FSHF krijon kombetaren U15

Shqiperia per here te pare do te kete ne dispozicion edhe nje kombetare femijesh U15.
Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar per nje seleksionim me te hershem te talenteve te futbollit shqiptar duke krijuar nje hallke te re te zinxhirit te ekipeve perfaqesuese. Seleksionimin e ketyre femijeve ia ka besuar yllit te futbollit shqiptar Sulejman Demollari, ish trajneri i Dinamos, Lushnjes dhe trajneri i fundit shqiptar qe ka drejtuar kombetaren A ne vitin 2002, tashme ngarkohet me detyren e zbulimit te talenteve.
“Eshte nje ekip qe formohet. Do vine edhe grupe te tjera qe eshte periudha e seleksionimit. Po shoh se ne te gjithe Shqiperine qe ka nje optimizem per tu afruar prane ekipit”, shprehet Demollari.
Qe prej me shume se nje muaji jane bere grumbullime dhe seleksionime nga te gjitha qytetet e vendit, deri ne perzgjedhjen e 40 lojtareve te cilet do te seleksionohen serish per formimin e nje grupi prej 20 futbollistesh.
“Ky ekip do t’u sherbeje me shume ekipeve te tjera kombetare. Megjithate eshte kenaqesi edhe te kualifikohesh pasi merr pjese ne lojerat e Singaporit ne gusht te 2010-es”, vijon trajneri.
Kjo do te jete dhe kombetarja e pare e 15 vjecareve e cila do te marre pjese ne Kampionatin Europian qe do te zhvillohen ne Nion te Zvicres ne vjeshten e ketij viti, ku padyshim ashtu si thote dhe vete Demollari, objektivi kryesor nuk do te mbetet vetem kualifikimi. Shqiperia ne Europianin U15 do te kete ne grup Malin e Zi, San Marinon dhe Lihteshtejni.

kjo esht gje shum e mire por gjithe ato qe do marrin pjes te kjo kombetare(perjashtim 3-4 lojtare) do jene me leke e nk do e meritojn formacionin kjo do sjelli me pas rezultate negative per kombetaren , te pakten kshu ka qene dhe esht.

Urime djemeve, por te thuash qe e ndriten me ata over 21 ata te ecin me kete, por mbase del ndonje talent. Nje mundesi me shume per femijet.

Te shofim se si do te dali Shqipria…