Fotografitë tregojnë praninë e ujit të lëngët në Mars

Fotografitë tregojnë praninë e ujit të lëngët në Mars

[b]Fotografitë e NASA kanë treguar praninë e depositeve të reja në dy lugina të Marsit, gjë që sygjeron se uji i lëngët i ka mbartur sedimentet gjatë shtatë viteve të fundit. Michael Meyer, i NASA Mars Exploration Program, thotë se “këto vëzhgime kanë japur deri tani proven më të fuqishme se uji ende rrjedh nëpër sipërfaqen e Marsit”.

Uji i lëngët, në krahasim me ujin e ngrirë apo avullin që dihet se ekzistojnë në Mars, konsiderohet si i domosdoshem për jetë. Këto zbulime të reja e bëjnë më të mundshme praninë e jetës mikrobiologjike në planetin e kuq.

Michael Malin, i Malin Space Science Systems, thotë se “forma e këtyre depositeve është çka pritet kur materiali mbartet me ujë që rrjedh”. Ai shton se “[këto forma] i kanë degezimet të cilat vazhdojnë në sipërfaqe dhe i tejkalojnë pengesat pa problem”.

Atmosfera e Marsit është teper e rralluar dhe e ftohët për ekzistencen ujit të lëngët në sipërfaqe. Shpërthimi i ujit në sipërfaqe do të vazhdon në ngrirje apo avullim të menjëhershëm. Por, ekziston mundësia që uji që qëndron i lëngët në sipërfaqe kur është duke mbartur deposite sikur rërë.

Toni i ngjyrës së depositit mund të jetë përshkak të akullit të vazhdueshem që krijohet në sipërfaqe të tij. Një mundësi tjeter është prania e kripës në atë. Prania e pluhurit sipërfaqësor në këtë rrjedhje do ta shkaktonte ngjyre më të erët të depozitit.

Malin thotë se “prania e depoziteve të freskëta tregon se në disa vende dhe momente, uji i lëngët është duke arritur në sipërfaqe nga nëntoka dhe duke rrjedhur për kohë të caktuar. Kjo mundësi bën pytje se si mbetet i lëngët uji nën sipërfaqe dhe sa është i përhapur ky fenomen, si dhe a ekziston ambient i mjaftueshem për jetë. Misionet e ardhme në Mars do ta zgjidhin këtë pytje”.

Fotografimi i këtyre dukurive është bërë përmes Mars Global Surveyor me të cilin NASA ka humbur kontakt që nga Nëntori. [/b]

Provat e para kimike mbi praninë e ujit në Mars

[b]Sipas zbulimeve të roverave në Mars, planeti i kuq ishte mbuluar me ujërat e oqeaneve por jeta nuk ishte e përhapur çdokund. Sulfatet, të cilat krijohen në ujëra, janë detektuar nga Spirit dhe Opportunity. Mineralet e tilla janë dëshmi se sipërfaqja ishte e mbuluar me ujë. Por deri tani nuk dihej madhësia e këtyre trupave ujor.

Tani, përmes analizave të reja, është zbuluar se sulfatet janë tretur në oqean që mbulonte tërë planetin. Ky studim është bërë nga James Greenwood i Wesleyan University dhe Ruth Blake nga Yale University.

Hulumtuesit pohojnë se fosfatet, të cilët janë të lidhur me ujë gjithashtu, janë të pranishëm në dy anët e planetit. Më me rëndësi, raporti mes fosfateve dhe sulfateve është i përafërt në të dy lokacionet.

Disa shkencëtarë pohojnë se sipërfaqja e rrafshet në hemisferen veriore të Marsit është mbeturinë e oqeanit të lashtë, por prania e sulfateve dhe fosfateve është dëshmia e parë kimike që një objekt aq i madh ujor ka ekzistuar.

Mendohet se fosfori është tërhjekur nga shkëmbinjët në formë të kalcium fosfatit. Fakti se është tretur dhe përzier me sulfate në sasira të mëdha, tregon se oqeani i lashtë ishte acidik, sepse fosfatet treten mirë vetem në ujëra acide.

Prania e oqeanit acidik është lajm i keq për jeten në Mars. Fosfori është element i rëndësishem në Tokë, dhe krijesat e gjalla e absorbojnë atë shumë shpejtë nga natyra. Por, prania e sasirave aq të mëdha tregon se jeta nuk ishte shumë e përhapur në Mars.

Hulumtuesit gjithashtu cekin se prania e raportit të ngjajshem mes sulfateve dhe fosfateve në anet e kunderta të planetit mund të jenë shkaktuar nga përzierja e mineraleve pas zhdukjes së trupave ujor.[/b]

Opportunity fotografon brendësinë e kraterit Viktoria

Roveri i NASA, Opportunity, arriti në kornizen e kraterit Viktoria. Pozita e re e Opportunity, i lejoi fotografimin e brendësisë së kraterit. Roveri është në këtë drejtim që 20 muaj, dhe e ka arritur cakun me sukses. Mendohet se krateri Viktoria është i përshtatshëm për studimin e shtresave gjeologjike mbasi që pritet se arritja deri te këto shtresa në këtë krater do të jetë më e lehtë.

Provat e para kimike mbi praninë e ujit në Mars

[b]Sipas zbulimeve të roverave në Mars, planeti i kuq ishte mbuluar me ujërat e oqeaneve por jeta nuk ishte e përhapur çdokund. Sulfatet, të cilat krijohen në ujëra, janë detektuar nga Spirit dhe Opportunity. Mineralet e tilla janë dëshmi se sipërfaqja ishte e mbuluar me ujë. Por deri tani nuk dihej madhësia e këtyre trupave ujor.

Tani, përmes analizave të reja, është zbuluar se sulfatet janë tretur në oqean që mbulonte tërë planetin. Ky studim është bërë nga James Greenwood i Wesleyan University dhe Ruth Blake nga Yale University.

Hulumtuesit pohojnë se fosfatet, të cilët janë të lidhur me ujë gjithashtu, janë të pranishëm në dy anët e planetit. Më me rëndësi, raporti mes fosfateve dhe sulfateve është i përafërt në të dy lokacionet.

Disa shkencëtarë pohojnë se sipërfaqja e rrafshet në hemisferen veriore të Marsit është mbeturinë e oqeanit të lashtë, por prania e sulfateve dhe fosfateve është dëshmia e parë kimike që një objekt aq i madh ujor ka ekzistuar.

Mendohet se fosfori është tërhjekur nga shkëmbinjët në formë të kalcium fosfatit. Fakti se është tretur dhe përzier me sulfate në sasira të mëdha, tregon se oqeani i lashtë ishte acidik, sepse fosfatet treten mirë vetem në ujëra acide.

Prania e oqeanit acidik është lajm i keq për jeten në Mars. Fosfori është element i rëndësishem në Tokë, dhe krijesat e gjalla e absorbojnë atë shumë shpejtë nga natyra. Por, prania e sasirave aq të mëdha tregon se jeta nuk ishte shumë e përhapur në Mars.

Hulumtuesit gjithashtu cekin se prania e raportit të ngjajshem mes sulfateve dhe fosfateve në anet e kunderta të planetit mund të jenë shkaktuar nga përzierja e mineraleve pas zhdukjes së trupave ujor.[/b]

Retë më të larta planetare zbulohen në Mars

[b]Shkencëtarët zbuluan retë më të larta planetare deri sot. Këto janë zbuluar në planetin Mars duke përdorur instrumentin SPICAM të Mars Express nga ESA. Deri sot, shkencëtarët mendonin se retë në Mars qëndronin afër sipërfaqes dhe në shtresat e ulta të atmosferës, por shënimet nga SPICAM Ultraviolet and Infrared Atmospheric Spectrometer, treguan se shtresa të reve gjinden edhe në lartësi prej 80 deri më 100 km.

Retë e Mars-it mendohet se janë të përbëra nga dioksidi i karbonit.

SPICAM e bëri zbulimin duke i vëzhguar disa yje të cilat ishin duke u zhdukur pas Mars-it. Duke e analizuar efektin në driten e yjeve që kalonte nëpër atmosferën e planetit, SPICAM arriti të ndërton një pamje molekulare në lartësi të ndryshme.

Këto re nuk mund të shihen nga sipërfaqja e Mars-it në cilën do kohë, por vetëm gjatë perendimit të Diellit.

Hulumtuesit janë të sigurt se retë përbëhen nga dioksidi i karbonit, sepse temperatura në ato lartësi është –193°C.

Por si krijohen këto re? SPICAM i ka zbuluar përgjigjjet duke gjetur një popullatë të panjohur deri tani të grimcave të vogla të pluhurit. Këto grimca shtrihen në lartësi mbi 60 km në atmosferen e planetit të kuq. Grimcat kanë diameter 1 nm.

Këto grimca mendohet se shërbejnë si “qendra bërthamore” apo thelbësore (asgjë që ka të bëjë me energji nukleare) rreth të cilave formohen kristalet e karbonit.

Ky zbulim është i rëndësishem për misionet e ardhme zbritëse në Mars, sepse tregon se atmosfera e lartë e planetit është më e dendur sesa që mendohej.[/b]

Hulumtimi i Marsit vazhdon përmes Spirit dhe Opportunity

[b]Edhe pse në Mars ka arritur dimri, Spirit dhe Opportunity vazhdojnë punën e tyre shumë kohë më gjatë sesa që pritej zgjatja e misionit të tyre. Spirit momentalisht gjindet në kraterin Gusev prej nga është duke i vëzhguar dy meteorite (të mundshme) nga hekuri.

Dy meteoritet janë emërtuar pas lokacioneve në Tokë. Njëri është emërtuar Zhong Shang, pas bazës së parë Kineze në Antarktikë (Larsenmann Hills në gjirin Prydz në Antarktikë Lindore). Meteoriti i dytë është emërtuar Allan Hills pas lokacionit ku është zbuluar meteoriti Martian i njohur me emrin ALH84001.

Meteoriti i zbuluar në Antarktikë mendohet se ka arritur nga Marsi dhe se përmban fosile të krijesave të gjalla.

Gjithashtu, Spirit ka përfituar freskime softuerike. Këto freskime janë bërë nga dy drejtime, drejtë nga Toka dhe përmes fluturakes Odyssey të NASA që gjindet në orbitë rreth Marsit.[/b]

Spirit i NASA vazhdon të hulumton Mars-in

Roveri i NASA, Spirit, vazhdon të punon në Mars. Spirit është duke i mbledhur rreth 280 watt-orë të fuqisë elektrike çdo sol (një ditë në Mars quhet sol apo diell) dhe vazhdon ta fotografon sipërfaqen dhe bën vëzhgime atmosferike.

Opportunity bllokohet në Meridiani Planum

[b]Roveri i NASA; Opportunity, ka hasur në probleme pasi që ka hyrë në një zonë ku rëra i’a bllokoi rrotat. Opportunity është ngadalësuar në rërën e Meridiani Planum dhe ka kaluar një distancë shumë të vogël pas 24 metra të rrotullimit të rrotave. Roveri ishte duke shkuar në drejtim të kraterit Victoria.

Opportunity është bllokuar një herë më parë në Prill të 2005. Në atë rast situata ishte më e vështirë kështu që pritet se roveri do të lirohet nga rëra.

Pozita e Meridiani Planum:

https://www.google.com/mars/#lon=-35.156 … i%20planum [/b]

Softueri i roverave në Mars do të freskohet

[b]NASA do të freskon softuerin e roverave Spirit dhe Opportunity në Mars. Freskimi softuerik ka për qëllim t’i mundëson roverave të bëjnë vendime “inteligjente” gjatë studimit të reve dhe tornadove të vegjël në planetin e kuq. Algoritmi i ri i lejon kompjuterave të Spirit dhe Opportunity të kërkojnë fotografitë e tyre për shenja të këtyre dukurive.

Në këtë mënyrë vetëm fotot dhe shënimet më të rëndësishme do të transmetohen në Tokë, duke e rritur efikasitetin e studimeve shkencore.

Freskimi do të ndodhë muajin e ardhëm. Për moment roverat e kanë të përcaktuar periudhën kohore kur duhen të kërkojnë retë apo tornadot e vegjël të Marsit, gjë që shkakton humbje të madhe të kohës.

NASA beson se duke i lejuar roverave të vazhdojnë punën e tyre, dhe duke i lejuar të bëjnë vendimet e tyre, studimi i planetit mund të jetë më efikas.[/b]

Hulumtimet e fundit të Mars-it identifikojnë tri epoka historike

[b]Skenimi dhe hartimi i mineraleve në sipërfaqe të Mars-it është bërë përmes fluturakës Mars Express të ESA. Përmes studimeve janë zbuluar tri epoka gjeologjike të historisë së planetit të kuq dhe janë identifikuar vendet se ku ka ekzistuar mundësia për fillimin e jetës.

Studimet e fundit nga disa shkencëtarë sygjerojnë se trupat e mëdhenjë të ujërave në këtë planet kanë mundur të ekzistojnë vetëm para 4 miliard viteve.

Hulumtimet janë bërë përmes instrumentit OMEGA të ME. Gjatë punës një vjeqare (në kohën e Mars-it), të barabart me 687 ditë të Tokës, OMEGA skenoi 90% të sipërfaqës së Mars-it duke identifikuar minerale të ndryshme dhe procese të rëndësishme.

Epokat e Mars-it mund të ndahen në epokën “phyllosian”, të vjetër 4.5-4.2 miliard vite, epoka “theiikian” e vjetër 4.2-3.8 miliard vite, dhe epoka “siderikian” që filloi para 3.8-3.5 miliard viteve.

Epoka e cila ka mundësi më të madhe për krijimin e jetës ishte ajo e Phyllosian-it. Pas kësaj peridhe ujërat janë zhdukur tërësisht nga planeti ose duke hyrë në thellësinë e Mars-it ose duke u humbur në Hapësirë.[/b]

Spirit e humb funksionalitetin e një rrote

[b]Rrota e përparme e roverit Spirit është bllokuar. Spirit ishte duke lëvizur në pozitë më të ndritshme për t’u parkuar gjatë dimirt, pozitë ku mund të pranon më shumë dritë për pllakat Diellore, por gjatë kësaj një nga rrotat e përparme u bllokua. Tani roveri është duke e ngrerë këtë rrotë jo-funksionale por vazhdon të funksionoj vet.

Roverat e NASA ishin paraparë për mision disa mujor por ata vazhdojnë t’a hulumtojnë planetin e kuq më shumë se një vjet pas datës së paraparë për përfundimin e misionit.

Jacob Matijevic, nga ekipi inxhinerisë së JPL të NASA deklaroi se rrota “nuk është duke tërhjekur furnizim elektrik”. Një nga mundësitë është se fijet e motorit, të cilat e mbartin rrymën në rotor të makinës elektrike, kanë humbur kontaktin.

Rrotat e Spirit janë rrotulluar 13 milion herë, shumë më shumë sesa që është paraparë me atë dizajn të rrotave.[/b]

[b]Spirit tani është në Kraterin Gusev, të gjerë 95 km. Spirit gjithashtu humbi funksionalitetin e veglës për gryerje të shkëmbinjëve pasi që dhëmbët u dëmtuan.

Tani Spirit duhet të hyn në pozitë ku drita do t’a godit sa më shumë për t’a kaluar dimrin në Mars.[/b]

disa foto nga planeti mars

dhe foto po ashtu te bera nga bordi i sondes Spirit