Fotoja e vitit 2011

[ATTACH=CONFIG]5264[/ATTACH Imazhi i mbërritur nga Jemeni, ku një grua vendase mban në prehër një të afërmin e saj të plagosur gjatë protestave kundër presidentit Abdullah Saleh, është shpallur “Foto e Vitit 2011”.

Juria e “World Press Photo” vendosi unanimisht që edicionin e 55 të saj ta fitonte fotoja e fotografit spanjoll, Samuel Aranda e shkrepur më 15 tetor të 2011 në kryeqytetin e Jemenit Sanaa gjatë protestave anti-qeveritare. Aranda ishte i dërguari i New York Times në terren.

“Fotoja paraqet kurajon e këtyre njerëzve që guxojnë të dalin në rrugë për të protestuar kundër regjimit duke rrezikuar gjithcka. Bëhet fjalë për një foto ikonë, një ndërthurje perfekte e elementit të vuajtjes dhe atij të dashurisë”, deklaroi presidenti i jurisë së WPP