Fox: Më pengon që jam seks-simbol

Megan Fox nuk i pëlqen të qenit seks-simbol. Ylli i filmit “Transformers”, e cila vazhdimisht po votohet si njëra nga femrat më seksi në botë, dëshiron që njerëzit ta vlerësojnë për shkak të vlerave të saja në aktrim dhe jo vetëm për pamjen magjepsëse.

“Nuk mund të jesh një seks-simbol 24 orë në ditë. Nuk dëshiroj të jem vetëm një figurë joshëse në film. Dua të punoj shumë, të bëj zgjedhjet e duhura, të studioj dhe të zhvillohem sa më shumë si aktore”.

“Nuk dëshiroj të jem në ballinën e të gjitha revistave që ekzistojnë. Është puna ime që të dëshmoj se mund të bëj diçka më shumë dhe se nuk jam vetëm një femër seksi”, i ka thënë Megan revistës “Empire”.