Formula 1

foto :duartrokas:

foto nga gara

[b]gara e pare ne australi

01 Lewis Hamilton 10
02 Nick Heidfeld 8
03 Nico Rosberg 6
04 Fernando Alonso 5
05 Heikki Kovalainen 4
06 Kazuki Nakajima 3
07 Sebastien Bourdais 2
08 Kimi Räikkönen 1

gara e dyte ne malaysia

renditja e gares se dyte ne malaysia

1 Kimi Raikkonen Scuderia Ferrari
2 Robert Kubica BMW Sauber F1
3 Heikki Kovalainen Vodafone McLaren Mercedes
4 Jarno Trulli Panasonic Toyota Racing
5 Lewis Hamilton Vodafone McLaren Mercedes
6 Nick Heidfeld BMW Sauber F1
7 Mark Webber Red Bull Racing
8 Fernando Alonso ING Renault F1
9 David Coulthard Red Bull Racing
10 Jenson Button Honda Racing Team
11 Nelson Piquet Jr. ING Renault F1
12 Giancarlo Fisichella Force India F1
13 Rubens Barrichello Honda Racing Team
14 Nico Rosberg AT&T Williams F1 Team
15 Anthony Davidson Super Aguri F1
16 Takuma Sato Super Aguri F1
17 Kazuki Nakajima AT&T Williams F1 Team

jashte gare dolen

Sebastian Vettel Scuderia Toro Rosso
Felipe Massa Scuderia Ferrari
Adrian Sutil Force India F1
Timo Glock Panasonic Toyota Racing
Sebastien Bourdais Scuderia Toro Rosso [/b]

Ndoshta do të duhen dekada që ti fozët e Formula 1 të shohin një tjetër garë të tillë. Çmimi i Madh i Brazilit ka dhënë mbrëmë verdiktet përfundimtare në këtë sport, me Ljuis Hamilton që shpallet kampion bote vetëm në kthesën e parafundit, pasi u rendit i pesti në Inter Lagos. Gara u fitua ashtu siç pritej nga Felipe Masa, që përpara tifozëve të tij ka treguar një formë të jashtëzakonshme. Por, shiu i nisur 7 xhiro para fundit rrezikoi të prishte gjithçka për Hamilton, i cili u parakalua nga Sebastian Vetel, që për ironi ka një makinë që përdor motorr Ferrari. Vetëm dalja e Timo Glok pak metra para fundit të garës, bëri që anglezi të bëhej kampion bote. Por pas kësaj, qëndron historia e garës më të paharrueshme në Formula 1. Duke nisur nga vetë britaniku i MekLaren, që ka larguar fantazmat e një viti më parë dhe është ngjitur në fron. Madje, si piloti më i ri që arrin ta bëjë një gjë të tillë. Një kampion i denjë, që e ka dominuar këtë sezon dhe që do të ishte mëkat ta humbiste mbrëmë.
E pabesueshme!
Shtatë xhiro para fundit, Hamilton ishte duke garuar i qetë, në vendin e katërt dhe duke patur pas vetes Vetel e Timo Glok. Por, një regji djallëzore tregoi pikat e shiut dhe britaniku është ndjerë i trembur. Makinat u futën në bokse, por nuk e bëri këtë Timo Glok me Tojotën. Gjermani preferoi të mos ndërronte gomat dhe natyrisht që fitoi sekonda të vlefshme, duke nxjerrë Hamilton të pestin. Por, në xhiron e parafundit, britaniku i MekLaren gaboi një frenim dhe Vetel iu vërsul, duke e parakaluar. Vendi i gjashtë për Hamilton do të thotë se Masa është kampion. Kjo i shokoi të gjithë, sidomos në bokset e MekLaren, ku ishte e gjithë familja e Ljuis. Por, dy kthesa para përfundimit, Vetel dhe Hamilton kalojnë Timo Glok dhe e pabesueshmja u bë realitet. Festa zhvillohet në bokset e dy skuderive, pasi te Ferrari nuk e kanë kuptuar ngadalësimin e Glok. I pari Masa, pas tij Alonso, Raikonen, Vetel e Hamilton. Titulli i shkon këtij të fundit.
Zhgënjimi
Ferrari është shpallur kampion për konstruktorë, ppor, zhgënjimi në skuderinë e Maranelos mund të vihej re lehtë në fund. Masa shpërtheu në lot, ndoshta i vetëdijshëm se një shans i tillë nuk mund t’i vijë shpesh në karrierë. Për më tepër përballë tifozëve të tij. Ferrari nuk e humbi titullin sepse Hamilton u rendit i pesti, por për gabimet e vogla gjatë vitit, që tani në fund rezultojnë decizive. Britanikut të MekLaren i mjaftonte një vend i pestë dhe ai e arriti. Natyrisht që mekanikët dhe drejtuesit te kokëkuqja kanë shumë pengje nga ky sezon, ashtu si Masa në pod. Ai fitoi 6 gara, një më shumë se rivali. Edhe makina F2008 ishte më e mirë. Por, kampioni u shpall Hamilton. E meritonte!

Eshte padyshim plioti me i mirë i te gjitha koherave Michael Schumacher /40/ fletë shpesh per momentin me shokues ne karieren e tij.Aksidentin e rende te pesuar ne Silverstone para 10 vjeteve.

Me 11 korrik 1999 Michael Shumacheri 7 here kampion i Formula1, doli nga pista dhe ra brutalisht ne barikaden e gomave…

Une qendroja i heshtur dhe zbuloja qe secilen here e me shume e ndeja impulsin e zemres, ndjeja se po me ngadalsohej rrahja e zemres dhe papritmas dhe mu ndal.Dritat mu fiken.Dhe mendoja se keshtu vertet duhet te ndjehesh kur duhet te nisesh rrugen per ne qiell.

Momente ne mes jetes dhe vdekjes dhe per shumacherin veshtirrë te besohet.
Askush nuk arriti te ma shpjegoj se qka ndodhi ate dite.Nuk arrij ta kutpoj sa jam larguar nga jeta apo ishte vetem nje moment shokues.E di vetem se zemra mu ndal se rrahuri. Ishte nje pervoje interesante.

Nje Video nga youtube dhe ca foto mjaftë interesante nga Aksidenti shokues i 1999 ne Silversonte ku Schumacher pesoi akidentin me te rende ne karrieren e tij…
Bild.de

Në një intervistë televizive, ish-piloti i Ferrarit tregon për aksidentin, ku theu këmbën e djathtë

Shumaker: Në Silverson, mendova se vdiqa!

“Befasisht, zemra ndali së rrahuri dhe gjithçka rreth meje u bë e zezë.” Këto janë fjalët e Mikael Shumakerit, shtatë herë kampion i botës në Formulën 1, gjatë një interviste televizive, të transmentuar nga televizioni gjerman ZDF.

Ky kujtim, i pathënë më parë, i referohet aksidentit në Silverston, gjatë Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe, në vitin 1999. Në atë rast, piloti i Ferrarit theu këmbën e djathtë në dy vende.

“Në çastin e përplasjes mendova me vete se kjo është ajo që ndjenjë njerëzit kur shkojnë në botën e përtejshme, - vazhdon Shumi. - Nuk e di për sa kohë nuk isha më në jetë apo, nëse ka qenë vetëm një humbje e koshiencës, një moment paniku. Mua më mjaton të di se në ato momente zemra ime nuk rrihte më.

Të paktën, këtë ndjeva unë.” Një vit pas aksidentit, Shumakeri fitoi titullin e parë, nga pesë radhazi me Ferrarin. Piloti gjerman ka përgënjeshtuar çdo nostalgji, duke thënë se s’ka ndër mend të rikthehet në pistë. “Isha pilot për 16 vjet, pastaj më mungoi ai motivim që më shtynte të ngisja makinën.” Shumakeri ka qenë prezent gjatë prezantimit të Ferrarit, ditën e hënë në Muxhelo.

FIA konfirmon numrat e pilotëve

FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit) ka konfirmuar listën e numrave të pilotëve në kampionatin e ardhshëm të Formulës 1. Piloti anglezi i McLaren, Ljuis Hamilton, do të marrë numrin 1, që i takon kampionit të botës në fuqi.

Në krahasim me sezonin e kaluar, Sebastian Buemi i Toro Rosso është i vetmi emër i ri, ndërsa Hondës i janë rezervuar dy vente, edhe pse japonezët e kanë nxjerrë në shitje skuderinë. Numri 13 nuk i jepet asnjë piloti, sepse përfaqëson “surin e keq” në garat e automobilizmit.

Lista e pilotëve për 2009-n
1.Ljuis Hamilton (McLaren)
2.Heki Kovalainen (McLaren)
3.Kimi Raikonen (Ferrari)
4.Felipe Masa (Ferrari)
5.Robert Kubica (BMW)
6.Nik Heidfeld (BMW)
7.Fernando Alonso (Renault)
8.Nelson Pike (Renault)
9.Jarno Truli (Toyota)
10.Timo Glok (Toyota)
11.Sebastien Buemi (Toro Rosso)
12.I pacaktuar (Toro Rosso)
14.Mark Veber (Red Bull)
15.Sebastian Vetel (Red Bull)
16.Niko Rozberg (Williams)
17.Kazuki Nakaxhima (Williams)
18.I pacaktuar (Honda)
19.I pacaktuar (Honda)
20.Adrian Sutil (India)
21.Xh.Fizikela (India)

Boland, pasi hodhi “baltë” mbi britanikun e McLarenit, tërheq akuzat

Nëpunësi i kërkon falje Denisit

Piter Boland, ish-punonjës i Ron Denisit, ka kërkuar ndjesë publikisht dhe e ka mbyllur çështjen gjyqësore kundër “bosit” të McLaren. Boland, që punonte në një kompani ajrore, kishte deklaruar se Denisin filloi ta trajtonte keq dhe e pushoi nga puna, sepse kujtonte se ishte gay. Ai e hodhi në gjyq Ron Denisin, por dje bëri një hap prapa.

Gjatë një komunikate për shtyp, Boland kërkoi ndjesë: “Kam vendosur ta mbyll gjyqin ndaj zotit Denis dhe t’i kërkoj ndjesë. I kërkoj ndjesë edhe Gjykatës së Sauthemptonit për humbjen e kohës, si dhe i tërheq fjalët racist apo i paskrupullt ndaj Denisit. Jam bërë pishman për ato që kam thënë.

Unë ashtu e mendoja, por tani e kuptoj se kam lënduar shumë persona dhe më vjen keq”. Boland kishte përfunduar në gjykatë, pasi refuzoi të kthente makinën e punës, të cilën po e mbante me forcë, duke kërkuar dëmshpërblim për shkarkimin e padrejtë.

“Do ta dorëzoj makinën dhe në të ardhmen nuk do të bëj më asnjë koment, në lidhje me këtë çështje. Gjithçka mbyllet këtu, unë do të vazhdoj jetën time dhe, e përsëris edhe një herë, keqardhjen time për ato që thashë.”

Silverstoni, nga F1 në Moto GP

Pista e Silvestonit ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me “Dorna Sports” dhe, duke nisur që nga viti 2010, do të presë Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe në Moto GP. Pista ku zhvillohen garat e Formulës 1 merr këtë privilegj nga “duart” e Doningtonit, pista tradicionale në Angli për garat me motorë.

Kësisoj, sivjet Moto GP do të garojë për herë të fundit në Donington, pas 28 vitesh. “Jemi shumë të zhgënjyer nga kjo, por nuk mund të bëjmë asgjë për të reaguar,” - tha Simon Xhilet, pronari i pistës së Doningtonit.

Veber: Do të jetë viti i BMW-së

Mark Veber ka mendimin se skuderia BMW do të jetë në gjendje të mposhtë Ferrarin dhe McLarenin, në luftën për titullin në Formulën 1. Piloti i Red Bull, që është riaftësuar, pasi theu këmbën, tha për BBC-në: “Unë parashikoj se BMW-ja do të fitojë titullin.

Ata kanë filluar punën të parët dhe kam vënë re një ambicie për të habitur. Kanë një makinë shumë të mirë dhe do të jetë surpriza e sezonit. Red Bulli? Ne ende nuk mund të fitojmë titullin kampion, por jam i sigurt se do jemi një hap më para se sezoni i kaluar.

Nis shumë keq aventura mbi dy rrota e Majkëll Shumakerit. Piloti gjerman, I cili është impenjuar në disa prova të cirkuitit të Kartagjenës, në prag të kampionatit gjerman të “superbike”, është rrëzuar dhunshëm nga motori I tij. Shumi po ngiste një motor Honda 1000CBR Firebale të skuadrës Holzhauer, kur është rrezuar. Ai është dërguar menjëherënë spital, për t’u siguruar mbi shëndetin e tij. Sipas “Markës”, kapësuar trauma në kokë. Shumakeri është gjetur pa ndjenja nga ndihma e shpejtë, por është përmendur pas disa minutash. Shtatë herë kampioni I botës ka pasur dhimbje në qafë dhe për këtë arsye I është vënë një mbrojtëse. “Gjendja e tij nuk është e rëndë”, - është shprehur dokori Françisko Martinez.

Askident tragjik, vdes piloti i “Freestyle”

Amerikani Xheremi Lusk, 24 vjeç, fitues i disa medaljeve në X-Games, ka humbur jetën pas një saltroje në 10 metra lartësi, gjatë një gare që po zhvillohej në Kosta Rika. Ngjarja e rëndë ndodhi në San Joze, para 17 mijë spektatorëve të pranishëm. Luks, me origjinë nga San Diego, pëprlasi kokën në rënie e sipër. Djaloshi në fjalë ka pasur hematoma të rënda në kokë dhe, pavarëisht se u dërgua në spital në gjendje kome, ka humbur jetën. Ndërhyrja kirurgjikale e mjekëve nuk ka dhënë sukses. Në të njëjtin rast, një vit më parë, mototçiklisti amerikan ka fituar trofeun e parë. Familjarët e Lusk ishin të pranishëm në momentin e aksidentit. Meqenëse kishte fituar disa medalje në garat e fundit të X-Games, Lusk kishte fituar edhe titullin “Piloti më I mirë I FMX për vitin 2008”.

Burimi:Sporti Shqiptare

dhe pak dite na ndajne nga vashdimi i F1
mesi po pres i vetmi sport qe me pelqen.

[b]Baton favorit, F1 rrezikon besueshmërinë

[/b]Brawn GP dhe Toyota janë dy makinat më të shpejta, në bazë të rregullave të reja të FIA-s
Formula 1 përgatitet për një fillim kampionati në kaos. Ky sport, i përfshirë totalisht nga kriza ekonomike, rrezikon që të humbasë edhe besueshmërinë. Kjo duket qartë edhe nga fjalët e “bosit”, Berni Ekleston, i cili ka parashikuar Xhenston Batonin, si fitues në garën e parë të Australisë dhe shton: “Nuk ka shumë rëndësi se kush do të fitojë, sepse gjithsesi do të flitet për manipulim apo parregullsi. Duket se dy apo tre skuderi, Toyota dhe Brauw me siguri, kanë intreprentuar rregulloren në një mënyrë të ndryshme nga të tjetër. Sipas FIA-s gjithçka është në rregull. Çdo skuderi ka të drejtë të paraqesë ankesat e saj para garës, por në Melburn do të garohet. Vendimet do të merren pas garës.”
E përkthyer ndryshe do të thotë: mjafton një ankesë dhe rezultati i garës së parë do të mbetet pezull, derisa të jepet vendimi i Gjykatës së Apelit në Paris, e cila ka të drejtë të pranojë apo jo rezultatin e garës. Situata është më shqetësuese duke parë atë që ndodhi në vitin 2005, kur Alonso përdori të famshim “mass damper” për të fituar titullin. Kaloi një vit e gjysmë përpara se FIA ta quante shkelje diçka të tillë. Kjo situatë mund të përsëritet në Australi, por në fund të fundit ai që e paguan më shtrenjtë është publiku, që nuk do t’ia dijë për tema inxhinierike, por kërkon të shoh makika dhe pilotë të shpejtë që rivalizojnë në pistë.
Pastaj është edhe një çështje që ka mbetur pezull, por duhet të zgjidhet menjëherë. A mund të ndryshohet motori nga e shtuna të dielën? Ferrari thotë “po”, ndërsa shumë skuderi të tjera pohojnë të kundërtën. Por në mes të kësaj rrëmuje, FIA mendon për rregulloren e vitit 2010, në të cilën mendohet për dy kategori të Formulës 1, që do të garojnë sëbashku. Në njërën kategori do të jenë skuderitë e pasura, ndërsa në tjetrën ato skuderi që do të paguajnë kuotën minimale të regjistrimit, 33 milionë euro. Kjo është një nga të rejat e presidentit, Maks Mozlei, sikurse është premtimi për ndarje të barabartë mes skuderive të të ardhurave televizive, që del bie ndesh me vullnetin e FOTA (shoqata e konstrukorëve), e cila ka vendosur t’i lërë gjërat në vend-numëro deri në vitin 2010.
Paradoksi është se skuderitë që paguajnë 33 milionë euro do të kenë mundësinë të bëjnë korrigjime areodinamike sa herë ta shohin të arsyeshme, ndërsa nga skuderitë “e pasura” kanë të drejtë vetëm tetë herë gjashtë 300 ditëve që të punojnë në lidhje me këtë pikë shumë të rëndësishme. Puna e bërë sivjet nga Brauw, e rregullt apo jo, shpjegon se cilat mund të jenë avantazhet e të punuarit vetëm në një zonë të caktuar të makinës. Gjithsesi, futja e “skontos” në Formulën 1, ka pasur skenare të paparashikueshme. Xhiankarlo Minardi mendon të rikthehet: “Nëse është e vërtetë ajo që thotë FIA, atëherë ky është një rast për mos u humbur. Mund të jemi kompetitiv me 30 milionë euro. Në vitin 2005 unë kisha tri makina, bëra 450 orë teste në galerinë e erës, dhe shpenzova 25 milionë.
Ndryshimi është se atëherë FIA nuk i përfillte skuderitë e vogla, ndërsa tani po i kërkon me ngulm kundrejt 30 milionë eurove. Personalisht jam në pritje.” Nga ana tjetër, Minardi mendon se kjo mund të jetë edhe një manovër e dyshes Ekleston-Mozlei për të krijuar përçarje mes skuderive, të cilat në muajin nëntor u bashkuan për herë të parë në urdhërat e Montexemolos. “Duket e pamundur, por mund të ketë një luftë mes Ferrarit dhe McLarenit nga njëra anë dhe drejtuesve më të lartë të këtij sporti nga ana tjetër,” - tha ai.

Ish-kampioni del kundër rregullave të reja në F1: Rrezikojmë të shohim diçka absurde
Shumi: Ndryshime pa asnjë kuptim!

Korit të atyre që janë kundra rregullave të reja në Formulën 1 i është bashkuar dhe Mikael Shumaker. Shtatë herë kampioni i botës shpjegon përse e mendon ndryshe nga FIA dhe Eklestoni. “Nuk mendoj se këto ndryshime do të përmirësojnë Formulën 1, sepse më duken ndryshime të pakuptimta, - tha gjermani. - Në veçanti nuk më ka pëlqyer rregulli që i jepet titullin atij që fiton më shumë gara dhe jo atij që ka më shumë pikë. Fituesi mund të shpërblehet duke marrë më shumë pikë, por kështu si po veprohet rrezikojmë të shohim diçka absurde. Njerëzit mund të pyesin përse doli kampion dikush që mund të ketë edhe më pak pikë se vendi i dytë në renditjen e përgjithshme.
Ndryshimi i dy rregullave, dy javë para fillimit të kampionatit, mund të jetë shumë i dëmshëm. Të gjithë ne duhet të bëjmë të mundur që Formula 1 të mbetet numri 1 përsa i garave motorike.” Javën e kaluar, Shumi ka qenë në Barcelonë ku ka ndjekur nga pranë provat e Felipe Masës dhe Kimi Raikonenin. Ishte një rast i mirë për të krijuar në ide në prag të garës së parë sezonale. “Përshtypja ime është se Ferrari është në formë dhe në gjendje për të luftuar për titullin. Ndoqa edhe skuderitë e tjera. Janë të shumta ato që mund të luftojnë titullin. Në të vërtetë McLaren ka probleme, por Renault, Toyota, BMW dhe Williams kanë ngushtuar diferencën me kryesuesit. Pastaj është edhe Brawn GP.
Në testet e fundit kanë qenë 1 sekondë më të shpejtë se të gjithë. Nëse vazhdojnë kështu, atëherë do të jenë skuderia për t’u mundur. “Të mëdhatë” mund ta ngushtojnë këtë diferencë, por e nisin sezonin në malore.” Shumaker përfundoi deklaratën e tij duke “thumbuar” McLarenin dhe Ljuis Hamiltonin. “McLareni nuk është në formë. Gjatë gjithë testeve të dimrit nuk ka qenë asnjëherë kompetitive. Ndoshta do ta kalojë këtë periudhë të vështirë, por unë e shoh të pamundur që Hamiltoni të luftojë për titullin. KERS? Ka qenë faktori që po e bënë këtë fillim kampionati shumë të çuditshëm dhe me shumë dilema para garës së parë.”

Alonso: Askush nuk pyet pilotët!

E marta ka qenë dita “shokuese” në të cilën FIA (Federata ndërkombëtare e automobilizmit) mori vendimin befasues. E mërkura ka qenë dita e meditimit, ndërsa dje kanë ardhur reagimet. Në Londër, FOTA (shoqata e konstruktorëve) do të bëj një mbledhje të drejtuar nga Flavio Britatore ku do të mendohet përgjigja për “sulmin” e pësuar nga Mozlei dhe Ekleston. Kryesisht ata janë kundra sistemit të ri, që i jep titullin pilotit që ka fituar më shumë gara dhe jo atij që grumbullon më shumë pikë. Kundër kësaj është edhe piloti i Renault, Fernando Alonso. Dy herë kampioni i Botës tha:
“Pilotët nuk patën mundësinë të japin idetë e tyre para FIA-s. Askush nuk na pyet ne. Por në këtë rast situata është më e rëndë sepse nuk u pyetën as skuderitë, sponsorët dhe tifozët. Nuk e kuptoj nevojën e ndryshimit të rregullave në çdo sezon. Kjo po krijon vetëm rrëmujë dhe paqartësi.” Ndërkohë, sipas Briatores: “Përcaktimi i çmimit tavan për pjesëmarrjen nuk ishte një prioritet, sepse të gjitha skuderitë kanë bërë një punë kolosale për të ulur kostot. Rregullat duhet të jenë të njëjta për të gjithë dhe diferencën në pistë duhet ta bëj motori dhe piloti, jo “kleçka” dhe hile inxhinierësh.” Ndërsa në lidhje me rregullin për kampionin, Flavio u treguam më i butë: “Pilotët do të kenë një motivim shtesë për të dhënë maksimumin, duhet të fitojnë gjithmonë.”

Presidenti i FIA-s, pasi tërhoqi rregullin: Kam thënë se skuadrat ishin dakord për pikësimin

Faji? I tëri i Berni Eklestonit. Dy ditë pasi FIA bëri marsh mbrapa në lidhje me mënyrën e shpalljes kampion të pilotëve në sezonin e ardhshëm, presidenti Maks Moslei, i intervistuar nga “Daily Telegraph”, i zbrazet bosit të FOM-it, duke u ndalur tek ajo që ai kishte shkruar në komunikatën e publikuar të premten nga FIA.
Prapaskenat ‑ I detyruar të lëshonte pe para kompaktësisë së shfaqur nga skuadrat, Mosli jep një tablo kurioze të asaj që kishte ndodhur të mërkurën kur shkoi në Paris. “Eklestoni më kishte thënë se kishte biseduar me të gjitha skuadrat dhe se të gjitha ishin të kënaqura. Kjo më shtyu të mendoja se skuadrat ishin dakord dhe se Këshilli Botëror kishte krijuar të njëjtën mbresë”. Por nëse gjërat do të ishin kështu, përse FOTA (asosacioni i skuadrave) duhet të paraqiste një propozim alternativ? Po përse Mosli nuk mendoi t’i bënte një telefonatë presidentit të FOTA-s, Montexemolos, përpara se të bëhej mbledhja e Këshillit Botëror për të konfirmuar fjalët e Eklestonit?
BRIATORE ‑ Në realitet, Mosli nuk e kishte menduar se do të ngjallte një reagim të tillë nga ana e skuadrave. “Ajo që ndodhi tregon se nëse skuadrat janë së bashku, kanë një zë vendimtar në çdo gjë”, thotë Flavio Briatore. “Nuk është e vërtetë që skuadrat janë informuar dhe megjithatë me Eklestonen kemi folur për medaljet, por kurrë për kriterin e aprovuar më pas nga Këshilli Botëror. Përse dolëm kundër? Sepse nuk e shohim një risi interesante, kjo është e gjitha”.
TAVANI ‑ Pasi e humbi raundin e parë në betejën kundër skuadrave, tani Mosli ka frikë se FOTA ka më shumë autoritet dhe i ka hyrë punës për të përçarë skuadrat. Si? Duke futur në sezonin 2010 tavanin e shpenzimeve. “Skuadrat e dinin se ne ishim për një buxhet të kufizuar, por nuk e prisnin që ne do ta bënim sipas mënyrës sonë”, ka shtuar Moslei në intervistën e dhënë për “Daily Telegraph”. “U ankuan sepse nuk ishim konsultuar më parë, por ne kemi folur shumë me skuadra si Force India dhe Williams, të cilat u treguan pro këtij tavani. Nuk kam folur kohët e fundit me Mateskitz (bosi i skuadrës Red Bull), por mendoj se është dakord”.
PROTESTAT ‑ Kjo është një çështje që mund t’i përçajë dhjetë skuadrat në fillim të Botërorit që nis të dielën në Melburn. Moslei e di këtë dhe shprehet: “Protestat për shpërndarësin e pasmë të makinave të përdorur nga BrawnGP, Toyota dhe Williams? Dikush duhet të ankohet dhe të shkojë te komisarët e garave. Më pas ai që ndihet i penalizuar do të bëjë apel dhe gjithçka do të përfundojë në Gjykatën e Apelit”. Vetë presidenti federal, duke nxjerrë të larë delegatin e tij teknik, Çarli Uiting (i cili para disa ditësh kishte konfirmuar vullnetin për të interpretuar ndryshe të dhënat e tre skuadrave nën akuzë), ka pasur ndërmend ta dërgojë këtë çështje te gjykatësit. “Nëse do të kishim pasur më shumë kohë, do ta kisha çuar këtë çështje në gjykatë para garës në Australi. Mendova ta bëja këtë javë, por nuk ishte momenti i duhur. Nuk do të ishte e drejtë. Por nëse skuadrat mendonin se ky dispozitiv ishte ilegal, nuk duhet ta kishin përdorur që nga testet e bëra në Barcelonë”.
Kampioni, mbi Çmimin e Madh të Australisë: Për momentin na mungon diçka, por kam besim
Hamilton: Nuk jemi as për podium
Kur gara e parë e këtij sezoni do edhe një javë që të zhvillohet, Ljuis Hamilton e sheh me pesimizëm Çmimin e madh të Melburnit, por me besim të madh sezonin e ri. Ndoshta e kanë dekurajuar testet dimërore dhe për këtë ai shprehet: “Në dy vitet e fundit kam garuar me McLaren dhe skuadra ka prodhuar një makinë fantastike. Për momentin makina e këtij viti është pak mbrapa në raport me të tjerat. Për garën e parë nuk jam as për podium”, ka thënë ai për gazetën “Guardian”. “Por kam besim absolut që do të arrijmë të bëjmë progres dhe të jemi më konkurrues në vazhdim të sezonit. Jemi duke punuar shumë dhe po bëjmë të pamundurën. Edhe unë do të bëj pjesën time, do të punoj me Kovalainenin për të ecur më shpejt”. Në lidhje me garën në Australi, sqaron: “Do të bëj gjithçka për t’u nisur nga radha e parë, por nëse nuk arrij, do të jap gjithçka në garë”.
URTESI ‑ Hamiltoni e di se do të jetë e vështirë të mbrojë kurorën dhe thotë: “E fitova titullin vjet sepse m’u dha një mundësi e madhe, një makinë fantastike dhe një skuadër e mrekullueshme, e cila ka punuar jashtëzakonisht shumë. Por më duhet të mendoj se gjërat nuk do të shkojnë gjithmonë kështu; një herë fitojmë ne, herën tjetër dikush tjetër. Nuk e di sa tituj do të fitoj, por jam i përkushtuar më shumë se kurrë”. Aspektet pozitive megjithatë nuk mungojnë. “Nuk kam më stres si më parë, gjërat ecin mirë, sponsorët janë të kënaqur, drejtuesi i skuadrës po ashtu dhe më duhet të arrij ta kanalizoj në favorin tim këtë energji pozitive”. Dikush mandje e krahason me Mikael Shumakerin: “Mikaeli ka arritur suksese të pabesueshme dhe unë nuk jam këtu për të thyer rekordet e tij. Që fëmijë doja të garoja në Formula 1, doja të bëhesha kampion bote dhe të ecja në gjurmët e Airton Senës, që fitoi 3 botërorë. Mendoj edhe për Alen Prostin dhe Sër Xheki Stjuart: të gjithë këta kanë fituar më shumë se një kampionat dhe do të doja të isha pjesë e grupit të tyre. Do të ishte e mrekullueshme”.

Burimi:Sporti Shqiptare

Piloti brazilian: Mbetem me këmbë në tokë, por parashikoj surpriza
në garën e parë. Jemi të shpejtë dhe të besueshëm

Kur e shihje duke ecur në bokset gjysmë të boshatisura të Herez de la Fronterës, dukej si një debutues në kërkim të një vendi pune. Një tutë e bardhë, pa asnjë sponsor, një kapele në kokë dhe Rubens Barrikelo punonte me një entuziazëm të papritur për dikë që ka bërë 268 gara në Formulën 1, më shumë se të gjithë pilotët e tjerë pjesëmarrës në këtë kampionat. 36-vjeçari nga Brazili do të fillojë sezonin e tij të 17-të, të dielën në Melburn, pasi fitoi balotazhin me Bruno Senën për një vend në Brawn GP (ish-Honda). Sapo zbriti në pistë Barrikelo tregoi se së bashku me shokun e skuderisë Xhenson Baton janë favoritë për fitoren, të dielën në “Albert Park”. “Kemi bërë vetëm gjashtë ditë prova intesive dhe çdo parashikim më duket i rrezikshëm. Unë qëndroj me këmbë në tokë, por nuk mund ta fsheh se në Melburn do të garoj për të fituar”.

- Si është forma e Brawn GP?

  • Kemi qenë skuadra më e shpejtë në testimet e bëra kohët e fundit dhe kemi ardhur me besim të madh në Australi. Mund të bëjmë suprizën.
    - Gjatë dimrit nuk dihej nëse skuadra do të mbijetonte pas largimit të Hondës, ndërsa në muajin mars keni qenë më të shpejtët në pistë. E prisnin diçka të tillë?
  • Muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë për të ardhmen e skuderisë, por teknikët nuk kanë rreshtur së punuari. Të dhënat që vinin nga galeria e erës tregonin se po lindëte një makinë e shkëlqyer.
    - Krejtësisht ndryshe nga Honda e tre viteve të fundit…
  • Sidomos në dy sezonet e fundit gjërat u bënë shumë kritike. Mendonim se e keqja nuk kishte kufi. Në fund të 2005-s u largova nga Ferrari për të gjetur një skuadër, me të cilën të luftoja për kampionatin, pa pasur dikë që më thoshte gjithmonë se çfarë të bëj, kur mund të fitoja dhe kur jo. Vetëm se deri tani nuk e kam pasur asnjëherë makinën e duhur në dispozicion për të fituar garat. Honda e dy viteve të fundit ishte pothuajse një ofendim për ne pilotët.
    - Por tani…
  • Kam me të vërtet një makinë kompetitive. Kemi një skuadër të vogël, por me shumë njerëz cilësorë. Kemi kaluar katër muaj duke punuar sepse e dinim çfarë duhej të ndryshonim. Tani është momenti që kjo makinë të zbresë në pistë dhe të fitojë garat. Mund t’ia dal.
    - Karriera juaj u duk e mbyllur, pasi flitej se nipi i Senës, Bruno Sena do t’iu zinte vendin…
  • Bruno nuk ka firmosur asnjëherë me Ros Braunin, sepse ky e dinte çfarë piloti donte. Ndoshta shumë njerëz nuk e dinë sa i shpejtë jam unë, por Rosi nuk bën pjesë mes tyre.
    - Çfarë ndryshimi ka ndërmjet motorit Honda dhe atij Mercedes?
  • Mund të them se tani makina ecën më shpejt, shumë më shpejt.
    - Te McLareni do të donin të kishin makinën tuaj…
  • Kohët e fundit kam vënë re se kanë pasur disa probleme aerodinamike. Janë në një situatë ndryshe nga dy vitet e fundit, por do të përmirësohen shpejt. Thjesht mendoj se Hamiltoni do ta ketë të vështirë të ngjitet në podium në tri apo katër garat e para.
    - Do të shkonit te McLareni nëse iu thërrasin?
    - Tani që më kanë dhënë një makinë të mirë dhe liri për të fituar sa herë të dua, nuk kam ndërmend të largohem nga Brawn GP për asgjë në botë.
    - Mendohet se rregullat e reja do të favorizojnë parakalimet…
  • Unë them se po, sepse pesha aerodinamike ka rënë dhe KERS-i jep avantazhe.
    - Por ju nuk e keni KERS-in, ndiheni i penalizuar?
  • Nuk besoj, por gjithsesi s’kishim si të bënim ndryshe. Me të gjitha vështirësitë që kemi pasur gjatë dimrit, KERS-i ishte problemi i fundit që na shqetësonte.
    - “Braun GP” është nën vëzhgim për modifikimet në nxjerrjen e gazrave të motorit. Ju sikletos diçka e tillë?
  • Nuk më ka bezdisur fakti se për katër muaj të gjithë thonin se Sena do të kishte makinën time, mendoni se do të bezdisem që kam një makinë ndryshe nga të tjerët? Ne e kemi lexuar rregulloren ndryshe nga të tjerët dhe nuk fshehim asgjë. Të dhënat janë në tavolinë, nuk kemi bërë shkelje.

SUPER PATENTA - FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizimit) dëgjoi dje prostesat e pilotëve për rritjen e çmimit për super- patentën, e cila të jep mundësinë të garosh në kampionatin e Formulës 1. “Pas një takimi që pata me shoqatën e pilotëve vendosa ta hedh poshtë rritjen e çmimit,” - tha Maks Mozlei. Në fillim të çdo sezoni pilotët duhet të rinovojnë superpatentën dhe në këtë mënyrë paguajnë gjobat që kanë marrë gjatë sezonit për shkelje të ndryshme. Për shembull, kampionit të botës, Ljuis Hamilton, i kushtoi rreth 200 mijë euro regjistrimi në kampionatin e sivjetshëm.

LAUDA - “Në bazë të asaj që kam parë gjatë testeve të dimrit, Ferrari dhe BMW janë skuderitë që do të luftojnë për titullin kampion, ndërsa Red Bull do të jetë surpriza”. Ky është parashikimi i ish-kampionit të Botës, Niki Lauda, në një intervistë për “Kicker”. Përsa i përket McLarenit, austriaku tha: “Nuk më kanë lënë një përshtypje të mirë. Mund të pretendojë vetëm nëse e zgjidh krizën brenda dy-tre garash, sepse në verë mund të jetë shumë vonë”.

EKLESTON - Sezoni i Formulës 1 nuk ka nisur ende, por polemikat kanë filluar më të nxehta se kurrë. Dje ka ardhur “shkëndija” e radhës teksa “bosi” i këtij sporti, Berni Ekleston, deklaroi se Flavio Briatore (drejtues i Renault) dhe Ron Denis (presidenti i McLaren), kanë kërcënuar me bojkot. “Flavio më tha se nuk do ta hipte makinën në aeroplan për të ardhur në Melburn. Të njëjtën gjë më tha dhe Denis kur foli në emër të FOTA-s, - tha Ekleston. - Atëherë i anullova fluturimet e tyre, sepse transporti kushton një mal me lekë. Por ata erdhën vetë në Melburn, mesa duket kanë ndryshuar ide.

“Kokëkuqja” është një shkallë mbi të tjerat edhe në ekonomi
Ferrari fiton më shumë, shpenzon më pak!
Të fitosh në Formulën 1 kushton mesatarisht 135 milionë euro, një shifër katër herë më e madhe se çmimi tavan i vënë nga FIA për pjesëmarrjen në këtë kampionat. Sipas analizës së një agjensie nga Bolonja, në vitin 2008, Ferrari ka qenë skuaderia më efiçente në terma kosto/përfitim. Pra, shpenzimet vjetore pjestohen me arritjet. Tetë fitoret e vitit 2008 i kanë kushtuar Ferrarit 41 milionë euro secila, ndërsa McLareni ka shpenzuar 57 milionë euro për çdo fitore. BMW ka shpenzuar 290 milionë euro për një fitore të vetme, ndërsa Toro Roso harxhoi 101.4 milion. 702 pikët që u dhanë në kampionatin e fundit kanë pasur një mesatare 3.5 milionë euro secili. Edhe në këtë rast kryeson Ferrari me 1.9 milionë euro të harxhuar për çdo pikë. Në vendin e dytë është BMW-ja me 2.1 milionë dhe pastaj vjen McLareni me 2.3 milionë euro. Mes zhgënjimeve më të mëdha kanë qenë Toyota dhe Honda. E para ka shpenzuar 22.5 milionë euro për çdo pikë të marrë, ndërsa e dyta ka harxuar 6.3 milionë. Sipas agjensisë që ka bërë këtë analizë, firmat e telekomunikacionit përbëjnë 71% të sponsorëve në Formulën 1.

Makinat dhe rregullat e Formulës 1 kanë ndryshuar radikalisht. 10 gjërat që duhet të dini…


Kampionati botëror i Formulës 1 fillon fundjavën e ardhshme në Melburn dhe mbart me vete shumë ndryshime: KERS-i, gomat e lëmuara dhe krahë të reja aerodinamike. Objektivi i drejtuesve të këtij sporti është të favorizojnë parakalimet dhe si rrjedhojë spektaklin. Vetëm pikësimi ka mbetur i njëjtë me vitin 2008…
1. Cila është e reja kryesore në këtë kampionat?
Janë të paktën dy: njëri quhet KERS, ndërsa tjetri është rikthimi i gomave të lëmuara, pa “lule”. KERS është sinonimi i rekuperimit të enegjisë kinetike. Ky sistem do t’i japë mundësinë makinave të kenë një fuqi shtesë 80 kuaj/fuqi, për gjashtë sekonda në çdo xhiro. Energjia rekuperohet gjatë frenimit dhe magazinohet nëpërmjet baterive. Ky sistem i ka detyruar skuderitë ta bëjnë makinën më të gjërë dhe pilotët të humbasin disa kile.
Jo të gjithë do ta përdorin KERS-in. Vetëm Ferrari, McLaren dhe BMW do ta eksperimentojnë që në garën e parë të Australisë. Pasta, gomat e lëmuara rikthehen pas 11 vitesh, për herë të fundit ishte garuar me to në 1997-n. Çdo skuderi është e detyruar të përdorë dy tipe gomash gjatë garës, ndërsa gomat e shiut do të karakterizohen nga një shirit i gjelbër.
2. A është zgjatur “jeta” e motorëve?
Në këtë sezon, çdo pilot do të ketë në dispozcion tetë motorë për të gjithë kampionatin. Ai mund të ndërrojë motorin sa herë ta shohë të arsyeshme, edhe nga e shtuna të dielën, pa pasur penalizim. Në rast se dikush nga pilotët do të kërkojë një motor të nëntë apo të dhjetë do të humbasë dhjetë pozicione në linjën e startit.
3. A ndryshon formati i garës?
Jo shumë. Të premten do të zhvillohen provat e lira. Të shtunën në mëngjes do të ketë prova të lira, ndërsa në drekë janë provat zyrtare. Gara do të zhvillohet të dielën. Ndryshimi me kampionatin e kaluar është se në mbrëmjen e së shtunës, FIA do të publikojë sasinë e benzinës që do të ketë çdo makinë në linjën e startit. Shpejtësia maksimale në bokse është rritur nga 80 km/h në 100 km/h.
4. A ka ndryshuar rregulli për “Safety Car” (makina e shpëtimit)?
Po, jemi kthyer si në 2006-n. Korsia e bokseve do të jetë gjithmonë e hapur dhe makinat mund të furnizohen me benzinë ose të ndryshojnë gomat edhe në rast se “Safety Car” është në pistë.
5. A do të ketë gara në mbrëmje si në Singapor?
Jo, nuk do të ketë më gara me drita, por FIA ka bërë të mundur, që në Australi dhe Malajzi garat të fillojnë në orën 17:00, me orën lokale. Gara e Melburnit do të fillojë në orën 08:00 me orën tonë.
6. A do të ketë pista të reja?
Gara e fundit e sezonit do të zhvillohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe në një pistë të krijuar ngjitur me sallonin më të madh të Ferrarit në Lindjen e Mesme. Gjithsej janë 17 gara, ndërsa kanë dalë nga kalendari Franca dhe Kanadaja.
7. A do të ketë pilotë të rinj?
Vetëm një: zviceriani me origjinë italiane Sebastien Buemi, 20-vjeç, protagonisti i sezonit të kaluar në GP2, shkolla Red Bull. Do të pilotojë Toro Rosson, që la të lirë Sebastain Vetelin, i cili mori vendin e Kulthardit te Red Bull.
8. A do të ketë skuderi të reja?

Brawn GP ka marrë vendin e Hondës dhe do të garojë me motor Mercedes. Nga Shtutgarti do të vijnë edhe motorët për Force Indian, e cila në sezonin e kaluar garonte me motorë Ferrari.
9. A ka të reja të dukshme te makinat?
Po, krahët e përparme janë shumë të gjëra, ndërsa krahët prapa janë të larta dhe të ngushta. Janë zhdukur të gjithë devijuesit e fluksit të ajrit në pjesët anësore. Krahët aerodinakë mund të lëzivin nga pilotët me anë të një leve shtesë që do të kenë pranë timonit. Ato mund të lëvizin maksimumi 6 gradë dhe vetëm një herë në xhiro.
10. Pas shumë debatesh, si është sistemi i pikësimit?
Eshtë e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar. Ka mbetur gjithçka si në 2008-n. Do të fitojë titullin piloti që grumbullon më shumë pikë. Në çdo garë fituesi merr 10 pikë, vendi i dytë merr 8 pikë, vendi i tretë merr 6 pikë, vendi i katërt merr 5 pikë, vendi i pestë merr 4 pikë, vendi i gjashtë merr 3 pikë, vendi i shtatë merr 2 pikë dhe vendi i tetë merr 1 pikë. Skuderia kampione del ajo që ka shumën më të madhe të pikëve nga dy pilotët pjesëmarrës.


Piloti i Renault: Rregullat e reja i japin mundësi disa skuderive të pretendojnë fitoren
Alonso: Nuk ka më vetëm Ferrari dhe McLaren!
Fernando Alonso i mbylli gjashtë garat e fundit të 2008-s ndërmjet katër vendeve të para, përfshi edhe dy fitoret në Singapor dhe Japoni. Një seri rezultatesh pozitive, të cilën spanjolli synon ta zgjasë më tej në këtë fillim të 2009-s. Renault pati vështirësi në testet e Portimaos, për shkak të kushteve klimaterike, por skuadra franceze diti të dalë nga “kriza”, duke marrë kontrollin e plotë të situatës.
“E kemi përmirësuar makinën shumë shpejt me futjen e pjesëve të reja. Kemi punuar shumë dhe tani gjërat po shkojnë shumë mirë, - tha Alonso. - Gjëja më e rëndësishme është të përmirësohemi garë pas gare gjatë sezonit, - KERS-i dhe krahët aerodinamikë të lëvizshëm shtojnë punën e pilotit brenda makinës. Unë jam i kënaqur me teknologjinë e re që kemi futur dhe shpresoj që të na sjell avantazh në fillimin e kampionatit. Kam punuar shumë për t’u përshtatur me ndryshimet dhe jam optimist për garën e parë në Melburn”.
Më pas, spanjolli vazhdoi: “Nuk jam i sigurt nëse ndryshimet e bëra do të favorizojnë parakalimet, por me siguri tani kemi makina më të bukura në pistë. Në të kaluarën kam bërë gjithmonë një punë të mirë në “Albert Park” dhe shpresoj që edhe këtë herë të jem në lartësinë e duhur. Mendoj se me futjen e rregullave të reja do të jenë të shumta makinat që do të luftojnë për fitore dhe nuk do të kemi vetëm duelin e zakonshëm Ferrari-McLaren.
Do të jetë një “luftë” e fortë deri në fund dhe Renault do të thotë fjalën e saj”. Ndërkohë, shoku i skuadrës së Alonsos, Nelson Pike jr. pati një vit 2008 shumë të vështirë, ku i dha kënaqësi vetes vetëm me vendin e dytë në garën e Okenheimit. Francezi tha: “Kam më shumë besim në vetvete dhe pres me padurim garën e parë. Jemi futur në një epokë të re të Formulës 1 dhe hapat e parë kanë qenë të suksesshëm. Sivjet pilotët do të kenë më shumë punë në pistë dhe më shumë rivalitet me njëri-tjetrin. Do të përdorim gomat e lëmura dhe kjo më pëlqen, i bën gjërat më interesante”.

Shumi ndihmon Ferrarin në Melburn
Mikael Shumaker do të jetë në bokset e Ferrarit për garën e parë të sezonit në Melburn, duke vënë eksperiencën e tij në dispozicion të teknikëve dhe pilotëve të “kokëkuqes”. Lajmi ka ardhur direkt nga fjalët e menaxherit të ish-pilotit gjerman, Uilli Veber, i cili konfirmoi për gaztën “Bild” dhe Shumi do të kryejë edhe në këtë sezon rolin e këshilltarit teknik pranë Ferrarit. “Me rregullat e reja që janë vënë, Mikaeli mund t’i ndihmojë pilotët ta kuptojnë më mirë makinën, - tha Veber. - Kjo është detyra e tij. Ferrari ka nevojë të vlerësojë të dhënat që vijnë nga modifikimet e shumta dhe eksperienca e Shumit do t’i ndihmojë”. Shumaker ka udhëtuar drejt Australisë dhe sipas Veberit do të jetë pjesë e Ferrarit dhe në garën e dytë të sezonit në Australi.

Kimi Raikonen: Të përsëris 2007-n
Pas një viti 2008 shumë të vështirë, Kimi Raikonen, është i vendosur të jap gjithçka për të përsëritur vitin 2007, ku u shpall kampion në Formulën 1. Tri ditë para garës së parë sezonale në Melburn të Australisë, piloti finlandez i Ferrarit, tha: “Dua të përsëris vitin 2007. Titulli kampion është synimi im dhe i Ferrarit, pavarësisht se gjërat janë vështirësuar nga futja e rregullave të reja. Si zakonisht po pres me padurim fillimin. Australia dhe Malajzia do të jenë shumë të rëndësishme për të parë se ku jemi. Kemi bërë teste pafund dhe tani ka ardhur momenti të vesh kaskën dhe të garoj në pistë. Që në ditën e parë kam qenë i kënaqur nga makina e re që më është dhënë”.

Gara e hapjes së sezonit do të fillojë sot më datë 28 mars me Grand Prix-in e Australisë në Melburn.

         Formula 1, evenimenti më i madh në botë i sporteve motorike, starton më 28 mars.

Gara e hapjes së sezonit do të fillojë me Grand Prix-in e Australisë në Melburn.

Të shtunën në orën 08:00 (sipas orës lokale) do të zhvillohen xhirot për renditje, pra do të vendoset Pole Position, ndërsa mëngjesin e ditës së diel, në orën 09:00, do të nisë gara.

Disa nga pilotët më të njohur të F1-shit janë Hamilton, Massa, Raikkonen, Alonso, Barrichello dhe Kubica.

Siç e dini këtë vit fituesi i sezonit do të jetë ai që fiton më shumë gara, ndërsa pikët do të merren në konsideratë vetëm në rast se pilotët ka fituar një numër të barabartë garash.

Jenson Button eshte shume i gezuar pas fitores se arritur ne Cmimin e Madh te Australise. “Eshte nje perralle fitorja e pare per kete veture”, ka deklaruar piloti anglez i skuderise “Brawn Mercedes”.
“Jam i lumtur per veten, por mbi te gjitha per skuadren, qe ka bere nje pune te mrekullueshme ne keto muaj. Tani duam te vazhdojme me fitore”, ka shtuar ai.

Edhe ne Cmimin e Madh te Malajzise, Jenson Button do te niset nga vendi i pare. Britaniku i Brawn GP ka arritur kohen 1.35.181, duke lene pas Jarno Trullin me Toyota. I treti eshte renditur Sebastian Vettel, por gjermani do te niset i 13-ti per shkak te nje penalizimi te marre pas gares se Australise.
Rubens Barrichello eshte renditur i katerti, por do te niset i nenti sepse ka nderruak kambion.
I renditur i nenti, Kimi Raikkonen do te niset i shtati. Kampioni i botes Lewis Hammilton nuk ka mundur te kualifikohet ne sesionin e trete te provave, dhe do te niset i dymbedhjeti.
Krejtesisht i deshtuar ferraristi tjeter, Massa, i cili nuk ka mundur te kaloje sesionin e pare dhe do te niset nga vendi i 16-te.

Ferrari është ende pa pikë pas dy garave të para, por finlandezi nuk e ka humbur besimin

Piloti i skuadrës Ferrari, Raikonen, ka thënë se skuadra e tyre është në një moment të vështirë, pasi nuk ka marrë asnjë pikë nga dy garat e para. “Do të dimë si të reagojmë dhe do ta tregojmë këtë në Shangai”, ka pohuar piloti ferrarist pas dy garave të dështuara të skuderisë së Maranelos në pistat e Melburnit dhe Sepangut. Fillimi i këtij sezoni është komplikuar edhe nga rregullat e reja. “Na eci ters në Melburn, por as në Sepang nuk dolëm më mirë. Në Malajzi mund të kisha marrë ndonjë pikë me pistë të thatë, por e dinim se shiu ishte duke ardhur. Kohët e arritura në provat e së premtes ishin të mira, por gjithçka lidhet me sasinë e benzinës në makinat e tjera.
E dinim se pjesa më e vështirë do të ishin provat, ku ne duket se vuajmë më shumë se në garë. Më pëlqeu xhiroja ime në Q3, për momentin kjo është ajo që mund të arrijmë. Na mungon qëndrueshmëria dhe aerodinamika e konkurrentëve të tjerë dhe duhet të arrijmë të japim maksimumin tonë me atë që kemi. Do të kemi gjëra të reja së shpejti dhe e di që skuadra po jep gjithçka që t’i bëjë realitet sa më shpejt përmirësimet në makinë”, ka pohuar Raikonen, i cili ka folur edhe për garën në Malajzi, ku Ferrari u kushtëzua shumë nga kushtet atmosferike. “Gara ishte një llotari.
E dinim se do të fillonte shiu i rrëmbyeshëm, por nuk bëmë zgjedhjen e duhur sipas kushteve atmosferike. Në ndalesën e parë vendosëm të vinim menjëherë gomat e shiut të rrëmbyeshëm, sepse prisnim të niste një shi i fortë për një ose dy minuta. Kjo nuk ndodhi dhe gomat u shkatërruan në pistën e thatë. Ishte për të ardhur keq. Nuk kishim makinën më të mirë në pistë, por mjaftonte për një rezultat të mirë.”
Piloti i skuderis së Maranelos ka analizuar edhe situatën në lidhje me të rejat e rregullores, të cilat i kanë ndryshuar në mënyrë të skajshme makinat dhe paraqitjet e tyre. “Ne duhet t’ua marrim dorën shumë gjërave. Kers-i, për shembull, mund të japë më shumë dhe kjo është e qartë. Për momentin kemi ende probleme, siç më ndodhi në Malajzi. Të premten makina u mbush me tym, ndërsa të dielën uji u fut në KERS dhe na detyroi të ndaleshim për shkak të humbjes së izolimit. Në nisje efekti është pozitiv, siç u pa të dielën e shkuar”, ka përfunduar Raikonen.

“Skenari” i Eklestones: McLaren rrezikon shumë!

Një gabim i vogël mund të ketë pasoja të jashtëzakonshme. McLaren është në ujëra të turbullta dhe këtë e thotë vetë shefi i F1, Berni Eklestone, i cili ka të drejtat komerciale të garave. “Do të ishte e tmerrshme nëse një skuadër do të skualifikohej. Por mund të ndodhë”, ka thënë ai për gazetën “Daily Express”. Më 29 prill, skuadra me seli n Woking duhet të paraqitet përpara Këshillit Botëror të Federatës Ndërkombëtare (FIA) për t’u përgjigjur për qëndrimin e mbajtur në garën e Australisë. T
ani kjo skuadër rrezikon sanksione. “Duhet të hetojmë më shumë,- ka thënë Eklestone. -Bëhet fjalë për një situatë në të cilën u vodh një pikë, një pozicion që vlen shumë financiarisht, pra bëhet fjalë për mashtrim. Jam i sigurt që e gjithë kjo ka nisur në mënyurë të pafajshme, pa marrë në konsideratë pasojat.” Skuadra McLaren akuzohoet për shkelje të nenit 151c të kodit sportiv ndërkombëtar.
Sjellja antisportive mund të sanskionohet në mënyra të ndryshme, duke nisur nga gjobat dhe penalizimet e deri te skualifikimi. “Opsionet janë të shumta”, konfirmon Eklestone. Por kurrikulumi i skuadrës McLaren nuk është edhe aq i pastër kohët e fundit. Në sezonin 2007 kjo skuadër i humbi të gjitha pikët e fituara në botërorin e konstruktorëve dhe u gjobit rëndë për spiunim ndaj skuderisë Ferrari. “Nuk ka kaluar shumë kohë që kur McLaren ishte për herë të fundit përpara Këshillit Botëror të FIA-s. Nuk është gjë e mirë që gjendet sërish në gjykatë kaq shpejt për një çështje të tillë”, ka përfunduar komentin e tij Eklestone.



Pilotet e Formula 1 dalin kunder bosit Bernie Ecclestone per ceshtjen e orarit te garave te Australise dhe Malajzise.

Oraret e reja te garave kete vit kane favorizuar Evropen, por zhvillimi i tyre ne oret e vona te pasdites ka bezdisur pilotet. Ne Malajzi, pas shiut te furishem, fushepamja ne piste ishte shume e vogel pasi gara startoi ne oren lokale 17:00.

Shoqata e piloteve ka kerkuar qe ne vitin 2010 oraret te ndryshohen serish. “Kemi folur me drejtues te FIA-s dhe u kemi shprehur shqetesimin tone per kete. Ne Australi ishte gjithcka e veshtire per shkak te shikueshmerise se vogel, ndersa ne Malajzi drita u zhduk dalengadale dhe gjithcka u be me e veshtire.
Starti mund te spostohet me vetem me nje ore per arsye komerciale por siguria duhet te jete perhere



Gjykata Nderkombetare e Apelit ka thirrur drejtuesin e skuadres Brawn GP, Ros Brawn ne nje seance degjimore per kete zgjedhje aerodinamike qe ai ka bere.

Skuadrat qe e kane kerkuar nderhyrjen e gjykates jane Ferrari, Renault dhe Red Bull. Zerat e pare thone se vendimi per kete seance do te merret diten e merkure, pra do te kaloje edhe gara e Kines qe do te zhvillohet kete fundjave, por gjithsesi pritet nje vendim qe do te kete shume ndikim ne vazhdimsine e sezonit.

Brawn GP ka nje avantazh prej rreth gjysme sekondi per xhiro, nje diference shume madhe me skuadrat e tjera vetem fale ketij difuzori. Njeri nga vendimet e supozuara eshte heqja e pikeve te ketyre skuadrave per garat e para, nderkohe qe vendimi tjeter qe mund te merret eshte qe 7 skuadrat e mbetura te imitojne kete zgjidhje.

[b]

Mihael Shumaher nuk do të jetë prezent në ‘box’ të Ferrarit, me rastin e garave për Shpërblimin e madh TV Kinës dhe Bahreinit. Shtatë herë kampioni i botës ishte kritikuar PR disa nga vendimet e tij të çuditshme në garën e Australisë e Malajzisë.[/b]

Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënës i ishngasësit gjerman të Formulës në të përditshmen gjermane “Bild”. “Ai nuk do të jetë prezent në dy garat e ardhshme”, tha zëdhënësi.

Ndërkohë, disa ditë më parë, edhe menaxheri i Shumit, Villi Veber, kishte deklaruar se raportet në mes të të dyja palëve ishin më shumë se të acaruara.

“Në fund të sezonit skadon kontrata, një përshëndetje në mes tyre është e mundshme”, kishte thënë Veber. Ndërsa, kryetari i Ferrarit, Luka di Montezemolo, dukej i nervozuar pas grumbullimit emergjent të mbajtur në Maranello. “Nuk dëshiroj që ekipi të jetë qesharak çdo garë”, theksoi ai.