Flamurtari “ngre flamurin” në Durrës, fiton Kupën e Shqipërisë

6 maj 2009, stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

TIRANA – FLAMURTARI 1-2

Kupa e 57-të e Shqipërisë shkon në Vlorë, në qytetin bregdetar, skuadra e të cilit mban ngjyrat kuqezi. Fitues i këtij trofeu është Flamurtari, skuadra e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushi, që arkivon kështu për herë të tretë në historinë e tij Kupën e Shqipërisë. E ka “ngritur flamurin” pikërisht në “Niko Dovana” skuadra vlonjate, atëherë kur të gjithë prisnin vërshëllimën e gjyqtarit Bardhyl Pashaj, për të sinjalizuar kohën shtesë. Por kuqezinjtë e Vlorës kanë goditur kur nuk pritej, i kanë shokuar bardheblutë. Mbrojtësi Hair Zeqiri, pikërisht në minutën e 92-të, e ka kaluar topin mes këmbëve të portierit Blendi Nallbani, duke i dhënë trofeun Flamurtarit të tij. Finalja e 11-të u ka buzëqeshur vlonjatëve, në mënyrën më të mirë të mundshme, falë shpirtit të lartë të garës, falë vendosmërisë në fushën e lojës, falë edhe fatit, që u ka ardhur në ndihmë pikërisht në momentin kur Tirana s’kishte shanse as për ta rivënë topin në lojë, nga mesi i fushës. Gëzimi kuqezi i vlonjatëve ka shpërthyer, ka mbushur tërë stadiumin e Durrësit, ku u luajt ndeshja, si në kuadratin e blertë, lojtarë e staf teknik, por edhe në shkallët e “Niko Dovanës”, ku tifozë të shumtë të Flamurtarit ishin të pranishëm. Krejt ndryshe, në kampin tjetër, atë bardheblu, ka pllakosur heshtja dhe mërzia e madhe. Kanë dështuar në njërin objektiv, Kupën e Shqipërisë, ndërkohë që nuk i kanë punët aq mirë as në kampionatin kombëtar, sepse janë parakaluar nga Vllaznia, me 1 pikë më shumë, tri javë para mbylljes së garës.

Komentimi:

Po si u zhvillua kjo finale e Kupës së 57-të të Shqipërisë. Gjithcka nisi e qetë në “Niko Dovana”, nën shoqërinë e një numri të konsiderueshëm tifozësh të të dyja skuadrave, të presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, në tribunën VIP, të mjaft njerëzve të nderuar e të njohur të këtij sporti në vendin tonë. Të dyja skuadrat, në 10 minutat e para të ndeshjes, studiojnë njëra-tjetrën. Topi qarkullon më shumë në mesin e fushës, ndërkohë që më pas është Tirana, që i rrit aksionet drejt portës vlonjate. Megjithatë, rastet më të pastra për gol i krijojnë vlonjatët. Caushaj, i vetëm me portën e Nallbanit, bën më të pamundurën, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit bardheblu. Kundërpërgjigjet Tirana, me disa gjuajtje drejt Mockës, por “gardiani” kuqezi është në lartësinë e duhur dhe nuk lejon prekjen e rrjetës së tij. Duhej të vinte minuta e 41-të, kur tifozëria e Tiranës është në delir. Dabulla prish bardhësinë e rezultatit, duke e kaluar Tiranën në epërsi 1-0. Eshtë një goditje nga këndi, e ekzekutuar nga Muka. Topi shkon në zonën vlonjate, ku Dabulla e godet me kokë. Sfera e rrumbullakët kalon nëpër duart e portierit Mocka, i cili tregohet i mefshtë, duke mos e zotëruar dot. Tirana-Flamurtari 1-0. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë e lojës. Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me synime të kundërta. Tirana për të administruar golin e Dabullës, ndërsa Flamurtari për të barazpeshuar gjithcka. Dhe vlonjatët e nisin më furishëm pjesën e dytë të lojë. Janë më këmbëngulës, më kërkues e më të rrezikshëm para portës kundërshtare. Ndërsa te Tirana duken shenjat e para të lodhjes, calon mesfusha, më shumë tek Patushi, ndërsa sulmi bardheblu është larg formës së tij. Në disa raste edhe mbrojtja e Tiranës gabon. Madje e bëjnë këtë edhe Pezo me Abrahamin, të shquar për nivelin e tyre optimal gjatë tërë këtij edicioni. Në një nga këto raste përfiton Flamurtari, që shënon me anë të korcarit Devis Mema. Eshtë pikërisht minuta e 65-të. Mema merr një dhuratë nga mbrojtja bardheblu. Abraham nuk e largon dot topin nga zona e tij, që përplaset në këmbët e Veliut të Flamurtarit, duke gjetur korcarin e lirë, vetëm me Nallbanin, që shënon. Shokohet Tirana, ndërkohë që kuqezinjtë bëhen me krahë. Minutat në vazhdim janë më të ethshme, sepse gabimi mund të kushtojë shtrenjtë. Tirana është më ngacmuese në zonën e Flamurtarit, ndërkohë që vlonjatët aplikojnë kundërsulmin. Krijohen raste për shënim në të dyja portat, por goli nuk vjen deri në minutën e 2-të shtesë. Atëherë kur të gjithë prisnin vërshëllimën e gjyqtarit Bardhyl Pashaj, për të kaluar në kohën shtesë, vjen një kundërsulm pa shumë pretendime i Flamurtarit nga krahu i djathtë i tyre. Mbrojtësi Zeqiri ka marrë anësoren, deri në zonën e Tiranës, ku shmang bukur Abrahamin, eviton edhe ndërhyrjen e Pezos, gjuan tokazi, duke ngritur peshë zemrat e tërë kampit kuqezi. Nallbani tregohet i pavëmendshëm, i kalon topi përmes këmbëve të tij, duke prekur rrjetën bardheblu. Kupa merr rrugën drejt Vlorës, Flamurtari gëzon suksesin e arritur, ndërkohë që Tirana futet në një rrugë jo fort positive. Mbetet në lojë titulli kampion, të cilin duhet ta diskutojë me Vllazninë e Shkodrës. Morali tashmë nuk është i duhuri në kampin bardheblu, as freskia fizike. Duhet një sforco e madhe, prej profesionistësh të vërtetë, që të dilet nga ky shok psikologjik.

Rrofte FLAMURTARI!!!:no1::no1::no1:

E kam pa ket loj sod me te vertet ka qen nje loj shume shum e mir

Trajneri Kola, lot pas deshtimit ne Kupe

Trajneri Kola, lot pas deshtimit ne Kupe
Goli i Zeqirit ne sekondat e fundit, fershellima finale e gjyqtarit Pashaj dhe lojtaret e Tiranes, te cilet shtrihen te
zhgenjyer ne tapetin e “Niko Dovanes”.

Kjo ishte pamja ne syte e te gjitheve, pas finales se Kupes, te humbur 2-1 perballe Flamurtarit. Megjithate, personi qe
eshte deshperuar me shume per deshtimin ne trofeun e dyte per nga rendesia ka qene padyshim trajneri Agustin Kola. Ne
perfundim te ndeshjes, ai ka shtrenguar dhembet perpara mikrofonave, duke i uruar vlonjatet per triumfin.

Por, sapo eshte futur ne dhomat e zhveshjes, drejtuesi i stolit bardheblu nuk ka arritur t’i mbaje lotet. Burime prane 23-here kampioneve te Shqiperise pohuan se ai e ka ndjere me shume se te gjithe humbjen, madje e kishte te veshtire
te largohej nga stadiumi i Durresit.

Pas humbjes ne Kupe, tashme Tirana do te perqendrohet maksimalisht ne Superiore, ku renditet ne vendin e dyte, me nje pike
me pak se Vllaznia. Kola do te vazhdoje te jete ne krye te ekipit, per te tentuar triumfin ne kampionat, kur
kane mbetur edhe tri jave nga mbyllja, edhe sepse kryedonatori Refik Halili deklaroi se tekniku nuk do
te behet “koke turku”.

Me ne fund pas 18 vjetesh nje kupe.Me kujtohen vitet kur ndesheshim me dinjitet kunder skuadrave te medha si Barcelona,Partizani Beogradit etj…Forca djema na nderoni Vloren tone te dashur.:smiley: