Furtado dëshiron të pozojë nudo në moshën 40-vjeçare

Nelly Furtado e ka ftuar bosin e “Playboy”, Hugh Hefner, që t’i ofrojë shumë para për të pozuar lakuriq në ditëlindjen e saj të 40-të.
Këngëtares kanadezo-portugeze i ishte ofruar një shumë e madhe parash që të pozonte për revistën në fillet e karrierës së saj, mirëpo ajo ishte frikësuar se pozimi për “Playboy” do të dëmtonte karrierën e saj muzikore.

Mirëpo, tani kur është më e pjekur, ajo ka vetëbesim në dukjen dhe karrierën e saj, prandaj e ka ftuar Hefnerin që t’i bëjë ofertë të re.

“Revista ishte e gatshme të më paguajë 500.000 dollarë, por unë nuk e doja ‘Playboy’-n në CV-në time që në moshën 22 vjeçare. Nëse kërkojnë nga unë kur t’i mbush 40 vjet, mendoj se do të pranoj”, ka thënë 31-vjeçarja.