Formula 1

[b]Alonso “divorcohet” me McLaren-in

E Shtune, 03 Nentor 2007

Tashme eshte zyrtare, Fernando Alonso ka lene McLarenin. “Divorci”, mes skuadres anglo-gjermane dhe pilotit ka ndodhur dje pasdite, duke bere qe kontrata mes tyre te perfundoje para kohe, e cila normalisht duhej te ndodhte ne 2009-en. Ndarja mes tyre ka qene me konsensus, keshtu qe spanjolli nuk ka per te paguar asnje gjobe.

Nje perfundim ashtu sic pritej mes Alonsos dhe McLarenit. Nje “divorc” qe ka ardhur pikerisht pas nje viti dashurie, ku marredheniet mes pilotit dhe skuadres se Voking nuk ishin aspak ideale. Nje vit i nxehte per ish-kampionin e botes ne 2005-en dhe 2006-en, ku ne kete kampionat ka hasur me shume veshtiresi sesa parashikohej, duke filluar qe nga marredheniet e tij me Ron Denisin dhe shokun e skuadres, Ljuis Hamiltonin. Te dy nuk e kane dashur kurre njeri-tjetrin, edhe me pas kur skuadra e Voking kaloi me anglezin si pilot te pare ne luften per titull, ai u gjend i izoluar.

Menaxheri i Alonsos, Luis Garsia Abad, ka mundur te arrije divorcin me McLarenin pas tre dite tratativash intensive. Megjithese kontrata e Alonsos perfundonte ne dhjetor te 2009-es, gjithcka u arrit te mbyllej me konsensus, duke bere te mundur qe piloti spanjoll te mos marre asnje penalizim, ku te paguaje prishjet e kushteve te kontrates. Ne komunikaten e McLaren, Hamilton do te jete piloti kryesor i tyre, qe do te konkurroje per titull dhe ne te shkruhej: “Ndarja me konsensus nuk eshte bere me pare per arsye qe mos te kishte ndikime tek Alonso dhe skuadra. Vendimi qe u mor ishte me i drejti”. Tashme qe lamtumira eshte zyrtare zerat per merkaton mund te fillojne.[/b]

[b]Renoja, 62 mln euro për Alonson!

62 milionë euro. Kjo është shifra që sponsorët spanjollë janë gati të dershin për të rikthyer Fernando Alonson te Renoja. Kështu ka shkruar dje gazeta e përditshme sportive spanjolle, “AS”, duke iu referuar vendimit të marrë në një takim të zhvilluar në Madrid. Përfaqësuesit e “BBVA”, “Movistar” e “Mutua Madrilena” kanë arritur një marrëveshje verbale për të derdhur 62 milionë euro. Kjo shumë do ta lejonte Renonë të kënaqte kërkesat e Alonsos, në kërkim të një skuadre pas divorcit të hershëm me MekLaren﷓Mercedesin. Por, në fakt, situata është më komplekse se kaq. Po, sepse mungon ende semafori jeshil i grupit bankar holandez “ING”: sponsori kryesor i Renosë, që vështirë se do të lejojë përfshirjen e një banke rivale si ajo “Banco Bilbao Vizcaya Argentaria”. Por, përtej problemeve të sponsorëve, mbeten për t’u diskutuar dhe detajet e projektit teknik të Renosë për sezonin 2008. Skuadra franceze do të bëjë një prijekt në këndvështrimin afatgjatë dhe, sipas gazetës tjetër të përdtishme sportive spanjolle “Marca”, i ka kërkuar Alonson një përgjigje sa më shpejt të jetë e mundur. Piloti spanjoll, që duket se nu është shumë i bindur për forcën që mund të ketë skuadra e Briatores në sezonin e ardhshëm, është i orientuar për impenjimin për një sezon të vetëm, ndaj nyjet e marrëveshjes nuk të lehta për t’u zgjidhur.[/b]

[b]Shumi kthehet te Ferrari… si kolaudator!

Mikael Shumakeri do të kthehet në timonin e Ferrarit. Sipas gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 do të zbresë në pistë në 13 dhe 14 nëntor 2007 për një seancë testimesh në prag të sezonit të ardhshëm, kur në çdo makinë të Botërorit të Formula 1 nuk do të ketë më asnjë ndihmë elektronike për pilotët, duke nisur që nga kontrolli i traksionit. “Shumakeri ka shumë eksperiencë përsa i përket makinave të Formula 1 pa ndihma elektronike për pilotët”, tha të hënën Sabine Kehm, zëdhënësja personale për shtyp e ish﷓kampionit të madh gjerman. “Ai do t’i japë një ndihmesë të madhe Kimi Raikonenit dhe Felipe Masës, duke u treguar atyre rrugën që duhet ndjekur në zhvillimin e këtyre makinave të reja”. Sipas “FAZ” Ferrari është e bindur se Shumakeri, “deri tani i përfshirë vetëm në zhvillimin e makinave të rrugës te “Kokëkuqja”, mund të vërë në dispozicion të dy pilotëve të saj të gjithë eksperiencën e tij të madhe në timonin e makinave të F.1. Pra, testimet me F2007 do të shërbejnë për t’i dhënë udhëzime të mira Masës dhe Raikonenit, “që nuk njihen si kolaudatorë shumë të mirë dhe që do të marrin kështu një shtysë të rëndësishme nga Shumi për sezonin 2008, kur do të kërkojnë mbrojtjen e titujve botërorë”.[/b]

[b]Alezi dhe Lauda kritikojnë Shumakerin

Sipas dy prej ish pilotëve të Ferrarit, vendimi i gjermanit për të testuar nuk është aspak i pëlqyeshëm
Dje, 38 vjeçari Majkëll Shumaker, shtatë herë kampioni i botës në Formulën 1, i është rikthyer Ferrarit F2007, ku ka zhvilluar testimet në Barcelonë që do të vazhdojnë edhe sot. Rregullorja për sezonin e ardhshëm do ta ndalojë përdorimin e ndihmesave elektronike dhe gjermani do të vërë në dispozicion eksperiencën e tij për inxhinierët e Ferrarit. Piloti tjetër ka qenë Felipe Masa dhe kolaudatori Luka Badoer, që kanë zhvilluar testimet. Dy ish pilotët e Ferrarit, Zhan Alezi dhe Niki Lauda, e kanë kritikuar vendimin e Shumakerit për këtë rikthim te skuadra nga Maranelo.

“Mendoj se Shumi mori vendimin e duhur, kur vendosi të tërhiqej një vit më parë. Por fakti që kërkon ta testojë sërish makinën Ferrari nuk më duket i drejtë. E imagjinoni çfarë do të ndodhë, nëse do të regjistrojë xhiro më të shpejta se pilotët titullarë? Mediat do të fillonin t’i kushtonin shumë vëmendje dhe në momente të tilla Ferrari do të ishte i shpërqendruar”. Ndërkohë, për Niki Laudën ky rikthim i tij ka të bëjë me një gjetje publicitare. “Raikoneni do të jetë i kënaqur që nuk do të marrë pjesë. Për mendimin tim, gjëra të tilla kanë lidhje vetëm me ndonjë fushatë reklamash që kërkon të bëjë “Marlboro”. Të njëjtën gjë bëri pak ditë më parë edhe kur testoi Ducatin,” ka deklaruar tri herë kampioni i botës.[/b]

[b]Braun “tradheton” Ferrarin per Honden!

Honda realizoi nje goditje te fuqishme merkatoje, duke marre ne gjirin e saj ish﷓drejtorin teknik te Ferrarit, Ros Braun, ne rolin e bosit te saj. Braun, mjeshtri i strategjive, qe ndihmoi Mikael Shumakerin te fitonte shtate titujt e tij boterore fillimisht me Benetonin dhe me pas me Ferrarin, kishte bere nje vit pushim nga F.1 pasi nuk e vazhdoi punen me Ferrarin pas terheqjes se Shumit ne fund te sezonit 2006. Por tani ai gjeti nje sfide te re, e cila nis ne 26 nentor krahas patriotit te tij, Nik Frai, paraardhesit te tij si bos i Hondes, por qe tani do te kete rolin e shefit ekzekutiv. Honda deklaroi se Braun, qe fitoi gjashte tituj konstruktoresh rresht me Ferrarin gjate periudhes se arte nga viti 1999 deri ne 2004, do tte kete pergjegjesi te plote per projektimin, prodhimin, sektorin inxhinjerik dhe garat. “Honda ka nje ecuri te mire ne F.1 dhe mundesia per ta ndihmuar skuadren te permbushe potencialin e saj te madh eshte nje sfide e re fantastike per mua ne kete sport”, tha Braun. “Skuadra ka kryer nje pune shume te mire, duke menduar per te ardhmen e saj, dukke shpenzuar shume para dhe kohe per te organizuar sa me mire strukturat e garave ne F.1”. Ky lajm eshte shume i mire edhe per patriotin e Braunit, Xhenson Baton si dhe Rubens Barrikelon, brazilianin qe fitoi shtate gara me te tek Ferrari. Honda fitoi vetem gjashte pike ne nje sezon teresisht te deshtuar 2007, te gjitha te fituara nga Baton. Braun ishte shprehur ne gusht se Ferreri, fituesja e te dy titujve boterore ne 2007﷓n, ishte e vetmja skkuader me te cilen kishte biseduar per kthimin ne F.1, por Rosi donte te kthehej ne Maranelo si zevendesues i Todtit. Francezi e liroi vendin e tij dje, por filozofia e Ferrarit qe nga ky sezon eshte te mbeshtetet ne drejtues italiane, ndaj vendi i tij u mor nga Stefano Domenikali, me Mario Almondon si drejtor teknik. Nik Frai: Goditja e merkatos!

Ish﷓bosi i Hondes, Nik Frai, tashme ne rolin e shefit ekzekutiv, ka ngritur ne qiell ardhjen e Ros Braunit ne rolin e bosit te skuadres qe nga sezoni 2008. “Nje nga objektivat e mia me madhore ne gjashte muajt e fundit ishte ai i sjelljes se inxhinjereve te talentuar ne skuader”, u shpreh ai. “Dhe me ardhjen e Rosit mendoj se realizuam goditjen me te bujshme te merkatos, pasi me eksperiencen qe gezon, ai do do te luaje nje rol vendimtar ne kthimin e Hondes ne nje ekip pretendent per titullin ne Formula 1. Puna qe ka bere me Ferrarin e ka kurorezuar me te drejte Rosin si nje nga inxhinjeret me te mire ne F.1 dhe une shpresoj qe tani ky talent te ndihmoje Honden”.
[/b]

[b]Fernando Alonso te Reno, “Fenomeni” kthehet në shtëpi

Gjashtë sezone në Formula 1, dy botërorë të fituar. Fernando Alonso rifillon nga Reno. Spanjolli 26-vjeçar ka bërë kthim prapa, duke u kthyer atje ku dhe u maturuan sukseset e tij (2005, 2006) duke u bërë edhe kampioni i botës më i ri i në moshë. Titulli 2006 ishte i fundit kur mundi në pistë legjendën e gjallë gjermane Mikael Shumaker. Në vitin 2007 ishte vetëm një hap larg titullit të tretë, që do ta shndërronte atë pilotin e parë spanjoll që fiton tre tituj botëror rresht. Fernando uy ndak në kuotën 109 pikë, kundër 110 pikëve që grumbulloi kampioni i botës Kimi Raikonen me Ferrari.

Në fakt, Botërori i fundit kishte tre armiq të mëdhenj për Alonson: Kimi Raikonen dhe Felipe Masa te Ferrari, por dhe një brenda shtëpisë Meklaren, Luis Hemiltonin.[/b]

[b]Shumi, taksist për të mos humbur avionin

Mikael Shumaker në rolin e pazakonshëm të një taksisti, për të mos humbur avionin. Ky është lajmi i gazetës së përditshme bavareze “Abendzeitung”. Kampioni gjerman gjendej në bordin e një taksie, që po e çonte ne aerostacionin e Koburgut - në shoqërinë e familjarëve të tij, - dhe duke pasur frikë se mund të humbiste avionin, i kërkoi shoferit ta drejtonte ai makinën duke bërë të mundur më aftësinë e tij të arrinte avionin gjerman në kohën që ai bëhej gati të niste fluturimin. [/b]

altino, prap hamilton do fitoje
mclaren eshte me i shpejti

[quote=genti23";p="20259]altino, prap hamilton do fitoje
mclaren eshte me i shpejti[/quote]

Prap :lol: :lol: pse kur ka fituar Gento? :lol: :lol:

[b]196 km/h ne autostrade, Hamilton humbet patenten

E Merkure, 19 Dhjetor 2007

Telashe per Ljuis Hamilton. Policia franceze i ka pezulluar per nje muaj patenten pilotit anglo-karaibik te McLaren, pasi e ka zene duke e ngare Mercedesin e tij me 196 km/h ne autostrade prane Laonit, qyteze ne veri te Frances. Policia i ka sekuestruar makinen dhe i ka vene nje gjobe prej 600 eurosh. Gjithcka ka ndodhur te dielen. Sipas asaj qe ka treguar nje polic, Halimton ka pranuar gjithcka dhe ka vendosur te bashkepunoje maksimalisht me forcat e rendit.[/b]

[b]E Enjte, 20 Dhjetor 2007

Ferrari i ri qe do te marre pjese ne sezonin 2008 do te prezantohet me 6 janar ne Maranelo. Kete e ka deklaruar ne Fiorano, presidenti i “Cavallino”, Luka Kordero di Montezemolo, dhe administratori i deleguar, Zhan Tod, me rastin e festes tradicionale me shtypin italian. “Nje dite me pas, u theksua, do te beje debutimin ne pisten e Fioranos”.
[/b]

Kam degju qe marrin pare te modhe kta pilotet Altin, e vertete???

Ta boj shoku nje aplikim per tek “Saviem”???

:lol: :lol:

Ferrari 2008

[b]F1/ BMW Sauber prezanton makinën e re

Munih (Gjermani) - Në vitin 2007 ishte forca e tretë e kampionatit botëror të Formula 1. Për sezonin e ri (2008), BMW shpreson ta përsërisë atë. Skuderia gjermane prezantoi makinën e re “F1.08” dhe bosi Mario Teisen pohoi: “Jemi të bindur se do të luftojmë edhe ne për të fituar titullin dhe të jemi midis tre protagonistëve. Kemi bërë shumë përparim vit pas viti. Kemi shumë besim se do ta ngushtojmë diferencën që na ndan nga Ferrari dhe Meklaren”. pilotët e BMW Sauber në kampionatin e kaluar në renditjen e konstruktorëve u renditën në vendin e dytë pas Ferrarit, por kjo erdhi edhe si pasojë e faktit që Meklarenit iu hoqën pikët. Dy pilotët zyrtarë të BMW janë Nik Hajdefeld dhe Robert Kubika.[/b]

[b]Raikonen: “Nisem si i barabartë me Masën”
Mugelo (Itali)- “Do të nisem si gjithmonë si i barabartë me Masën. Më pas, në një moment të caktuar skuadra do të vendosë se për kë do të ketë prioritet”. Kjo është deklarata e Kimi Raikonen. Finlandezi flet edhe për Hemiltonin, i zgjedhur nga një revistë britanike si piloti i vitit 2007. “Fitohet në pistë. Llogariten 10 pikë ata që janë fitojnë dhe klasifikimi në kampionat dhe jo pikët e dhëna nga një revistë”. Piloti i skuderisë së kuqe sheh sërish një sfidë Ferrari-Meklaren: “Por, është shtuar dhe Alonso. Kjo do të varet nga makian që do t’i japin”.

MASA- Piloti brazilian i Ferrarit, Felipe Masa, thotë se shpreson të ketë më shumë fat në vitin 2008. “Ekipi funksionon si grup. Më kanë njohur 100 për qind të asaj që kam bërë. Nëse do të kem shanse për të fituar do të bëjnë gjithçka për të më ndihmuar. Nuk kam dhënë më pak se Kimi. Deri në garën e Monzës isha përpara në klasifikim. Atje ndodhi edhe momenti më i shëmtuar për mua, për shkak të një problemi mekanik. Kisha potencialin e duhur për të fituar”. [/b]

[b]Masa, mbreti i akullit, mund Shumakerin
Felipe Masa mposht Mikael Shumakerin dhe Kimi Raikonenin në garën me makina FIAT 500 me rrota me zinxhirrë në liqenin e Madonës në Kampiljo. Braziliani bëri paraqitjen më të mirë në garën-shou, por nuk mungoi spektakli i Shumakerit, i cili ishte protagonist i disa veprimeve të bukura. Masa kaloi koalidatorët e “Kavalinos”, Badoer dh Zhene, të cilët dolën në vend të dytë dhe të tretë, ndërkohë që Shumakeri doli i katërti. I pafat ishte Raikonen, i cili në momentin që u tërhoq ishte në krye.

SHUMI – Nuk ka as edhe mundësi teorike të shohësh Mikael Shumakerin në një garë zyrtar në pistë. “Unë sërish në garë? Absolutisht, jo”, - pohoi Shumi. “Do të kthehem të bëj teste edhe me makinën e F2008, por jo shpesh”.[/b]

Meklaren “lidh” Luis Hemiltonin
Meklaren-Mercedes zgjati kontratë e pilotit britanik Luis Hemilton edhe për pesë vjetët të tjera, deri në fund të vitit 2012. Anglezi 23-vjeçar, nënkampion i botës në sezonin e tij të parë në Formula 1, është i destinuar të bëhet një “pilot faktor” i skuderisë anglo-gjermane. Me këtë marrëveshje të re Hemilton konsolidon rolin e tij si piloti i parë i ekipit të Rons Denis.

[b]DRIVER STANDINGS

01 Lewis Hamilton 14
02 Kimi Räikkönen 11
03 Nick Heidfeld 11
04 Heikki Kovalainen 10
05 Robert Kubica 8
06 Nico Rosberg 6
07 Fernando Alonso 6
08 Jarno Trulli 5
09 Kazuki Nakajima 3
10 Mark Webber 2

CONSTRUCTOR STANDINGS
01 McLaren-Mercedes 24
02 BMW 19
03 Ferrari 11
04 Williams-Toyota 9
05 Renault 6
06 Toyota 5
07 Red Bull-Renault 2
08 STR-Ferrari 2[/b]

raikonen fitues i gares se dyte ne malaysia