Fuqia e nje Buzeqeshje..!

Të buzëqeshësh nuk është diçka e thjeshtë ,është një art i veçantë dhe jo të gjithë e posedojnë këtë talent. Sipas hulumtuesit dhe psikologut H.G Watson buzëqeshja ka një fuqi të parezistueshme. Me një buzëqeshje të kthjellët e të sinqertë sipas tij,ju do të krijoni një përshtypje të mirë dhe do të bëni për vete personat që ju synoni ti përvetësoni. Ajo është çelësi I zemrave dhe I suksesit.

Watson konstaton se nuk është e lehtë të buzëqeshësh sepse ekzistojnë një numër pambarim buzëqeshjesh,prandaj duhet të kemi kujdes qe buzëqeshja jonë të mos jetë boshe, sterile, fallco, cinike por të jetë e e sinqertë, joshëse, inteligjente, denjuese, një buzëqeshje që lidh, vëllazëron, zbut, që të bënë për vete,që ngjallë tek të tjerët dëshirën për tu afruar dhe transmeton tek ata optimizmin tuaj,madje edhe kur shkojmë në një mort (rast vdekjeje ) duhet të dimë të buzëqeshim por është fjala për një buzëqeshje prekëse, dashamirëse, ngushëlluese, të ëmbël.

Një biznesmen i famshëm thoshte: ,Unë jam një dhelpër plak që do të ishte shumë e vështirë të zihesha në lak por kur pala hynë në studion time me një buzëqeshje, maxhepsem sepse më krijohet përshtypja se diçka e gëzueshme dhe optimiste po përhapet në ajër, e një mbret anuloi urdhrin për të pushkatuar një grup çifutësh, sepse një nga vajzat që ishin para pushkatimit I buzëqeshi me dhembshuri, ai tha;,për atë buzëqeshje do t’i liroja të gjithë çifutët e Evropës.

Një gazetë e njohur amerikane në një anketë të bërë me 147 mijë femra se cilin tip burri preferoni 1. burrin serioz,të matur, të rënd apo 2. të hareshëm,alegro me buzëqeshje në buzë në çdo rrethanë të jetës,93% ishin për tipin e dytë. Kujdes pra,mos u bëni prej atyre që nuk mund t’ia shkulësh një buzëqeshje as me pincat e dentistit por edhe kujdes se jo çdo zbardhje dhëmbësh është buzëqeshje.

-Buzëqeshja asgjë nuk kushton por ka një domethënie të madhe.

-Ajo I pasuron ata që e pranojnë por nuk I varfëron ata që e japin

-Është e shkurtër si rrufeja por mbetët në kujtesë përgjithmonë

-Askush nuk është aq I pasur sa të mos I nevojitet një buzëqeshje dhe askush aq I varfër sa që buzëqeshja të mos e pasuronte

-Buzëqeshja është pushim për të lodhurit, dritë për shpirtngushtët, diell për të mërziturit dhe terapi për të sëmurët

-Buzëqeshja fut gëzim brenda pragut të derës e kënaqësi në marrëdhëniet njerëzore. Ajo është formula e miqësisë

-Është e pamundshme të blihet,të lypet,të huazohet apo të vidhet sepse buron nga zemra

-Buzëqeshja askujt nuk I nevojitet aq sa pikërisht atyre të cilët asgjë tjetër nuk mund të na dhurojnë si shpërblim.

E vertet njerzi se buzqeshin dhe jan optimist me shum ne jet.

Dihet kjo yllo,por ndonjehre disa gjera jane te varura nga shpirti,dhe po nuk qeshi shpirti nuk qesh dot buza i thone nje fjale,:frowning:

Shum e vertet ; cdo njeri e kemi provu nje gje till, por i pelqEJ shum ca njerz se e fshehin dhembjen dhe e transferojn ne buzqeshjen gje qe nuk jam nga ato un fatkeqsisht,

Po pra,edhe une i adhuroj ata njerez,por edhe une nuk e beje dot,me “tradheton” fytyra i thone nje fjale,po nuk me qeshi zemra nuk me qesh buza,

megjithse ka momente kur ndihem mire dhe e kaloj merzitjen,dhe harroj cfare isha duke menduar,dhe qesh aq sa nuk permbahem dot me pastaj,hahahahahhahahaa

Dallojn merziaj nga merzija; jan ca merzi se te ndjekin pas kudo dhe te ndalin buzqeshjen , por jan edhe ca kalimtare se thu pse vrava mendjen ama se nuk ja vlejti me mir tja ofroj vetie nje knaqesi buqeshje hahahha

Ok ne do ti leme pas te gjitha merzitjet dhe te buzeqeshim sa me shume!

pervecse na shton jeten,na bene edhe me te bukura :smiley: apo jo?

te bukura jooooooooo moj jemi neve te bukura pse kush nuk e besoj thua!!! pro na duhet edhe icik optimist me shum tjemi hahahha(me shaka e thash te paren)

Do ta gjejme dhe optimizmin zemer,me thonje nga fundi i dheut do ta nxjerrim,se e meritojme!

dhe sa per ate qe jemi te bukura se ve ne dyshim une :rolleyes:,sepse nuk egziston ne bote asnje femer e shemtuar! :smiley:

e si mos te pajtohm me ket thua ti hahahahhah kissssssss ika un njher se lam nam ketu duke fol per te bukuren:se mos kris xhelozija pastaj haha

hahahahahahahhahahahahahaha