dorëzon
një personi të edukuar. Fëmija e gruas së paedukuar vjen në botë për t’u bërë
fatkeq. - Këshillimi është pergjeli (kompasi) i zgjidhjes së punëve të vështira.
- Kënaqësia e zbavitjeve dhe e lojërave është në shoqëri, kënaqësia e leximit në
vetmi. - Njeriu nuk mund të zbavitet po nuk bëri batall synimet e mendimit të tij dhe
ndjenjat e zemrës së tij. - Zbavitja e mendjes është studimi, ztaavitja e zem-rës melankolia.
- Kush i tregon botës rrugët në një qytet, humbet në rrugicat e një qyteti tjetër.
- Në është se ka një gjë që e kënaq njeriun në bota, është gëzimi i nderit dhe i
simpatisë nga të gjithë. - Zemra është një fëmijë (është si fëmijë), kujton se bëhet gjithçka që dëshiron.
- Njeriu e shikon të shkuarën me ngashërim, të ardhmen me shpresë; asnjëherë nuk
është i kënaqur nga e tashmja. - Lumturia e ngjan hënës që duket në majën e një mali; njeriu thot: po të dal në
majën e këtij mali do ta kap hënën; mirëpo kalon sa fusha e sa male — përsëri
hënën e shikon të qëndrojë në majë të malit tjetër që ka përpara. - Ndalesa e atij që udhëton me karrocën e shpresës është skamja.
- Njeriu është gjuetar i shpresës; duke u turrur pas saj, bie në gropë, ndërsa shpresa
fluturon, ikën. - Vetëm borxhi i marrë për ta taërë mjet pune, paguhet me lehtësi.
- Një proverb spanjoll: Mos kërko ndihmë nga asnjëri për një punë që mund ta
kryesh vetë. - Nuk i takon gjë dhëmbit të skiles që qëndron e mbyllur në strofkun e vet.
Mundesuar nga www.shkodraonline.com - Mahnitja, të shumtën e herës, lind nga injoranca.
- Njeriu që nuk i harxhon menjëherë të gjitha ato që di, syri i popullit në çdo kohë
atë e shikon për dijetar. - Njeriu po nuk u turpërua për fajin e tij të bërë me padashje, mund të bëjë faj edhe
me dashje. - Kush u hy shumë punëve, s’mund të kryejë asnjerën si duhet.
- Nderimi i tepëruar është njëfarë përbuzje (ose lajkë).
- Buka e elbit e shtëpisë është më e mirë se buka hase (e grurit të thjeshtë) e pazarit.
- Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët.
- Njeriu mbasi të ketë fituar famë e madhështi, po të jetojë më gjatë, bjerr famën
dhe madhështinë e fituar. - Njeriu nuk dëshprohet për fatkeqësinë dhe mizerjen që ka pësuar, por hidhërohet
duke e kujtuar lumturinë e tij të humbur. - Me zhurmë nuk kryhet asnjë punë. Njeriu i punës është tepër i heshtur.
- Lumturia e bën njerinë të fitojë shumë miq; fatkeqësia i kalon nga guri i provës
(që përdor argjendari), duke lënë një pakicë dhe e shpërndan shumicën e tyre. - Miqësia është si drita e shkrepëtimës; sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë
ndriçon. - Një dijetar anglez thot: “Më e madhja lumturi e miqve të mi nuk më duket e
shumtë, dëmi i tyre më i vogël më duket i madh.” - Durimi dhe meditimi nuk bashkohesn me pendimin.
- Në lumenj të mëdhenj ka peshq të mëdhenj, por është rrezik të mbytesh; është më
mirë të kënaqesh me peshq të vegjël të lumenjve të vegjël.
Të mira të shumta ka në det,
Në do shpëtim, rri në çip i getë.
(Sheh Sadi) - Në është se ekziston gabim i pëlqyer, është ai që ne, të shtyrë nga simpatia për një
shok, kujtojmë se ai është njeri i përsosur. - Kopracia e një pasaniku i bën fëmijët e tij në vogëli të bëjnë çdo të ligë e pas
vdekjes së tij të bëjnë rrush e kumbulla pasurinë e trashëguar dhe të kalojnë jetën
e tyre në pendim e në vuajtje. - S’ka faj më të madh se shpërdorimi i besimit.
- Zemërimi është një ves aq i lig sa që nuk mund të krahasohet me veset e tjera të
këqia. - Gjykatësi i gjykon më me lehtësi armiqtë e tij.
- Po të dyshosh për besnikërinë e një shoku, dyshimi yt mund të bëhet shkak që
edhe ai të dyshojë për ty. - Kush don të jetë i lumtur, të përpiqet të përmirësojë sjelljet e tij.
- Shija e çdo gjëje varet nga koha dhe rrethana: nuk lypset gjella me yndyrë për të
sëmurët dhe muzika për ata që janë të hidhëruar. - Tre vetë që ndihmojnë njëri-tjetrin çojnë një peshë, të cilën s’mund ta ngrenë
gjashtë vetë, të cilët kërkojnë t’ia lënë barrën njëri-tjetrit. - Zemra është një astrolog që s’gabon asnjëherë me zbulimet që bën.
- Arra me lëvozhgë të hollë ka thelb të madh.
- Kush don t’i nxjerrë një sy tjetrit, do të mbetet vetë pa të dy.
- Gruaja që shëtit derë më derë flet shumë, edhe për atë flasin shumë.
- Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica.
- Mos u grind (me fjalë) me atë që është përkrahës (i fortë) i një mendimi të tij.
- Njeriu mentar nuk flet për veten e tij dhe për punë që i përkasin atij vetë.
- Mos i trego përralla atij që beson shumë, sepse i merr për të vërteta.
- Kush ve interesat e përgjithshme mbi të tijat, është njeri me të vërtetë.
- Detyra sa do e vogël që të jetë prapë e rëndë është.
- Mos e shiko si të lehtë një detyrë që nuk e ke provuar dhe mbaruar në jetën tënde.
- Mos e qesh hamallin e bërë dyfish duke pasur një gjë të vogël në shpinë, sepse ajo
gjë që sheh ti të vogël është plumb 80-okësh. - Kush lexon shumë, medoemos bëhet dijetar; kush punon shumë, medoemos bëhet
i pasur; kush kujdeset për higjienën, medoemos bëhet i fuqishëm; kush ka sjellje
të mira, medoemos bëhet i lumtur. Ai që i plotëson të gjitha këto kondita, le të
thotë se ka bërë me të vërtetë jetë në botë. - Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte
dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm
nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë. - Dajaku e bën të paedukuar njeriun e edukuar; të paedukuarit ia shton edhe më
shumë atë. - Fabkeqësitë kur vijnë — duket se tremben nga njerëzit që janë armiqtë e tyre —
vijnë të gjitha bashkë. - Koka s’mund të shkojë askund vetë, atë e dërgoj-në këmbët, por këmbët s’tunden
vendit fare pa kokën. - Nuk është burrëri t’i heqësh një qime luanit të lidhur për qafe me zinxhir.
- Mos e nis një punë, në të cilën ti sheh për veten tënde 9 dobi dhe një dëm për
publikun, sepse do t’i humbasësh të 9 dobitë, ndërsa konsekuencën e dëmit të
përgjithshëm do ta heqësh për se gjalli dhe pas vdekjes sate. - Një proverta spanjoll thot: “Njerka edhe sikur të jetë prej sheqeri, prapë e hidhët
është.” - Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.
- Është e lumtur ajo grua që s’ka vjehër dhe kunatë.
- E shumta e godinave që të du’ken të bukura, e kanë themelin të dobët.
- Lumturia dhe fatkeqësia kanë mbarim; kur zgjat njëra shumë, do të thotë se i
është afruar koha tjetrës. - Mbas agjërimit bie bajrami.
- Nuk mungojnë pulat po nuk mungoi gruri në kotec.
- Një i vobegët që vdes nga skamja është viktimë e atyre që, duke pasur mundësi,
kanë munguar ta ndihmojnë. - Bota është një kurthë, gjahu është shpresa.
- Nuk hidhërohemi për një të ligë që e ka shërimin; ç’vlen hidhërimi për të ligën që
s’ka shërim? - Mos e piq mishin që s’ke për ta ngrënë.
- Mos u bë mjaltë se të hanë mizat.
- Është sherr ta vonosh bamirësinë.
- Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij
që punon pa dashur. - S’ka asnjë plak që nuk mund të jetojë edhe një vit (më shumë), s’ka asnjë të ri që
nuk mund të vdesë sot.
Mundesuar nga www.shkodraonline.com - Gjendja e dehur (të pirët) nuk e ndryshon njeriun, vetëm e bën të duket ashtu siç
është në të vërtetë, pasuria nuk ia ndryshon moralin njeriut, ia nxjerr në shesh atë. - Pjala e keqdashësit është si qymyri, edhe kur nuk e djeg sendin që e prek, e nxin
atë. - Shtëpia që nuk i duket tymi, s’ka kuzhinë.
- Koha mund të bëjë të harrohen fatkeqësitë më të mëdha.
- Vlera e zjarrit kuptohet në ditët e dirnërit, e ajo e dëborës në ditët e verës.
- Trimëria në kuvendim dhe eleganca në fushë të betejës s’bëjnë para.
- Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.
- Po s’tërhoqe dot lopatën, mos i hip sandaliit.
- Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e
tij. - E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe
akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të
ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i
rrjedhshëm). - Në është se ke mundësi të kesh gjashtë shërbyes, mba tre dhe të tjerët lëri për atë
botë, d.m.th. rrogën dhe ushqimin që do t’u japësh këtyre të treve, jepua të
vobegtëve. - Nuk shkohet në Bagdad me gomar topall dhe me qese bosh.
- Mirësia që bën njeriu, mirësi është, por nuk e zhduk ligësinë që ka bërë.
- Lëvdata rrëshqet si ujët sipër njeriut, ikën, por përbuzja, si vaji — lë një njollë që
është vështirë të pastrohet. - Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.
- Kush lë xhadenë, humb rrugën.
- Kush mbështetet në një dru të madh, është gjithmonë nën hije.
- Dëborën në daç zieje, në daç thaje në diell, s’mund të kesh veçse ujë.
- Të thuash po është më mirë se të thuash jo, por po-ja e cave është më e keqe se joja
e ca të tjerëve. - E keqja në botë të shumtën e herës vjen nga ata që janë shumë të uritur ose shumë
të ngopur. - Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh
veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat
e tyre, por dallohen nga veprat e tyre. - Shtytësi i së ligës s’ka ndryshim nga ai që e kryen.
- S’ka dobi nga tufa e bariut, që kënaqet nga zëri i bilbilit më shumë se nga
blegërima e qengjit. - Qeni i tërbuar më së pari kafshon të zotin.
- Nuk bie miza në gjalpin që është duke valuar.
- E ha ujku atë gomar që e zotërojnë disa vetë.
- Kush nuk merret vesh me vëllanë, s’merret vesh fare me bashkëqytetarët e tij.
- Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota, të ketë frikë nga
ndërgjegjeja e tij. - Mos ia thuaj gruas fjalën që s’mund ta thuash në rrugë.
- Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s’ka asnjë shije.
- Kur të lavdon dikush, mos e prano lëvdatën që të bëhet pa e peshuar në
ndërgjegjen tënde nëse është e drejtë a jo. - Mos e qorto atë që ka rënë në greminë pse nuk i dëgjoi këshillat tuaja, as mos e
këshillo përsëri. Po e nxorre nga gremina që ka rënë, atëherë ai panon këshillat e
tua. - Mendojmë se njeriu vdes dhe shkon, mirëpo të vdekurit janë ata që edukojnë
fëmijët tanë, që na mësojnë dituritë dhe shkencat, kur marrim në dorë një libër
dhe e lexojmë në vetmi në një çip dhe, sipas rastit, ata na bëjnë të qeshim apo të
qajmë. - Mos prit pemë nga shelgu e hije nga hurma.
- Biseda lind nga mendimi; biseda pa nendim nuk eshtë bisedë, është grindje.
- Liria varet në kënaqësinë me atë që ke (kanaat); lakmia, pasuria dhe fama e
robërojnë njerinë. - I famshmi Newton, ca ditë para se të vdiste, tha: “Nuk di çdo të thotë publiku për
mua. Por unë i përngjaj një fëmije që mbledh guaska në buzë të oqeanit. Me gjithë
përpjekjet e mia të shumta, nga deti i së vërtetës munda të shtie në dorë vetëm 5—
10 guaska që kishin dalë në breg.” - I famshmi filozof Taj Çung thot: Deti i përmbyt anijet, por po të mos ishte deti,
nuk do të ishte as emri i anijes… - Solomoni thot: “S’ka trathtar më të madh se ai që është afër një sovrani dhe fsheh
të vërtetën.” - Saadiu, filozof persian, thot: “Po t’i marrë sovrani një kokërr vezë fshatarit,
njerëzit e tij ia grabisin të gjitha pulat.” - Sovrani, i cili e bën të dashur veten e tij ndaj popullit, nuk trembet edhe sikur
gjithë bota të çohet kundër tij. - Puna e njeriut të zakonshëm, ose fjala e thënë prej tij, harrohet dhe iken brenda
një ore; ndërsa fjala dhe vepra e një njeriu të madh mbetet në histori dhe në gojë
të popullit sa të jetë bota; prandaj njerëzit e mëdhenj duhet t’u shmangen
argëtimeve e zbavitjeve dhe duhet të mendohen për çka do të thonë e do të bëjnë,
sepse është shumë i madh ndryshimi ndërmjet së keqes dhe së mirës. - I miri Solomon thot: “Konsultimi rrit bashkimin dhe fuqinë; s’mund të ketë forcë
ku s’ka konsultim.” (Me këtë Samiu kritikon Sulltanin pse shpërndan parlamentin
dhe rrënjos diktaturën e tij personale në Turqi.) - Një nga filozofët kinezë thot: “Sovrani, i cili ia del të zgjedhë një këshilltar që
thotë të vërtetën, që nuk i do lajkat dhe që është mentar dhe i zoti, ai meriton të
sundojë.”
Mundesuar nga www.shkodraonline.com - Konfucio thot:”Njeriu, i cili, duke u konsultuar, vërejtjet që i bëhen i pranon
mbasi të jetë menduar, është i zoti për çdo gjë; ai, i cili i mbështe tet vetes së tij
dhe nuk respekton konsultimin, nuk shpëton nga gabimet edhe sikur të jetë më i
madhi filozof i botës.” - Alfonsi X-të, mbret i Spanjës, thot: “Në thesaret e grumbulluar nga ana e një
mbreti është e pamundshme të mos hyjë padrejtësia; padrejtësia është si baruti,
sigurisht një ditë merr zjarr dhe bashkë me thesaret zhduk dhe të zotin. Mbreti që
përpiqet të mbushë thesaret e tij, nuk është mbret i kombit, por skllav i thesareve
të tij.” - Më i madhi filozof mund të gabojë; opinioni publik është i pagabueshëm. Bile
nuk mohohet se në opinionin publik ka një fuqi shpirtërore edhe në parashikimin
e ngjarjeve që do të ndodhin. - S’ka lumturi më të madhe për njeriun se rifitimi i lirisë që ka bjerrë ai.
- I miri Solomon thot: “Lajkatari është një gjuetar, laku i tij është lajka, në këtë lak
nuk bie njeri, pos atyre që janë mendjezog.” - Bashkimi (besëlidhja) i bën të mundshme gjërat e pamundshme, përçarja i bën të
pamundshme të mundshmet. - Mos prit ndihmë nga ai që nuk sheh nevojë për konsultim.
- Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh
këshilla. aq rë-ndë është t’i pranosh. - Shumica e ligësive që shihen në botë shkaktohet nga ari. Natyra duket se i ka ditur
të ligat që do t’i sjellë njerëzisë ky mineral, prandaj e ka groposur aq thellë në
tokë; por njerëzit, të cilët kanë në shpirt gjithmonë ligësinë, futen thellë si iriqi
dhe dalin përsëri. - Mos baktis punën për të mësuar lajme të reja; sa të kalojë pak kohë ai lajm i ri do
të vjetrohet, i bie vlefta e atëhere do të mund ta dëgjosh edhe aty ku je. - Exheli (vdekja) i qenit që gjuan ujkun, është te dhëmbi i tij.
- Kush ngjitet lart, sigurisht do të zbresë poshtë.
- Gjysma e punës është e mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë.
- Nuk është mik yti ai që bën faje kundër teje.
- Kush nuk dëshiron të humbasë për jetë privilegjet e tij, duhet të lëshojë ca prej
tyre me dëshirën e tij, sepse druri rritet më shumë kur krasitet. - Ata që bëhen vegël e mizorive të një mizori, janë më të ligj se ai vetë.
- Për të mbaruar një punë, më parë duhet menduar, së dyti konsultuar, pastaj duhet
filluar. - Ujët që rri — qelbet; duhet të lëvizë për t’u pastruar.
- Çdo njeri nuk trajtohet një lloj, stofi pastrohet me brushë e kadifeja me dorë.
- Nuk i duhet gjë qeni atij që nuk është në gjendje të ushqejë fëmijën e vet.
- Dëshira mund të kënaqet vetëm me anë të shpresës.
- Kur flet — mos lëviz me dorë, sepse kur ti punon gjuha s’ta ndihmon dorën.
- Duhet kujdesur të mos thyhet shtama, sepse është e pamundshme të mblidhet krejt
ujët e derdhur. - Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet e
përditshme, s’gabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof. - Turma u lakmon mrekullive, më shumë u taeson gënjeshtrave se së vërtetës. Një
gënjeshtër, që njëri e ka bërë për ta besuar një popull brenda një dite, diturisë dhe
shkencës i duhen shekuj për ta shkulur nga mendja e njerëzve. Me gjithëkëtë,
mbresa mbetet se mbetet. - Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë
mbushur. - Gjuetari dhe peshkatari kurrë s’bëhen pasanikë.
- Një filozof ka thënë: “Lajkatari (servili) shkon në skëterrë duke kaluar nga
parajsa.” - Armiqësia më e rëndë është ajo që ngjan ndërmjet atyre që jetojnë në të njëjtën
shtëpi. - Po të jetë e mundshme të zbriten nga jeta jonë ditët që kemi kaluar me hidhërim
dhe vuajtje, mund të themi se kemi jetuar në botë; por, atëherë jeta bëhet tepër e
shkurtër. - S’ka më bukëshkelë se nakari, sepse duke lindur nga mirësia e tjetrit, i do të
keqen. - Dhelpra tretet duke menduar pulën që nuk e shtie dot në dorë.
- Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është zemra.
- Në gurin e varrit të një ngadhnjyesi tëmadh ishte shkruar: “Këtu është vendi ku ka
arritur ky njeri që ka rënë këtu pasi ka pushtuar botën. O ti njeri, që dëshiron të
ngadhnjesh tërë botën, mos harro se rruga e gjatë dhe me mundime, këtu ka për të
sjellë.” - Në gurin e varrit të një tjetri kishte një shkrim të çuditshëm si ky: “Ai që ka rënë
këtu, ka vdekur duke mos dashur.” - Tjetër: “Ai që ka rënë këtu, edhe kur ka qenë gjallë, s’ka bërë gjësend.”
- Në portën e faltores së Delfit, një nga faltoret e vjetra të Greqisë së vjetër, kanë
qenë shkruar këto tri këshilla të filozofit Gilon: “Njih veten tënde; mos lakmo
shumë; ruaju nga borxhi dhe nga të ngrënit me f jalë.” - Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinë
tënde dhe ligësinë e vet. - Po të njohësh një faj të ndonjërit, mund ta mbulosh me një nga virtytet e tij.
- Po t’u thye çekani kur je duke mbërthyer një gozhdë në murë, bjer me kokën
tënde. - Forca e mendimit hy në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe
mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur. - Trupi, sado i fortë, i bukur dhe i shëndoshë të jetë, prapëseprapë një ditë tokë do
të bëhet. Mendimi, po të jetë i dobët, nuk i duket ndikimi edhe kur njeriu është i
gjallë, po të jetë i fortë — mendimi mbetet gjallë edhe pas vdekjes së tij. - Ca njerëz i ngjajnë një godine të madhe ende të paplotësuar dhe të parregulluar, e
cila nga jashtë duket si një saraj i madh, ndërsa përbrenda nuk është tjetër veç
mure të thata dhe pluhur e dhë. - Ajo që forcon mendimin është gjykimi. Mendimi i pranuar në çdo kohë pa u
gjykuar nga asnjëri, kalbet shpejt. - Filozofët thonë: “Njeriu s’mund të shohë të metat e të dashurve të tij; kur puna
qëndron kështu, si kërkohet që njeriu t’i shohë «të metat e veta?” - Njëri nga autorët anglezë thot: “Anglezi dëgjon, frëngu flet. Ndër anglezët mund
të gjesh asi që edhe dëgjojnë edhe flasin, por te frëngu s’mund të gjesh të tillë; në
është se frëngu ta le ty radhën dy minuta për të folur, mos kujto se po të dëgjon,
jo, ai është duke menduar se ç’ka do të thotë kur ti të kesh mbaruar së foluri.” - Një mentar e kishin pyetur për tanë (taabanë) dhe sojin e tij. “Im atë janë krahët e
mi, soji im — veprat e mia.” - Ai që nuk është në gjendje të ecë në rrugë të sheshtë, mos e shtrëngo t’i ngjitet
malit. - Në çdo punë ka pak a shumë dobi, vetëm në të folur për së tepërmi s’ka asnjë
dobi. - Shërbëtoret kanë gjithmonë dëshirë të mbledhin lajme e zonjat e shtëpisë
dëshirojnë t’d dëgjojnë. Qoftë larg! Sikur edhe i zoti i shtëpisë të përulet dhe të
dëgjojë këto tregime, në shtëpi s’mbetet tjetër veç fjalëve. - Po të bashkohen dy tufa (bagëtish) të vogla, bëhet një tufë e madhe.
- Një tigër të lidhur me zinxhirë mund ta përmbajë edhe një fëmijë, por, po u këput
zinxhiri edhe njeriu më i fortë në botë nuk mund ta mbajë. - Zemra e gëzuar njeriut ia bën të qeshur fytyrëin, zemra e dëshpëruar i ndrydh
mendjen. - Konfuci thot: “Çdo njeri po të kishte dëshiruar të jetë i ditur aq sa dëshiron të jetë
i bukur, nuk do të kishte injorantë në botë.” - Kalorësi në det dhe barkatari në tokë nuk vlejnë gjë.
- Aq sa ka nevojë personi me përvojë, por i paditur, për ndihmën e dijetarit, edhe
dijetari i papërvoje ka po aq nevojë për ndihmën e atij që ka përvojë, por që nuk
është i ditur. - Po deshe të ahmerresh kundër një gruaje, lëvdo në sytë e saj një grua itjetër.
- Ata që janë të kujdesshëm, shohin që përpara fatkeqësinë dhe i shmangen asaj;
ndërsa të pakujdesshinit i dalin përpara dhe zhduken prej saj. - Vlefta e ujit kuptohet kur shterret pusi.
- Shkenca zbulon të fshehtat, ndërsa mjeshtëria (arti, industria) i krijon gjërat.
- Kur njeriu do të marrë një vendim, duhet të parashikojë edhe rreziqet; por, pasi të
ketë vendosur dhe të jetë duke e zbatuar, nuk duhet të mendojë kurrgjë, d.m.th. në
marrjen e vendimit të jetë frikacak e në zbatim të jetë trim. - Bakoni, filozof i madh anglez thot: “Lavdia e atij që komandon shkon krahas me
lavdinë e atyre që komandon; s’ka lavdi të komandosh një tufë shtazësh. Të jesh
kryetar i shumë skllevërve, është një ofiq i poshtër.” - Po të mos frynte era në dete, s’do të kishte stuhi, por edhe anija nuk do të ecte. Po
të mos ishte gruaja në botë, asnjëri nuk do të ishte i mjerë; por nuk do të ishte
edhe njeriu. - Një proverb spanjoll: “Më mirë të thyhesh se të përkulesh.”
- Mos u shqetëso nga zemërimi i të drejtit, kij frikë heshtjen e tiranit.
- Njeriu, gjësë që dëshiron i shikon vetëm anën e mirë, asaj që shtie në dorë, vetëm
anën e ligë. - Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur.
- Konfucio thot: “Njeriu i përsosur nuk tundet nga vendimi që ka marrë, shkon mirë
me shoqërinë, por nuk bën pjesë në të.” - Po ai: “Njeriu i përsosur, kur sheh se po i kalon jeta, dëshpërohet duke menduar
se nuk po le pas shumë vepra të dobishme, të cilat do ta mbajnë të gjallë emrin e
tij.” - Fati ia zgjat dorën guximtarit.
- Mos t’i ankohet fatit ai që bjerr rastin.
- S’ka njeri të lig që të mos jetë miqësuar me të tjerë, duke mos u njohur si i tillë;
s’ka njeri të mirë që të mos jetë përbuzur nga disa të tjerë, duke e kujtuar për të
lig. - Disa njerëz i bëjnë mirë gjithkuj, por jo vetes së tyre. Këta i ngjajnë një ore të
varur në murin e jashtëm të shtëpisë, i cili u tregon kohën të gjithëve, përveç atyre
të shtëpisë. - Dielli nuk e ruan për gjithë ditën bukurinë e mëngjezit; asgjë nuk e ruan forcën e
saj që ka në fillim, me kalim të kohës e bjerr atë. Pra, atë që ti dëshiron të jetë
gjithmonë e fortë, përpiqu ta fillosh më me shumë forcë se sa nevojitet. - Konfucio thot: “Njeri i përsosur nuk është ai që flet fjalë të bukura; por ai që e
bën atë që thot, dhe thot atë që mund të bëjë.” - Po ai i nderuar thot: “Kush zë dituri e shkencë dhe nuk vret mendjen e vet, ka
bjerrë kohën kot, ai i cili pa zënë dituri e shkencë vret mendjen (përpiqet,
mendon) dhe përpiqet që të zbulojë gjërat e zbuluara lodh kot mendjen e tij. - Në të vërtetë, shkenca për njerinë është të dallojë atë që di nga ajo që nuk di.
- Ai që zgjedh si model kaligrafie një shkrim të bukur, nuk mund ta imitojë atë
plotësisht, por duke përmirësuar shkrimin e vet, mund të shkruajë edhe më bukur
se modeli. Po ashtu — ai, i cili përpiqet t’i ngjajë një njeriu të madh në sjelljet dhe
veprimet e tij, nuk mund t’i përvetësojë ato, por në është se korrigjon sjelljen e tij
dhe në qoftë se ka prirje natyrale, bëhet më i madh se ai që ka imituar si nga
mendimi ashtu edhe nga sjellja. - Pozitës, që nuk është fituar me të drejtë nuk i shihet dobia; ajo është punë e
përkohshme. - Edhe dëshira e të sëmurit për t’u shëruar edhe shpresa e tij se do të shëndoshet,
është një lloj shërimi. - Jeta ndodhet gjithmonë para një armiku siç është vdekja. Ndërsa jeta nuk zotëron
asnjë mburojë, asnjë armë, vdekja ka armë të forta, në çdo pikë që ta sulmojë
jetën, është e qartë se do ta mundë atë. - Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës.
- Njeriu mund të arrijë lartësinë e virtytit dhe të përsosmërisë, por keqdashësi ia
lidh litarin për këmbe dhe e tërheq teposhtë. - Për të jetuar njeriu rehat në botë, i nevojiten katër gjëra prej metali: një torbë me
florinj, një pishtar i argjendtë, një fytyrë prej bronzi, një zemër prej hekuri. - Zemra e një njeriu që ka pësuar një fatkeqësi të madhe i ngjan një tasi të mbushur
plot rae ujë; një lëvizje e vogël bëhet shkak të derdhet. - Kush vdes me nder, edhe pse e bjerr jetën, fiton famën.
- Një filozof mblodhi nxënësit e tij dhe i pyeti se cila është gjëja më e mirë në botë
për njeriun. Njëri tha: “mendja e përsosur”, tjetri: “shoku i mirë”, një tjetër: “fqiu
i mirë” dhe një tjetër: “kujdesi dhe largpamja”. Filozofi puk pëlqeu asnjerën. Më
në fund, njëri porsa tha: “është zemra e mirë”, filozofi: “Po, tha, po të jetë kjo,
janë edhe ato që thanë të tjerët.” - Njeriu duhet të përpiqet që lumturinë të mos e ketë vetëm për veten e tij. Një grua
kur vajti pranë një burimi, ku kishte takuar të dashurin e saj kur ka qenë e re,
kujtoi atë lumturi dhe tha: “Ashtu sikundër kam qenë e lumtur njëherë në këtë
vend, tani le të lumturohet një tjetër”. Nxori unazën e saj shumë të shtrenjtë dhe e
la aty. - Mos u prish me shokët e tu për t’i mbajtur anën një njeriu me pozitë; sepse po të
ndahesh nga ky, s’ke ku të strukesh. - Njeriu i përsosur mund të ketë pak faje, por të mëdha.
- Ca pak të meta të një njeriu nuk ia ulin vlerën; njollat e diellit nuk e pengojnë fare
ndriçimin e tij. - Vlera e njeriut kuptohet pasi të ketë vdekur, sepse, kur është gjallë, cmira dhe
mëria vlerat e tij mund t’i kthejnë dhe t’i bëjnë të duken të meta. - Po të nderoheshin dhe të çmoheshin dijetarët kur janë gjallë ashtu sikundër
lartësohen pas vdekjes së tyre, nuk do të mbetej njeri pa u bërë dijetar në botë. - Kush ndërton pallate në erë — qoftë dhe në ëndërr — ia mbërrin qëllimit pa
shpenzuar asnjë lek. - Po t’i sodisish me kujdes kombet në botë, nuk shihet asnjë komb i egër që të mos
zotërojë pak a shumë ndonjë zakon të mirë, nuk ekziston asnjë komb i qytetëruar
që të jetë i dëlirë nga disa vese barbare dhe sjellje të dëmshme. - Shtëpia e gruas shpneshë duket për së largu.
- Ai që çohet të ahmerret për çnderimin që i është bërë, është çnderuar dy herë.
- I vobegti mund të jetë i ndershëm, perversi jo!
- Nderi ndodhet rrallë aty ku s’ka hyrë mjerimi dhe vuajtja.
- Mëson shumë ai që plotëson çka di dhe përpiqet të përvetësojë çka nuk di, ai që le
mangut çka di dhe çohet të mësojë gjëra të tjera, nuk mëson kurrëgjë. - Është gabim i madh të përdorësh në punë të vogla atë që mund të kryejë punë të
mëdha. - Selvini dhe kavaku bëhen më të gjatë se çclo dru, por nuk japin pemë.
- Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema
kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua
qysh në fëmijëri (vogëli), sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit. - Për të kuptuar se cili nga disa djem do të bëhet njeri i madh, duhet t’i mbledhësh
ata të gjithë bashkë dhe t’u tregosh një ndodhi të dhimbshme; kush do të preket
dhe do të qajë, ai do të bëhet njeri i madh. - Njeriu zemërgur dallohet nga shtazët e tjera vetëm si rod.
- Njeriu, para së gjithash, duhet të mësojë shkallën e paditurisë së tij.
- Konfucio thot: “Njeriu me mendje të përsosur dhe me përvojë s’ngutet kur do të
vendosë për një punë; guximtari nuk trembet nga asnjë gjë dhe ai që do t’i
shërbejë njerëzimit nuk ndikohet nga mirëqenia apo fatkeqësia e tij.” - Kanë pyetur një filozof të përmendur: “Ç’është vdekja?” “Më tregoni mua ç’është
jeta, t’ju them ç’është vdekja!” — është përgjegjur. - Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të
thotë dhe ajo që do të bëjë. - Zgjuarësia të shumtën e herës hy në punë për të gjykuar punët dhe sjelljet e të
tjerëve. - Një anglez, kudo që të ndodhej, meqë dyshonte se nën tryezat dhe pas perdeve ka
përgjues, kujdesej shumë kur do të fliste. Pra, pasi në një çip të zemrës së njeriut
qëndron një përgjues i tillë siç është ndërgjegjja që shënon çdo fjalë dhe çdo punë
të tij dhe, pasi i shënon, ka zakon t’ia kujtojë dhe t’ia trokasë në kokë të zotit,
njeriu duhet të ketë gjithmonë kujdes për f jalët dhe punët e tij — qofshin të
hapta, qofshin të fshehta. - Pasuria nuk e vlen mundimin që heq njeriu për ta fituar, kujdesin që nevojitet për
ta ruajtur dhe më në fund hidhërimin e shkaktuar kur humbet. - Janë të shumtë ata që puthin atë dorë, të cilën dëshirojnë ta presin (kafshojnë).
- Meqenëse shporri i ëndërrimit është dëshira, ky kalë (d.m.th. ajo që ëndërron)
kalon gjithmonë përtej mundësive (për ta arritur). - Zogu që ka jetuar i lirë, ia del të shpëtojë nga kthetrat e skifterit; ndërsa zogu që
ka shpëtuar nga kafazi, mbasi ka në mendje vetëm ikjen nga kafasi, bie në kthetrat
e armikut të tij. - Edhe në jetëshkrimet e njerëzve më të mëdhenj shihen disa vogëlsira. Jeta e
njeriut është një godinë e përbërë nga mermeri dhe balta. - Njerëzit e kanë gurin e provës për të dalluar floririn; por floriri është vetë gur
prove për të dalluar njerëzit. - Ashikun të gjithë e kujtojnë për të marrë; por s’ka filozof më të madh se ai. Për
atë s’ka asnjë ndryshim midis bareshës dhe princeshës. Baresha që dashuron ai
është më e lartë se princesha. - Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i
lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota,
ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë,
mundimin, poshtërimin — çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Në
qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është
dashuria. - Ëndërrimi çdo gjë nuk e tregon ashtu siç është. por ashtu siç dëshirohet. Prandaj
vetëm ëndërrimi është që bën të shijohet bota dhe jeta. - Kur të njihesh me ndokënd për herë të parë, kujdesu të kuptosh nëse po përpiqet
të dëgjojë ato që thua apo të dëgjosh ato që thot ai. - Edukatë në bashkëbisedim nuk është vetëm të flasësh f jalë të mira. Është konditë
të mos flasësh fjalë të ligë dhe të mos e lesh tjetrin ta thotë. - Gruaja dredharake është një trëndafile, që çdo gjeth të saj e mban një njeri, ndërsa
të shoqit i takojnë vetëm gjembat. - Zakoni është një prangë për njerëzit e përsosur e idhull për vulgun.
- Duhet menduar për të ardhmen, por as të tashmen nuk duhet t’ia bëjmë fli së
ardhmes. I urti nuk pranon të jetë sot fatkeq për të qenë i lumtur nesër. - Një fjalë e urtë e shqiptarëve: “Koka bën, koka pëson. Zemër, ç’ke ti që rrënkon?”
- Goja kalon kufirin, dëmin e paguan mendja.
- Në qoftë se ka dy dijetarë të pagabueshëm, njëri është prova.
- Atij që rrit sorrat, me siguri një ditë do t’ia nxjerrin sytë.
- Duhet t’ia këputësh kokën pulës që han te ti e vezët i bën te fqiu.
- Nuk zihet në gojë litari në shtëpinë e të varurit.
- Ujku, në vendin ku gjen një qengj, po në atë vend kërkon përsëri.
- Zakonin që njeriu e ka përfituar në djep, e le në qivur.
- Guximtarin nuk e vret plumbi e frikacakun mund ta vrasë krisma e pushkës.
- Nuk mund të dalë puna e madhe nga dora e atij që nuk i përfill të voglat.
- Më i poshtri i njerëzve është ai, që tregohet i rreptë kundrejt butësisë dhe i butë
kundrejt rreptësisë. - Në qoftë se për njeriun ka në botë person më të lig dhe të poshtër se djalli, është
ai, që para teje shitet mik yti e pas shpine vepron si armik. - Turma mendon se e drejta është aty ku sheh forcën, por e drejta me forcën
bashkohet shumë rrallë. - Turma është e deshiruar për gjëra të jashtëzakonshme.
- Vendi më i lumtur është ai ku ndihet sa më pak dora e qeverisë.
- T’i ndalosh me forcë zakonet e liga të kombit do të thotë t’i shpallësh luftë atij;
gjëja që nevojitet është të ngresh kombin në shkallë që vetë të heqë dorë nga
zakonet e liga. - Pjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata
mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vandi. - Figura morale e njeriut është rruga që ndjek.
- Përpiqu të imitosh vetëm punët e mira të njerëzve të mëdhenj.
- Nuk është forca që e bën shtetin të qëndrueshëm, është dashuria e nënshtetasve.
Sovrani, i cili gëzon dashurinë e nënshtetasve të tij, as ka nevojë për top, as ka
frikë nga topi i armikut. - Godina që ndërtohet pa u mbështetur në godina të tjera, sa më shumë që lartësohet
aq më shumë i shtohet rreziku. (Edhe këtu Samiu ka parasysh qeverinë turke të
kohës së tij, e cila nuk mundi të marrë pjesë në ndonjë koalicion). - Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet në
drejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë. - Kundërshtimi (d.m.th. opozita) është armiku i forcës dhe i dëshirës; por, po të
mos jetë kundërshtimi — as forca nuk duket as s’i mbetet shije dëshirës. - Është për keqardhje që në botën politike nuk është bërë zakon të respektohet nderi
dhe mirësjellja. Një njeri i rëndomtë humb besimin po nuk e mbajti fjalën, një
diplomat që qeverisë një shtet, sa më shumë të gënjejë, aq më shumë numërohet
për diplomat. - Në kohën tonë të gjithë po merren me politikë; kjo punë ka taërë që të rinjtë të
harrojnë zbavitjet e tyre, pleqtë — hallet e tyre, gratë — qeverisjen e shtëpive të
tyre, adhuruesit — adhurimin, tregtarë: — fitimin dhe mjekët — të sëmurët e tyre. - Idetë e mëdha formohen te shpirtërat e mëdhenj.
- Traktati i pranuar nga mundja, bie poshtë porsa të forcohet i munduri.
Mundesuar nga www.shkodraonline.com - Aleati i fortë, të shumtën e herës, është më i rrezikshëm se armiku.
- Aleata i fortë është zot i shokut të tij.
- Një qeveri mizore kërkon rastin të ndëshkojë të pafaishmit, të thyejë guximin dhe
të heqë lirinë. - Qeveria tirane, pasi në vend të drejtësisë mbështetet në forcën, ka nevojë për forcë
edhe më të madhe. - Edhe qeveria më mizore përpiqet t’i tregojë të ligjshme veprimet e saj.
- Tirania më e poshtër është ajo që shtyp mendimin.
- Një qeveri mizore i kupton fajet e saj vetëm atëhere kur shtrëngohet t’i mbështetet
opinionit publik, të cilin e ka zhdukur vetë. - Tirani më i poshtër është ai që është rritur nën regjim tiranie, sepse e ushtron
tiraninë e tij me formë ahmarrjeje. - Tirania lind nga frika, sovrani që ka frikë nga nënshtetasit e tij, është i shtrënguar
t’i frikësojë ata. - Sa ka frikë kusari nga qeveria, edhe tirani aq trembet nga shkrimtarët, e sidomos
nga historianët. - Kur lakmia për famë dhe madhështi pushton shpirtin, nuk le vend për asnjë
ndjenjë tjetër. Kur kjo lakmi hap gojën, natyra (e njeriut) hesht. - Mossuksesi e thyen dëshirën dhe guximin, por nuk mund t’i zhdukë; trimëria e
thyer nga një mundje e madhe, mund të përmirësohet me një fitore të vogël. - Ata që qeverisin një shtet, duhet të mësohen t’u qëndrojnë dallgave dhe fortunave
të opinionit publik, të mos i bëjnëmë të rrepta fortunat, por të përpiqen t’i
qetësojnë ato. - Forca e armatosur e përdorur kundër së drejtës dhe lirisë, është ajo që do t’u
shkaktojë vdekjen atyre iqë e përdorin. - Liria, nga ndonjëherë, nuk mund t’i mbrojë partizanët e saj; por nuk i vret me
dorën e vet ashtu siç bën forca absolute. - Nuk duhet dyshuar për ndershmërinë e atij njeriu që e shajnë dhe e përbuzin
lajkatarët. - Është trimëri e madhe të heshtësh në tubimin e lajkatarëve.
- Mizoria e mizorit mund të vrasë disa keqbërës; por drejtësia e të drejtit (qeveritar)
ia than rrënjën keqbërjes. - Nuk është mirësi t’i falësh tjetrit fajin e tij, duhet ta harrosh. Faji i falur pa e
harruar nuk fshihet, mbetet i skalitur në zemër. - Spiunët dhe agjentët e fshehtë janë miza që lëshojnë larva në plagët që i janë
hapur trupit ië shtetit; për të merituar rrogën që marrin i tregoj në për kriminelë
dhe fajtorë njerëzit e ndershëm dhe të pafajshëm.
(Sulltan Hamidi kishte formuar një rrjetë të madhe spiunazhi në gjithë perandorinë e
Turqisë osmane, fijet e së cilës i mbante vetë në duart e tij. Shënim i përkthyesit.)
[b]19. Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen (njëri nga tjetri).
-
Gjithkush mendon për veten e tij, vetëm shpirtmiri mendon për të tjerët.
-
Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte
dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm
nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.[/b]
Me pelqejne shume keto!