FSHF dënon ashpër dhunën, por shigjeton edhe policinë

Federata Shqiptare e Futbollit, e shqetësuar në maksimum për aktet e dhunshme dhe të dënueshme, të ndodhura në dy ndeshje të kategorisë së parë, Tërbuni (Pukë) – Kastritoti (Krujë) dhe Saranda – Memaliaj (zhvilluar në Delvinë), i bën publike ato dhe sqaron se:

1. Dënon dhunën e përdorur ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes Tërbuni-Kastrioti, Mentor Sopjani, dhe ndihmësve të tij. Gjyqtari kryesor Sopjani, aktualisht ndodhet në spitalin e Pukës i plagosur por jashtë rrezikut për jetën. Ndaj arbitrave anësorë, por veçanërisht ndaj tij, është ushtruar dhunë masive, me pasoja.

2. FSHF, dënon dhunën masive të përdorur në fushën e Pukës, nga civilë që kanë pushtuar objektin sportiv, pa u ndalur nga forcat e rendit, përgjegjëse për organizimin e aktivitetit.

3. Dënon aktet e dhunës, me pasojë goditjen e një futbollisti me gur në kokë, në ndeshjen mes Sarandës dhe Memaliajt.

Akte të tilla, cënojnë jo vetëm futbollin dhe imazhin e tij, por prishin edhe bukurinë e lojës.

Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon nga forcat e rendit, nga klubet dhe sportdashësit e tyre, të ruajnë qetësinë dhe të mbajnë një qëndrim “Fair Play”. Futbolli është një lojë për të kënaqur dhe për të treguar vlera dhe jo për të degjeneruar në një formë të tillë, aq më tepër kur bëhet fjalë për pasoja për jetën. Brenda lojës, mund të ketë edhe gabime, por asnjëherë ato s’mund të bëhen shkak për të arritur në nivele të tilla dhune.

Institucioni i futbollit, konfirmon edhe njëherë tjetër, qëndrimin e vet zyrtar, i cili do të mbështetet edhe nga komisionet përkatëse dhe vendimet e tyre:

 [b] FSHF[/b] do të jetë e ashpër ndaj gjithkujt që prish bukurinë e lojës dhe e çon atë deri në dhunë. Të gjitha strukturat e saj, përfshi edhe komisionet, nuk do të tolerojnë askënd që prish bukurinë e futbollit dhe imazhin e tij.  

  [b]Federata Shqiptare[/b] e Futbollit, i bën thirrje klubeve, sportdashësve, futbollistëve dhe të gjithë faktorëve të tjerë, që marrin pjesë në organizimin e garës së kësaj “loje magjike”, të jenë sa më pranë saj për t’i luftuar dhe për t’i shuar ato..

  [b]FSHF,[/b] i kërkon medias shqiptare, që të jetë sa më e ndjeshme ndaj ngjarjeve të tilla dhe të pasqyrojë sa më realisht realitetin e futbollit shqiptar, duke dënuar ashpër veprime të tilla dhe duke qëndruar pranë për parandalimin e tyre.

po fillon ta marre seriozisht FSHF fotbollin :slight_smile: