Fjalë të Urta

Besa

* Hidhëroju dikujtë aq sa ka dituri.PRESHEVË
* Ajo që ke frikë të gjen. ELBASAN
* Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. ELBASAN
* Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. KOSOVË
* Atë që pështyn, mos e lëpij. GJIROKASTËR
* Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. VLORË
* Ai që hyn në lumë edhe do laget. KORÇË
* Burri flet përpara syve e jo pas shpine. ELBASAN
* Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. KURVELESH
* Burri o të fal, o të var. GJIROKASTËR
* Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. SKRAPAR
* Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. SHKODËR
* Çakallit lëshoi ujkun. ELBASAN
* Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. JUG
* Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. KURVELESH
* Dajaku ka dalë nga xheneti. KAVAJË
* Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. DEVOLL
* Derri do plumbin, nuk zihet me duar. LUSHNJË
* Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. LUNXHËRI-GJIROKASTËR
* Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. SHIPËRI E MESME
* Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. ELBASAN
* Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. JUG
* E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PËRMET
* Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODËR
* Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORË
* Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË
* Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE
* Gozhda nxjerr goxhdën. VLORË
* Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODËR
* Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG
* Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTËR
* Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORÇË
* I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANË
* Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORË
* Ku ngul hunë var hejbet. JUG
* Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
* Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". KOSOVË
* Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJË
* Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG
* Kush kërkon gjen. PËRMET
* Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG
* Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL
* Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG
* Pushka don pushkën. TROPOJË
* Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJË
* Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR
* Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN
* Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG
* Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG
* S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT
* Shqerra që s'thërret mëmën humbet. JUG
* Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG
* Trimi e ka me vete fatin. VLORË
* Trimin vraje, po mos e shaj. KOLONJË
* Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG
* Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN
* Amanetin e mban toka. SHKODËR
* Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. DUKAGJIN
* Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJË
* Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
* Burri i mirë flet një herë. KRUJË
* Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. ELBASAN
* Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORË
* Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDË
* Ku është besa aty është dhe shpresa. KORÇË
* Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDË
* Nga del fjala del dhe shpirti. JUG
* Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. VLORË

wiki

Atdheu

* Ara ime varri im. LABERI
* Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORCE
* Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJE
* Atdheu mbi të gjitha. VLORE
* Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj. KORCE
* Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTER
* Bijë vendi pikë argjendi. BERAT
* Bukë e hi në shtëpi. PERMET
* Çdo hi në vatrën e tij. JUG
* Çdo komb t'i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG
* Çdo zog kërkon folenë e tij. JUG
* Dardha bie nën dardhë. VLORË
* Derë e botës s'është strehë e kokës. JUG
* Duaje atdhenë si shqiponja folenë. JUG
* Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KOR
* Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KOR
* Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. JUG
* Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
* Fjala në vend të huej, bahet gur. VERI
* Guri i rëndë në vend të vet. PËRMET
* Gjeli në pleh të tij këndon më mirë. KORÇË
* Gjeli mbret mbi pleh të vet .JUG
* Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit. JUG
* Gjuha bashkon kombin. JUG
* Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË
* I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër. JUG
* Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË
* Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR
* Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORÇË
* Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR
* Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT
* Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
* O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. ÇAMËRI
* Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
* Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABËRI
* Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË
* Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
* Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë. JUG
* Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
* Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. JUG
* Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG
* Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then. KOSOVË
* Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. VLORË
* Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVË
* Shqiptari për mik asht tret e asht fik. KOSOVË
* Shqiptari s'ha pulë të ngordhur. JUG
* Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë. VLORË
* Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri. SKRAPAR
* Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë. TIRANË
* Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep. KOSOVË
* Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG
* Shqiptari s'e han trupin me bukë. VLORË
* Toskë e gegë, pemë nga një degë. GJIROKASTËR
* Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJË

wiki

Mënçuria

* Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. JUG
* Dita e mirë, që menatë njihet. ARBËRESHËT
* Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE
* Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN
* Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË
* Dy shaka bëjnë një të vërtetë. JUG
* E treta e vërteta. DEVOLL
* Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. GUCI
* Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORË
* Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG
* Fshati që duket s'do kallauz. KORÇË
* Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG
* Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT
* Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORÇË
* Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI
* Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI
* Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBËR
* Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG
* Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORË
* Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG
* Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT
* Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË
* Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODËR
* Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS
* Mos e ban penin tra. DIBËR
* Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË
* Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
* Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG
* Nuk luan ferra kot. VLORË
* Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG
* Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. VLORË
* Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORÇË
* Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORÇË
* Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJË
* S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG
* S'i bën mjekra priftërinjtë. JUG
* Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORÇË
* S'mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTËR
* Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG
* Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG
* Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTËR
* Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. SARANDË
* Barku i gjerë, truri i ngushtë. JUG
* Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
* Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJË
* Ç'i do qeni brekët. KORÇË
* Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PËRMET
* Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG
* Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG
* Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. KOSOVË
* Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG
* E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG
* Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORÇË
* Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN
* Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTËR
* Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT
* Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG
* Kali i mirë shton torbën e tij. JUG
* Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR
* Koha vjen për atë që di ta presë. VLORË
* Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG
* Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG
* Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE
* Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG
* Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTËR
* Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVË
* Mendja është në majë të gjuhës. SHKODËR
* Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJË
* Me një gur, ti vrave dy zogj. KUÇ-VLORË
* Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANË
* Mos bëj petulla me ujë. DIBËR
* Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
* Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORÇË
* Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORË
* Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHËRI
* Mos shit qen të blesh këlyshë. KORÇË
* Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC
* Mos u mbyt me një pikë ujë. PËRMET
* Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG
* Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR
* Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG
* Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
* Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR
* Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". VLORË
* O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH
* Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG
* Peshku në det, kusija në zjarr. JUG
* Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORË
* Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHË
* Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD
* Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN
* Kam inat po nuk kam takat. BERAT
* Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. KORÇË
* S'mbartet ujë me shportë. SHKODËR
* Si është vendi bëhet kuvendi. VERI
* S'jepet një pelë për një thelë. JUG
* S'ka varfëri i mençuri. JUG
* Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK
* Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. JUG
* Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. KORÇË
* Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. KRUJË
* U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG
* Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. KORÇË
* Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. JUG
* Vëthët i nxorra po vërët i kam. JUG
* Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. JUG
* Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall. JUG

Thjeshtesia

* Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË
* Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI
* Dhe durimi ka kufi. JUG
* Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL
* Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË
* E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË
* Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR
* Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË
* Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG
* Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara. LUNXHËRI
* Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË
* I buti thyen të fortin. SHKODËR
* Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË
* Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORË
* Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORË
* Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG
* Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË
* Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT
* Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË
* Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG
* Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË
* Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh. PËRMET
* Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit. JUG
* Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë. JUG
* Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë. PËRMET
* Për pleshtin djeg jorganin. JUG
* Rrugë e gjatë pret shkurtër. MYZEQE
* Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. JUG
* Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
* Shkallët ngjiten shkallë-shkallë. JUG
* Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën. SKRAPAR
* Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. KRUJË
* Uthulla e fortë plas gurin. TIRANË
* Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. ELBASAN
* As topi i Ali Pashës s’e tund. ELBASAN
* Atij që nuk e do, i thuaji: “Të hyftë vetja në qejf”. SHKODËR
* Avash Beg se ka hendek. BERAT
* Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë. JUG
* Baste e budalla, motër e vëlla. JUG
* Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë. GJIROKASTËR
* Daullja bie për ata që kanë veshë. PËRMET
* Del çiraku më i mirë se ustai. JUG
* Dy gjela në një vikt, s’këndojnë. JUG
* Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT
* Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVË
* Ena bosh zhurmon më tepër. KRUJË
* Është nga ai gur që thyen çekan. JUG
* Fjala pa punë, si peshku pa lumë. GJIROKASTËR
* Fjalë pak e punë shumë. LIBRAZHD
* Fol me ty, fol me murin. KAVAJË
* Gjëmon voza që nuk ka verë. JUG
* Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu. ELBASAN
* Hiqu det se do shkojë lumi. JUG
* I gjen mushka drutë. JUG
* I mbushet mendja, atij që ka mend. SKRAPAR
* Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë. SKRAPAR
* Kalliri me bukë, s’e ngren kryet përpjetë. JUG
* Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon. KORÇË
* Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi. DUKAT
* Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë. JUG
* Kur u ba horri pashë, vrau t’anë. KAVAJË
* Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën. JUG
* Kush s’kupton, i japin të kuptojë. JUG
* Lumi i thellë, s’ka ushëtimë. JUG
* Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. SHKODËR
* Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë. KORÇË
* Më parë mëso veten, pastaj të tjerët. JUG
* Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. BERAT
* Mos mëso ustanë, po merri zananë. PËRMET
* Mos u kapardis si gjeli në plehra. SHIJAK
* Mos u mat me hijen e me njerëzit. JUG
* Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORË
* Në portën e të shurdhit mos trokit. KORÇË
* Nga ferra e vogël del lepuri i madh. JUG
* Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. JUG
* Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij. KORÇË
* Pas lufte të gjithë bëhen trima. TIRANË
* Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. VLORË
* Pyetën mushkën, cilin ka baba; “kam dajo kalën” - tha. JUG
* S’e lenë hunda me pa larg. KRUJË
* S’ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë. KORÇË
* S’ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s’don dije. JUG
* Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau. VLORË
* S’tunden malet me përralla. JUG
* Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur. VLORË
* Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët. LABËRI
* Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH
* Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s’e ha as qeni. SKRAPAR
* Trimi që lëvdohet, nuk të vret. KOSOVË
* U bë dhija me tremb ujkun. VLORË
* U bo veja me mësue pulën. KAVAJË
* U hap dheu, doli një plesht. JUG
* U mbars mali, polli një mi. JUG
* Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë. VLORË
* U rrit kungulli dhe mori dhenë. SKRAPAR
* Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar. JUG
* Ai që e ka provue din edhe me të mësue. KOSOVË
* Bëne vath e ve në vesh. SHKODËR
* Bëj si të thotë më i madhi. JUG
* Bleta din si bëhet mjaltët. JUG
* S’di gomari të haj tagji. PËRMET
* Dami të bëhet mësim. DIBËR
* Kush s’pyet mbetet budalla. JUG
* Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG
* Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër. VERI

Drejtesia

Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. VLORË

Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI

Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE

Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJË

Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG

E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVË

E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG

E mira nuk ka tavan, e liga s’ka taban. KOSOVË

Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s’thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. BERAT

I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJË

I ligu të puth e të kafshon. JUG

I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG

I mirë sa më s’ka, kur fle nuk ha. JUG

Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG

Kur pi ujë, kujto burimin. VLORË

Kur s’më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT

Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODËR

Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR

Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVË

Pyll pa derra s’ka. ELBASAN

Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG

Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. JUG

Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. JUG

Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORË

Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL

Rrufeja nuk bie në hale. TIRANË

Sëpatës bish mos iu ban. DIBËR

Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODËR

Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVË

Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG

Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVË

Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORÇË

Bie molla që ka krimbin. JUG

Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN

Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË

E drejta pa forcë, s’të pi ujë. JUG

E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG

Fajat janë që pjellin ligjin. JUG

Faji është jetim, s’i ka dalë zot njeri. ELBASAN

Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG

Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVË

Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVË

Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG

Hatëri të lë pa brekë. BERAT

Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG

Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTËR

Koka e falur s’pritet. JUG

Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG

Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG

Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. DEVOLL

Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç’të thonë? KORÇË

Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH

Kush ha bukë, bën thërrime. JUG

Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN

Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG

Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTËR

Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG

Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG

Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORË

Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORÇË

Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH

Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVË

S’hahet në vend të djathit. KORÇË

S’hahen bashkë turp e bukë. JUG

Zoti vonon, po nuk harron. PËRMET

Vritet faji e jo njeriu. VLORË

Ariu s’i arrinte dot goricat e thoshte: “Qenkan të pa pjekura”. BERAT

Atij i thonë: “Ja ujku”, ay thotë: “Ku është gjurma”. JUG

Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT

Ç’bluan mendja, zbulon pija. BERAT

Ç’ka barku, nxjerr bardhaku. JUG

Difton fëmija, ç’ka shtëpia. VERI

Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANË

Dinaku të çon në dyzet çezma e s’të jep ujë. PËRMET

Liria

Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak. JUG.

Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë. KOSOVË

As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb. JUG

Bilbili te kafazi s’këndon nga qejfi, po nga marazi. SHKODËR

Breshka po ferrën don. KAVAJË

Buka e botës s’të ngop. KORÇË

Buka e botës, laku i kokës. SARANDË

Burri nuk shtrihet as për së vdekmi. MIRDITË

Çdo mal e din barrën e vet. PRIZREN

Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij. JUG

Çdo shpresë fluturon me krahët e saj. JUG

Ç’hall ke, vështroje. VERI

Dasëm pa mish nuk ka. KORÇË

Dasma do mish, lufta do gjak. ELBASAN

Dele e butë në qafë të ujkut. JUG

Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. KOSOVË

Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja. SHKODËR

E di gjalmi ç’ka torba. PËRMET

E di vetë gomari ku i vret samari. JUG

Gunë e huaj s’të mban ngrohtë. KOLONJË

Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet. VERI

Hallet e mia i di trari im. ELBASAN

Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj. MYZEQE

I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. KORÇË

Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit. KORÇË

Kali i botës s’të nxjerr jashtë portës. SARANDË

Kafshata e huaj të mbet në fyt. SHKODËR

Këmba e di se ku e vret këpuca. LUKOVË- SARANDË

Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. SHKODËR

Kur m’i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla JUG

Kur s’ka trimni, s’ka liri. KOSOVË

Kush mba vesh botën, prish kokën. GJIROKASTËR

Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës PËRMET

Kush s’lufton për liri, robërinë e ka në shpi. KOSOVË

Kush unj qafën i bie zverkut. JUG

Ku të ha, kruaje. GJIROKASTËR

Leku i huj, peshon rëndë në xhep. PUKË

Liria fitohet e nuk dhurohet. JUG

Liria fitohet vetëm me gjak. KOSOVË

Liria i ka rrënjët në gjak. JUG

Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. KOSOVË

Lira vjen kur s’i duhesh vdekjes. BERAT

Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni. KRUJË

Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë. KRUJË

Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. KOSOVË

Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë. ELBASAN

Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. SHKODËR

Mashë e tjetrit mos u bëj. JUG

Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin. SHIJAK

Me duart e mija rrafa kokën time. MYZEQE

Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas. BERAT

Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës. LUKOVË

Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar. SKRAPAR

Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar. SKRAPAR

Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë BERAT

Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi. KURVELESH

Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të jesh vetë. JUG

Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha. SKRAPAR

Mjer ai që pret nga tjetri! JUG

Mjer puna ime, qe se bani dora ime. KAVAJË

Mos shko maz pas pele. KOSOVË

Mos shko pas qerres së tjetrit. SKRAPAR

Mos u ban mjaltë, se të han mizat. SHKODËR

Nën hije as bari nuk ngren krye. JUG

Nuk rron peshku pa ujë. KOSOVË

Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin. JUG

Një punë që s’e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. TIRANË

Për çdo punë, puth dorën tënde. ELBASAN

Po nuk nderove veten, s’të nderon njeri. VLORË

Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë. VLORË

Qafa e unjur, koka e prerë. LUKOVË

Qëndro shtyllë e mos u bëj urë. KRUJË

Rrushi varet në degët e vet. LUSHNJE

S’bëhet dasma pa thyer kupa. ARBËRESHËT E ITALISË

Gjithsecili në punën e tij është zot. JUG

S’mbahet shpirti me falimnders. VERI

Syri i të zotit plehron arën. JUG

Shqiponja nuk gjuan miza. KRUJË

Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë. KRUJË

wiki

Puna

Ai që përton sot, pendohet mot. VLORË

Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. TROPOJË

Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. ELBASAN

Çelësi që punon, nuk ndryshket. MALLAKASTËR

Dembeli është nëna e të gjithë veseve. VERI

Dera e përtimit, caku i mjerimit. LIBRAZHD

Dita pa punë nata pa gjumë. JUG

Dora me baltë buka me mjaltë. KOSOVË

Dora e larë, zorrë e tharë. JUG

Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. JUG

Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. SKRAPAR

Gjykon puna, s’gjykon guna. LIBRAZHD

Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. VLORË

I mjeri ai që s’mendn për pleqëri. SHKODËR

Kau që nuk vete në arë e pret sëpata. KURVEÖESH

Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. SKRAPAR

Kush ka turp, vdes për bukë. JUG

Kush mori udhë, dhe do të lodhet. GJIROKASTËR

Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. SHKODËR

Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. JUG

Malet tunden, po nuk bien. JUG

Me fal gjakun është burrni. KOSOVË

Mos kij turp nga kush s’ka turp. JUG

Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. VLORË

Mushka do dru, e demi kular. SARANDË

Mos u fshi si miu prapa poçes. SKRAPAR

Në kurdhën e nxehtë, s’rrihet me çekan druri. JUG

Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. JUG

Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. JUG

Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. JUG

Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. DEVOLL

Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. PËRMET

Kënga për darkë, brenga për drekë. JUG

Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. PËRMET

Ku ka zemër ka dhe krahë. JUG

Kullote dhinë të të mbushë kusinë. GJIROKASTËR

Kur s’ke mbjellë, s’ke çfarë korr. JUG

Kur s’ke punë luaj derën. PËRMET

Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. KORÇË

Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. ARBËRESHËT

Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. PËRMET

Kush nuk di ç’është lodhja, ai nuk di ç’është çlodhja. BERAT

Kush përton vdes urije. BERAT

Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. KORÇË

Kush s’punon, dheut i rëndon. JUG

Kush zë brumë do të gatuajë. JUG

Me mirë “punë e mbarë”, se “mirë se të gjej”. SHKODËR

Mbill me një dorë, korr me të dyja. JUG

Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. SARANDË

Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? Po pate me hangër rri sa të duash. TIRANË

Mos rri si nusja në dasëm. JUG

Moti ndihmon atëqë punon. BERAT

Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. VLORË

Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. BERAT

Një ujë që nuk ecën s’pihet. ELBASAN

Paraja nuk i zgjedh njerëzit. VLORË

Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. VLORË

Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. JUG

Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. TIRANË

Qan ara se nuk i vjen fara. SARANDË

Ruaj dhinë të pish qumështin. SARANDË

Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. TROPOJË

S’bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. JUG

S’gjuhet me zagar lidhur. BERAT

Nuk zihet pleshti me dorashka. KORÇË

Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. JUG

Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. JUG

Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. KRUJË

Vure vezën more pulën. KRUJË

wiki

Maturia

As copën e madhe mos e ha pa u menduar. KRUJË

Ç’del nga goja, hyn në vesh e del për hunde. JUG

Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa. SARANDË

Dasma nuk shihet në fillim, por në fund. JUG

Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra. SHKODËR

Dy kunguj nën një sqetull s’mbahen. PËRMET

Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë. JUG

Dhjetë herë mat, një herë pre. KOSOVË

Fjala dhe plumbi kur dalin s’kthehen më. GUCI

Gazi i madh, kthehet në helm. KORÇË

Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet. KOSOVË

Gjella me kripë e kripa me karar. PËRMET

Gjuha eshtra s’ka, eshtra thyen. KURVELESH

Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh. VLORË

Ha të rrosh, jo rro të hash. JUG

Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët. JUG

Kashata e madhe të ngec në fyt. JUG

Këmba e madhe të shqyen këpucën. BERAT

Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin. JUG

Kur flet shkopi të vret. VLORË

Kur han bukë misri, kujto bukë thekri. JUG

Kur s’di not mos u fut në ujë. KORÇË

Kush ha shumë i del për hunde. PËRMET

Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë. KAVAJË

Lakmia, lakfyt. PUKË

Lisi nuk pritet me nji të rame. FERIZAJ

Lulja e këputun nuk mbin ma. KRUJË

Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot. DIBËR

Mos dalë goja para mendjes. BERAT

Mos i bjer të mirës me shkelm. DIBËR

Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh. MYZEQE

Mos kërko vezë të pjekura në hell. SKRAPAR

Ngopet deti me lumenj? DEVOLL

Nuk mba ujë orizi. JUG

Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota. ELBASAN

Pi rakinë e jo mendjen. JUG

Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen. KORÇË

Po t’i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi. JUG

Qefi prish qefin. JUG

Tamahu të shpie në gjynah. JUG

Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë. KORÇË

Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin. JUG

Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa. JUG

U mbush kupa do të derdhet. KRUJË

Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët. VLORË

Unë baj barrën, ti djersin. VERI

Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë. SHKODËR

Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen. SHKODËR

Nata s’ka shahit. SHKODËR

As para pushkës, as prapa mushkës. JUG

Atje ku fle ujët, atje është më thellë. KORÇË

Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri. SHKODËR

Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi. JUG

Bie një gurë e shkoqet një mur. VLORË

Buka që thyet s’ngjitet më. JUG

Çdo gjë forcohet, në themel. BERAT

Ç’ka humbe mos e kërko, ç’ke në dorë mos e lësho. KRUJË

Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s’mund ta nxjerrin. SHKODËR

Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër. JUG

Dita ka sy, nata ka veshë. JUG

Duhet me i fry lugës para se me të djeg. KRUJË

Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s’del dot. BERAT

E dardhë është dhe bora, po të thanë duart. JUG

Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë. KOSOVË

E ke zogun në dorë, mbaje. KORÇË

Fusha ka sy, mali ka veshë. KRUJË

Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin. DARDHË

I marri ç’flet nuk din, i urti ç’din nuk flet. VERI

I zoti duhet të ruajë arën e vet. ELBASAN

Jo si cjapi te kasapi. KORÇË

Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri. TROPOJË

Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë. SHKODËR

Kur s’ke mace, bëjnë minjtë dasëm. ELBASAN

Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka. KRUJË

Kujto qenë e bëj gati shkopin. KORÇË

Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë. PËRMET

Kur t’i hypësh kalit, shifi patkonjtë. ELBASAN

Kush vret nuk flet. SKRAPAR

Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka. VLORË

Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama. SULOVË

Mos shkel në dërrasë të kalbur. KAVAJË

Mos shko si breshka te nallbani. KORÇË

Mos shko si cjapi te kasapi. SHQIPËRI E MESME

Mos u zër për degësh, po për rrënjësh. JUG

Nata është me barrë, s’dihet ç’pjell. KORÇË

Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia. LABËRI

Nji shkëndi ndez nji mal. KORÇË

Për një dorë kashtë e vret samari mushkën. JUG

Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë. JUG

Ruaju të të ruajë perëndia. JUG

Ruhu nga thëngjilli i mbuluar. JUG

Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. SKRAPAR

S’lidhet kali me pè. LUKOVË

Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë. KORÇË

Ujku mjergull kërkon. JUG

Zë goje qenin, bëj hazër shkopin. GJIROKASTËR

Shtëpija pa fëmijë, si nata pa yje. SARANDË

Ma i keqi vëlla të merr hakën. KOSOVË

Motra jemi, shoqe s’jemi. JUG

Ndarja është më e mira e të ligave. SKRAPAR

Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit. SHKODËR

Gjumi natës i randë i bën keq ditës. SHKODËR

Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes. JUG

Mos pyet sa vjeç je, po ç’shëndet ke. TIRANË

Nuk mbushet pusi me pështyma. GRAMSH

As këmishës së shtatit s’është për t’i besu. KAVAJË

Besove, bëre mirë, s’besove, ca më mirë. JUG

Ç’ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria. SKRAPAR

Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. BERAT

Esapi i shtëpisë nuk del në pazar. KORÇË

E thëna dhe e bëra janë larg. DIBËR

I marri premton dhe budallai shpreson. JUG

Kur qesh djalli e ka punën keq. VLORË

Mba murin mos bie. SHQIPËRI E MESME

Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. JUG

Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall. JUG

Mos u bëj thes i çpuar. SKRAPAR

Mos dëgjo ç’thotë ai për vete, por dëgjo ç’thonë bota për të. SKRAPAR

Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë. JUG

Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti. JUG

Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë. JUG

Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd. MYZEQE

Nuk është ar gjithë që ndrit. VERI

Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë. KORÇË

wiki

Miqësia

Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. VLORË

Armiku s’pritet me fjalë, por me plumb. KRUJË

Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet. JUG

As buka nuk haet vetëm. JUG

Atje ku luftojnë dy, fiton i treti. KORÇË

Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. SKRAPAR

Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT

Lulja e këputur nuk lëshon më. MYZEQE

Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG

Mendja me mendjen, pjellin mëndje. JUG

Me një ka nuk bëhen pendë. JUG

Me nji tra nuk mban shtëpia. JUG

Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG

Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG

Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI

Miku harrohet po të largohet. PËRMET

Miku i mirë vjen nga porta. BERAT

Nuk bëhet stani me dhi të egra. VLORË

Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. JUG

Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG

Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORË

Një krah s’mban kala. GJIROKASTËR

Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. SKRAPAR

Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. KRUJË

Për një shamatë, lypen dy veta. SARANDË

Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. TROPOJË

Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. JUG

Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORË

S’bëhet lëmi me një kalli. JUG

S’bëhet stani me lepura. MYZEQE

S’mblidhen lepujt në vath. JUG

S’mbushet thesi me një kokërr. LUKOVË

Syri është më i mprehtë se kordha. JUG

Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG

Shokë bashkë, e bukë veç. JUG

Trimi i mirë me shokë shumë. JUG

Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË

Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT

Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI

Të më mbrosh atje ku s’jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD

Uji fle, hasmi s’fle. LIBRAZHD

Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI

As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË

Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI

Bota të jep aq sa t’i kesh dhënë asaj. JUG

Bukë e kripë e zemër. KAVAJË

Çilet dera, rritet ndera. VERI

Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN

Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË

Fshati digjet, kurva krihet. JUG

Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI

I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG

Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI

Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINË

I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI

I qan hallin kalorësit. DURRËS

I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC

Jo gjithmonë “mirë se të gjeta” po edhe “mirë se erdhe”. ELBASAN

Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG

Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR

Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORÇË

Keq më vjen, po dëm s’më bëhet. SKRAPAR

Ku s’të thërresin, mos shko; ku s’të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN

Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG

Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG

Kopraci s’të jep të zezën e ullirit. JUG Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR

Ku rënça mos u vrafsha. VLORË

Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK

Kur të vjen nevojtari në derë, po s’pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR

Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG

Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR

Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBËRESHËT

Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJË

Le gomari që na ngordhi, po s’na lënë as mizat rehat. KORÇË

Lype se s’ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË

Mali me mal s’piqen, po njeriu do piqet. JUG

Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN

Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN

Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE

Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITË

Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË

Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË

Mirmëngjes, me interes. FIER

Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR

Mos e lëndo ku i dhemb. JUG

Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG

Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË

Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJË

O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT

Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORË

Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORÇË

Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË

Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUÇ

Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODËR

Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR

Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER

Sevapi as shitet, as blihet. JUG

Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PËRMET

Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR

Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJË

Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG

Ustaj nuk ka shtëpi. MYZEQE

wiki

[b]Mos harro se jane 4 gjera ne jete te cilat nuk mund ti rekuperosh :?

  1. Guri - pasi eshte leshuar
  2. Fjala – pasi eshte thene
  3. Rasti – pasi eshte humbur
  4. Koha – pasi ka kaluar[/b] :slight_smile:

Ja po shtoj dhe une disa

Ai qe di me se shumti flet me se paku.
Buka po u thye s’ ngjitet me nje te beshtyre.
Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa.
C’ ke bere do te ta bejne.
Dardha bie nen dardhe.
Dardha e ka bishtin mbrapa.
Dielli duket qe ne sabah(mengjes).
Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa bere.
Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete.
E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.
Edhe bari i njome digjet neper te thate.
Fashati qe duket, s do kallauz.
Floke gjate mendje shkurter.
Fjalet jane gra, veprat burra.
Gruaja fut shejtanin ne shishe.
Gjella me kripe dhe kripa me karar.
Gjuha, vete ku dhemb dhembi.
Gjuha kocka s’ ka e kocka thyen.
Gjithe gishtat dhembin njesoj.
I zoti e nxjerr gomarin nga balta.
I talluri, te tall.
Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone.
Kali i botes te le ne udhe, (rruge).
Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh… perpjete.
Kur s’ ke koke, ke kembe.
Koka ben koka peson.
Kush te do te shan.
Kush mungon, bluan.
Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka.
Mat shtate here, e pri njehre.
Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.
Me thuaj c’ shoke ke , te te them se cili je.
Me nje lule…, s’ vjen beari.
Me nje nuse…, nuk behen njeqind dhendurre.
Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe.
Mendja e madhe… e keqja e te zotit.
Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej.
Mollen e mire, e ha derri.
Mos u mundo te nxjerresh dhjame nga pleshti.
Mos shiko gunen, po shiko punen.
Mos hiq petullat me duart e tjeterit.
Mos bej te vesh vetulla, dhe nxjerr syte.
Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra.
Nuk ngopet ariu me miza.
Nuk I bihet fyellit gjithnje ne nje vrime.
Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven.
Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren.
Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire.
Nje gur s mban mur.
Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e mund.
Peshku ne det, tigani ne zjarr.
Peshku i madh e ha te voglin.
Perse thirret gomari ne dasem…?!!!.
Pi rakine, mos pi mente.
Pune shume, e fjale pak.
Punen e sotme mos e ler per neser.
Qeni qe leh shume, nuk te ha.
Qeifi ha dhe kumbulla te tharta.
Rrushi shih rrushin, dhe piqu.
Rri shtrember e fol drejt.
S’ behen petullat me uje.
S’ bie rrufeja ne … (lavaman).
Shtri kembet, aq sa ke jorganin.
S’mbahet shtepia me mjell hua.
S’ mbahen dy kunguj ne nje sqetull. ( populli)
Te gjithe derrat nje fytyre kane.
Te bente c do mize mjalte… haja dhe une.
Ujku qimen e nderron por zakonin s’ e harron.
Ai qe te bertet shume te del i mire ne fund.
Ai qe martohet heret dhe ai qe ngrihet heret jane te fituar.
Ai qe eshte shok me te gjithe, nuk eshte shok me asnje.
Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife.
Asnjeri nuk njihet profet ne vend te tij.
Aty ku nuk mer bija, e mer vija.
Babai puntor rrit femije dembele, mesuesi llafazan nxjerr nxenes memece.
Borxhlliu i keq te kerkon parate diten e Bajramit.
Budallai koken si njeri e ka, por kur flet, e merr vesh se c’mall eshte.
Budallai gjen fjalen, por nuk di se kur e ka gjetur, ndersa i zgjuari fjalen e budallait e fut ne
xhep.
Budallai ka fat vetem ne perralla! (edhe ne Shqiperi)
Burri eshte cadra e gruas.
Cdo hap drejt kultures, eshte hap drejt lirise.
Dashuria per rinine, si qumesht per femine.
Dashuria e tepert del hidherim.
Dielli eshte jorgani i te varfrit.
Di te vjedhe ai qe di te fshehe.
Nuk te ben duhani burre.
Dy here njeriu eshte femije: heren e pare kur lind dhe heren e dyte kur plaket.
Dy te rrahura te bejne dem, por jo dy te ngrena.
E keqja behet shpejt, e mira vjen ngadale.
E shara eshte arma e te dobetit.
Fatkeqesia me e madhe eshte humbja e shpreses.***
Faji eshte jetim.
Fati ndihmon te guximshmit.
Femije shume - grushta shume.
Femija punetor mallin e ve vete, femija dembel humb edhe mallin e babes.
Fjala e djalit - pushka ballit.
Fjalen, sa e ke ne goje, e ke robin tend, kur te del nga goja, behesh rob i saj.
Fjala eshte si bleta qe ka edhe mjaltin edhe thumbin.
Fukarallek - maskarallek.
Fukaralleku prek ne burreri dhe ne nder.
Gazi dhe helmi jane vellezer

Grate i ndajne vellezerit, ndersa grate motra i afrojne baxhanaket.
Hakmarrja gezon vetem shpirtkeqinjte.
Here me hiri her me pahiri, disa here gabon edhe i miri.
Heshtja eshte flori, fjala - argjend.
Heshtja eshte e hidhur, por frytin e ka te embel.
Humbe pasurine, hic asgje; humbe shendetin ke humbur dicka, humbe shpresen, ke humbur
gjithcka.
I dehuri gjithnje betohet se nuk eshte i pire.
I pasur behesh me dituri jo me pasuri; i mencur behesh me mend jo me moshe.
I zgjuari nuk kerkon kryevend, nuk ha me teper se duhet dhe trurit nuk i ngarkon me shume se
mban.
Kanun me baben nuk ka.
Koha eshte ajo qe mbyll cdo plage.
Kur gruaja hyn ne punet e burrave, burri duhet te mesoje hilet e grave.
Kur njeriut i shtohet salltaneti, i largohet burreria.
Kur plaku dhe plaka nuk shkojne mire, ia kane pase me hile njeri tjetrit ne rini.
Kur i ben mire te varfrit, zere se i ke dhene borxh perendise.
Kur nxjerr sekretin e shokut je i pabese, kur nxjerr sekretin tend je budalla.
Kur nuk te do nje lagje, fajin kerkoje te vetja.
Kuri ben nder te keqit, ndez qiri ne shtepi te dreqit.
Kur varferia hyn nga dera, dashuria del nga dritarja.
Kur hyn borxh, rron me djersen e te tjereve.
Kush rron vetem me shprese, vdes i deshperuar.
Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme.
Liria as nuk falet, as nuk blihet, por fitohet.
Lufta provon trimin, zemerimi te diturin dhe fatkeqesia shokun.
Mendja e te zgjuarit budallait nuk i duhet gje.
Mendja e madhe te pret fatin.
Po ta dije djali sa e do baba, cmendet.
Me njeriun tend duhet te kesh nje koder ne mes.
Mesuesi me i mire eshte pervoja.
Me mire gjethen e ferres, se gjellen e vjehrres.
Me veshtire eshte te mbash dy gra se dy shtete.
Po te kerkosh shoke pa te meta, mbetesh pa shoke.
Miku, naten e pare eshte flori, naten e dyte baker, naten e trete teneqe.
Mik i mire eshte ai, qe te mban vajzen e keqe.
Njeriu rron me shprese dhe me harrese.
Njeriu ne lufte pa pushke, ne lume pa krahe, dhe ne gjykate pa goje; s’ka cfare ben.
Njeriu meson te flase shume shpejt, ndersa te heshte shume vone.
Njeriu ne jete provon me shume hidherime sesa gezime.
Njeriu sa me shume varrit i afrohet, aq me shume fisnikerohet.
Njeriu mesohet usta ne shtepi te vet.
Paraja e bardhe per dite te zeze.
Parate e pensionit jane paradhenie e vdekjes.
Pasuria dhe pozita jane mysafire te perkohshem.
Pasuria nuk eshte lumturia.
Pasuria me e madhe e te varferit eshte nderi. ***
Patriotizmi tregon vleren e njeriut.***
Prej gruas te ndare dhe prej mallit te vjeter, duhet te heqesh dore.
Politikani urdherohet nga koka dhe jo nga zemra.
Pushka te ben trim, paraja mendjemadh.
Qeni qe rri gjate ne hekura, nuk njeh as te zotin.
Qejfi i hasmit eshte kur te sheh me fytyre te parruar dhe kepuce te pallustruara.
Qesh me mire kush qesh i fundit.

S’ka njeri pa nje te keqe.
Shpifja eshte si thengjilli, qe, dhe kur nuk djeg, nxin.
Te rinjte dine gjithcka, te vjetrit dyshojne ne gjithcka.
Thinjat jane privilegj i te zgjuarve.
Vendin e huaj fort ta levdosh e kembet mos ta kerkofshin.
Zoti ka thene, ne qofte se do te dish se cilin kam denuar, shih se ia kam lene nje gje mangut.
Zanati i spiunit eshte te shese sekretet e miqve.
Zanati i servilit eshte te sjell fitim, por ditet i ka te numeruara.
Agait i pjell edhe kau, jo vetem lopa
Ai qe behet i urte si delja, e hane ujqet
Ai qe cdo dite ka nje deshire tjeter, asnjehere nuk arrin ta plotesoje deshiren e tij
Ai qe di te vjedhe, di edhe te fshije gjurmet
Ai qe din me kuvene, e hijeshon nejen ne ate ven
Ai qe don me u ba zengin, niset me se pari me vjedhe
Ai qe eshte i pasur, jep nga teprica, ai qe nuk eshte i pasur jep nga zemra
Ai qe eshte ne fuqi behet se din cdo gje
Ai qe han huder nuk e ndien eren e vet, por ia ndijne te tjeret
Ai qe i mbeshtetet pemes se madhe, gjen hije gjithmone
Ai qe ka frike edhe kur ka te drejte, nuk fiton
Ai qe ka, don edhe ma
Ai qe me indiference i shikon vuajtjet e te tjereve eshte sadist
Ai qe kercenohet, rralehere hakmirret
Ai qe ngutet, cdohere vonohet
Ai qe premton shume, ben pak
Ai qe s’bindet, nuk din te komandoje
Ai qe nuk e don babane dhe nenen, ai nuk e don askend
Ai qe s’durohet si njeri, s’durohet as si shok, as si kolege, as si bashkepunetor e as si fqi
Ai qe nuk degjon miskojen, se degjon as tupanin
Ai qe s’punon si burre, rrin e qan si grua
Ai qe shpejt dashurohet, shpejt deshprohet
Ai qe shume flet, gje ne drite nuk cet
Ai qe ta ban rrafsh, ka qef me t’dale koder
Ai qe ta don te miren, te flet, ai qe s’ta don, vetem te shikon
Ai qe thote une jam une, ai hup gjithkun
Ai qe vjedh nje veze, vjedh edhe nje buall
Ajo qe s’arrihet, duket me e embel
Ajo qe s’te pelqen ty te ta bejne, mos ua bej te tjereve
Amerika te jep nje thele dhe te merr nje pele
Ata qe kerkojne gjithnje te kene te drejte, gati asnjehere nuk kane te drejte
Ara me vica s’lavrohet
Ariu nuk rron duke lepire shputat
Armiku i vjeter kurre ste behet mik i mire
Armiku, kur mori penden ne dore, si deshi shkroi
Armikut mos ia trego te verteten
Armiqte e shumices se njerezve jane ata qe nuk u japin gje atyre
As hasmin mos e pafsh pa pune
As me miq e as me anmiq, gojen mos e felliq
As uje mos pi ne krua te pushtetit
Ashtu qofte e sherr mos qofte
Asnje shtepi nuk te kenaq si e jotja
Ate dere qe s’e cel celesi, e cel paraja
Ate pune qe s’e ben dot vete, mos kerko t’i gjesh te mete
Ate qe nuk e don thuaji: Te pafsha pa pune
Atje ku fle uji, eshte me i thelle
Atje ku thone se ka dredheza me shume, merre shporten e vogel
Babai qe len djalin e mire pas, nuk vdes
Babane e mire nderoje, babane e keq duroje
Bajrami i vogel s’falet para t’madhit
Barren e kalit mos ia ngarko gomarit
Bashkii ben fuqine, ndasia ligeshtine
Bej gosti, qe te provosh mikun
Bej shyqyr te paktes, qe te vije e shumta
Beje si ta besh, pa e bere mos e lesh
Beji nder qenit, qe ai te kafshoje kemben
Beni si them une, mos beni si bej une
Bertiti te bijes, qe te degjoje nusja
Bejleret rralle lindshin, e shpesh vdekshin
Besnik behu, e bese mos zin
Beu nuk i la bujkut as vend per ne varr
Bie guri mbi vorbe, e mjera vorbe; bie vorba mbi gure, po e mjera vorbe
Bie nje fjale e nxjerr nje mije te tjera
Bylbyli njihet ne kenge, njeriu ne pune
Bima e keqe rritet kudo
Bisha me e rrepte eshte kur t’i sulmohen klyshte
Bisha terbohet keq kur e sheh se i vjen fundi
Bleta din si behet mjalta
Borxhi i harruar, vjen ne dite te shternguar
Bota eshte helm e mjalte e perzier
Brengat jane armiqte e jetes
Budallen mos e vet se t’kallxon vet
Buka ne bark, forca ne shtat
Buka s’ka turp
Buka te mban fytyren, yndyra te shkelqen fytyren
Buke e kripe e zemer
Buke e qepe dhe shendet
Buka prej qielli s’vjen
Bukuria dhe pasuria s’jane pergjithmine
Bukuria dhe mencuria nuk shkojne bashke
Bukuria e gruas duket ne mengjes
Bukuria nje dite, veprat nje jete
Bukuria te habite, bukuria te korite
Burgu eshte varr per se gjalli
Burgu e ka deren e madhe per te hy, por te vogel per te dale
Burgu per burra eshte
Burrat besojne se bota eshte e krijuar vetem per ta
Burre i mire ne sofer te huaj mos u ben
Burri lidhet per fjalet, kau per brinjte
Burri me dy gra, kemishen pa la
Burri ne shtepi, si kercu i zi
Burri nje here ka lindur, nje here edhe do te vdese
Burri per gruan eshte si catia per shtepine
Burri s’matet me pellembe por me zemer
Burri te mbyte ose ta fale, i ligu as te myte as ta fale
Butesia mund te fitoje gjithcka, pervec pasurise
Buza me gaz shendeti pa mase
Ca nga ca vici behet ka
Cjapi me brire i prin kopese
Copen e madhe daje, fjalen e madhe perbije
Ceshte nje dite, s’eshte perdite
C’ha goja, tregon boja
C’kane bere te paret, i paguajne te pasmit
C’te mbjellesh do te korresh
Cdo e perpjete ka nje tatepjete
Cdo fillim ka edhe mbarim
Cdo gje ne vend te vet, cdo pune ne kohe te vet
Cdo mesim e ke fitim
Cdo pesim eshte mesim
Cfare gatuan ate do te hash
Cka ban baba, e hjek i biri
Cka ben i keqi, s’ben as dreqi
C’ke ne shtepi, tregon femija, c’ke ne shpirt tregon rakija
Cka mos te duash per vete, mos ia qit vellait
Cka ndjen zemra, atje te shkon mendja
Cka s’ngop syrin, s’ngop as barkun
Cka te bahet n’kojshi, prite edhe ne shtepi
Cka ta ben goja s’ta ben armiku
Cka te hedhesh ne det, e gjen ne krip
Ckull dhembin, te te shendoshet koka
C’mund te beje nje kale me nje karroce te shkaterruar?
Con nje kashte e te dalin gjashte
Corba e lire t’i djeg buzet
ime.

E ben mizen bulle, qimen tra
E di luga cka ka vegshi
E do shiun, por ne aren e vet
E drejta ka rrugen e gjate, por vjen
E dua nipin se do te me marre hakun me t’im bire
E gjuan gurin dhe e fsheh doren
E keqja s’harrohet, e keqja po
E keqja s’ka fund
E keqja vjen me kembet e kalit dhe ike me kembet e breshkes
E keqja vjen shpesh nga ata qe jane shume te uritur so shume te ngopur
E lehte eshte barra ne shpine te huaj
E liga vjen nga s’e pandeh
E lire eshte kripa ne Durres, po e ngre qiraja udhes
E mira duhet kerkuar, e keqja vjen pa kerkuar
E mira e hallkut e e zeza e vetes
E mira e ka te miren, e keqja e ka te keqen
E mira te larteson, e keqja te turperon
E ngrena e lige te sjell dergjen, e dergja te sjellvdekjen
E sotmja e qesh te djeshmen
E thena dhe e bera jane shume larg
E treta ? e verteta
E verteta e vertete, por ne kohe e vend te vet
E verteta s’i pelqen gjithkujt
Ec e bridh ngado, por shtepine mos e harro
Edhe ai qe u martua edhe ai qe s’u martua, te dy pishman u bene
Edhe atij qe ka dije mbi te gjithe, i duhet te mesoje
Edhe durimi ka nje kufi
Edhe i fikun edhe i koritun
Edhe kau ka gjuhe te madhe, por s’flet dot
Edhe macen kur ta ngacmosh, te grithe
Edeh pula qorre, gjen ndonje kokerr
Edhe shakaja e ka kohen dhe vendin e vet
Edhe syte te t’i nxjerr evladi, prap e don
Edhe te jesh i bardhe si bora, nuk i shpeton gojes se keqe
Eja, baba, te te tregoj arat
Emri i mire fitohet me shume pune te mira dhe humbet me nje te lige
Eshte e dyshimte ndershmeria e atij qe thote se s’ka njeri te ndershem ne bote
Eshte zotesi e madhe te dish si duhet trajtuar te mundurit.
Kur dashuria don te flase, mendja duhet te hesht.
Gjuha e dashurise eshte te syte.
Dashuria ne sy lind, ne sy jeton ne sy vdes.
Dashuria qe u shua nuk ishte dashuri.
Eshte kenaqesi e madhe te dashurosh, edhe pse nuk ndihesh i dashuruar.
Dashuria eshte nje e mencur nder te cmendurit, nje helm qe te sheron nje embelsire qe te helmon.
Dashuria, kolli dhe kruarja kurre nuk mund te fshihen.
Dashuria eshte ujvare e pashtershme me emrin Femer.
Dashuria ofrohet si buka, si uji, si liria…
Dashuria kerkohet si ajri, si zjarri, si shpetimi…
Ata qe vdesin duke dashuruar jane deshmore.
Njeriu eshte i humbur nese nuk e gjen veten ne dashuri.
Dashuria e vertete eshte dhurate fatale, pa parashikime dhe pa litime.
Pse flet per dashurine sikur tregon perralle?A mund te tregohet muzika me fjale?
Kur duam dike per virtytet e tij, nuk eshte dicka e vecante, por kur fillojme ta duam per mangesite, atehere kjo eshte dashuri!
Dashuria s’ka peshe,pervec kesaj:Te duash edhe me shume.
Dashuria e pare ecen si gaforrja.
Dashuria e rreme, eshte me e keqe se urrejtja.
Kam lexuar diku se dashuria eshte kapitulli i pare ne librin e madh te mosmirenjohjes.
Ngrije uren e dashurise deri ne diell, vetem ajo, vetem ajo na lidh me njerezit.
Te kerkojsh me arsye rrugen tek dashuria, eshte njesoj si ta kerkosh diellin me qiri.
Dashuria eshte i vetmi pasion qe nuk duron as te kaluaren as te ardhmen.
Dashuria ka dy percjelles: te miren dhe zhdervjelltesine.
Dashurine e paster si loti, mos ia fal cdo idioti.
Dashuria e ngre personin prej nje vetedije te ngushte dhe e ben moter me te gjitha vuajtjet e njerezimit.
Dashuria e zjarrte eshte si fantazmat, te gjithe flasin per te, ‘e askush se ka pare.
Dashuria e kote eshte denim nga denimet me te medhaja.
Dashuria eshte flaster qe vendoset ne plagen e jetes.
Dashuria eshte ngacmim i shoqeruar me idene e nje te jashtme.
Xhelozia dhe dashuria shkojne dore per dore, dhe se bashku sjellin dhimbje.
Dashuria e sundon mbreterine e saj pa shpate!.
Dashuria lind te zemra e njeriut njelloj si lind lulja ne balte, por s’i merr as ere e as ngjyre, se s’ka.Ne fund edhe ajo vyshket si lulja.
Tragjedia me e madhe e jetes nuk eshte se njerezit vdesin, por se pushojn se dashuruari.
Dashuria? Ne fillim fjal te medha, pastaj fjale te pakta e ne fund fjale te shumta.
Te dashurosh do te thot te duash nje tjeter me shume se veten.
Dashuria asnjeher nuk lind ne shpirtin e prishur
Te dua sepse me dhe dashurine, e dua dashurine sepse ma dhe ti.
Dashuria platonike eshte vullkan pa erupcion.
Shumices se njerezve u duhet me shume dashuri sesa e meritojne.
Dashuro te tjeret nese do te te dashurojne.
Ai u martua me te sepse e dashuroi , Ajo u e dashuroi ate sepse u martua.
Neqoftese miqesia nuk permban dashuri, dashuria permban miqesi.
Dashuria eshte e amshuar derisa zgjat.
Ne fillim te dashurise te dashuruarit flasin per te ardhmen, e kur ajo eshte nga fundi flasin per te kaluaren.
Nga te gjithe pasionet dashuria eshte me e fuqishmja, ajo ne te njejten kohe sulmon Zemren Koken dhe Vetedijen .
Koha eshte jashtzakonisht e bukur, kur ben dashuri.
Nuk i ngjan me asnjeres qe kur te dua.
Asnje dashuri nuk eshte e sinqerte,pervecse dashuria per ushqimin.
Nuk mund te kete nje zhgenjim te thelle kur nuk ka nje dashuri te thelle.
Dashuri e paster eshte ajo qe nuk pergjigjet.
Dashuria ben te kaloje kohen,koha ben te kaloje dashurine.
Dashuria eshte si fati,nuk i pelqen qe ta ndjekesh.
Nje nate dashurie eshte nje liber i lexuar.
Ndersa une do te harroj vetem atehere kur i njejti piktor te pikturoje zhurmen e midhjeve ne fund te oqeanit Paqesor o zemra

Shpifja

1-kush degjon me kenaqesi shpifesit, eshte ne radhet e tyre
2-mos fol keq per kalimtaret, pasi ata nuk mund te te pergjigjen
3-doni qe njerezit te mendojne dhe te flasin mire per ty?
-mos fol kurre keq per te tjeret
4-mos fol keq per njeri, nese nuk je i sigurt. Edhe po te jesh i sigurt pyet veten: „Perse ta them?“

=>Vjen nje dite qje do te lodhesh duke qjen vetem
=> Buzeqjesh dhe behu mike me castet e gezueshme
=> jeta e thjeshte eshte edhe me e bukur
=> Me pelqen te tekaloj limitet e mija & te ndeshem me pengesa

ua po ketu i pasni then te gjith ca te them ne tani ?

shum te bukura

Nuk i ngjan me asnjeres qe kur te dua.
Asnje dashuri nuk eshte e sinqerte,pervecse dashuria per ushqimin.
Nuk mund te kete nje zhgenjim te thelle kur nuk ka nje dashuri te thelle.
Dashuri e paster eshte ajo qe nuk pergjigjet.
Dashuria ben te kaloje kohen,koha ben te kaloje dashurine.
Dashuria eshte si fati,nuk i pelqen qe ta ndjekesh.
Nje nate dashurie eshte nje liber i lexuar.
Ndersa une do te harroj vetem atehere kur i njejti piktor te pikturoje zhurmen e midhjeve ne fund te oqeanit Paqesor o zemra
… no comen te lumt Kliton…

1-" Testi i duhur i një lidhjeje është të mos ndani të njëjtin mendim për diçka, dhe në fund sërisht të shtrëngoni duart . "…

2-Kur behet fjale per te lexuar syte e nje femre, shumica e meshkujve jane analfabetë…

3-Ka njerëz që ecin me këmbë, Ka që me këmbë shtypën; Ka njerëz që hanë bukë me dhëmbë, Ka që me dhëmbë mbytën… … Ka njerëz që puthen me buzë, Ka që me buzë peshtyjnë; Ka njerëz që flasin me gjuhë, Ka që me gjuhë ndyjnë…

4-Në thjeshtësinë e një: - “Dua të qëndroj me ty” - fshihet pafundësia…

5-Kam pasur shume thika te ngulura ne trupin tim. Kur me dhurojne nje trendafil, s’arrij te kuptoj se cfare eshte ne te vertete…