Futboll Zone

[b]Lajme Sportive!

Klose: Gjithcka e perkryer

Miroslav Klose, ne stervitjet qe po zhvillon rregullisht me skuadren e tij te re, ka treguar foren e tij me te mire. Ne nje interviste, golashenuesi me i mire i Boterorit ka folur per marredhenien e tij me Luka Tonin si dhe per arsyet pse Trosten Frings dhe Tim Borovski kane zili ndaj tij.

  • Si jane pershtypjet tuaja te para ne skuadren e Bajernit?

  • Aboslutisht pozitive. Une jam pritur shume mire. Bajerni i Mynihut eshte nje skuader ku ka jete e vullnet per te festuar vetem fitore. Kjo ndihet qe ne sterivjte. Marredhenia me lojtaret eshte gjithashtu shume e mire. Thjesht, eshte kenaqesi te jesh ketu.

  • Si merren vesh lojtaret me njeri-tjetrin?

  • Ne flasim me gjuhen e futbollit (qesh). Une vete flas pak anglisht, pastaj eshte Martin Demikelis ai qe perkthen shume mire. Ka edhe nga ata qe dine mjaft fjale italisht, ne skuader te gjithe jane gati per te dhene ndihme sa here eshte nevoja.

  • Po marredhenia juaj me kolegun tuaj ne sulm, Luka Toni, si eshte?

  • Deri tani nuk kam kembyer asnje fjale per ceshtje personale me te. Gjate stervitjeve ne jemi shume te perqendruar ndaj udhezimeve taktike te Otmar Hitcfeldit. Ne fushe ne e dime se cfare duhet te bejme, e kuptojme se kur duhet te kalojme ne te majte apo ne te djathte dhe mendoj se kjo eshte me e rendesishmja. Toni ka shume cilesi, eshte teper i afte si ne gjuajtjet me koke ashtu edhe ne toke. Mendoj se plotesojme shume mire njeri tjetrin ne fushe. Sa me shume takime dhe seanca stervitore te zhvillojme sebashku, aq me e mire do te jete marredhenia mes nesh.

  • Si eshte gjendja juaj fizike aktualisht?

  • Pas nje sezoni te gjate, ishte e novjshme qe trupi te beje pak pushim. Para se te nisnin stervitjet, ne beme shtate deri ne dhjete dite stervitje rigjeneruese, si not apo vrapime te shkurtra. E rendesishme eshte qe une jam ne formen time me te mire per fillimin e sezonit.

  • Cfare mund te thoni per Frenk Riberine?

  • Ne fakt nuk kam shume per thene. Frenku eshte nje “zog i cmendur” (qesh). Gjerat qe ben ai ne fushe jane te pabesueshme. Ai i jep jete gjithe skuadres. Eshte nje futbollist shume i mire, i cili eshte gjithnje ne kerkim te rezultateve me te larta. Ai eshte nje tip fantastik, pervec anglishtes, di gjithcka tjeter (qesh perseri).

  • Cfare prisni nga fillimi i Bundesliges?

  • Besoj se e dime se cfare na pret qe ne javen e pare te sezonit. Ne do te jemi ne qender te vemendjes, do te na sulmojne te gjithe, sepse qe ne fillim do te jemi ne krye te renditjes. Mund te them se situata per kundershtaret tane ka per te qene kritike sa here qe topat te futen ne zonen e rreptesise.

  • Cfare mendoni per kunjat e fundit ndaj jush nga Torsten Frings dhe Tim Borovski?

  • Keto jane gjera me te cilat nuk merrem fare, sepse e di se te kujt jane keto deklarata. Kjo eshte nje ceshtje e mbyllur per mua. Ndoshta ata jane pak ziliqare ndaj lojes tone ne Mynih.

  • A keni arritur ta fitoni genin e Bajernit?

  • Jo, ende, por ndoshta do ta kem shume shpejt orarin kur implantohet ai (qesh). Duket qe ne stervitje se sa i madh eshte entuziazmi ketu. Cdo lojtar perpiqet te jape 100% te potencialit te tij ne seancat stervitore. Ky eshte kushti kryesor per te qene i suksesshem.

  • Sa vlere kane sulmuesit e Bajernit te Mynihut ne Europe?

  • Duke e bere krahasimin nga Barcelona, mendoj se ne nuk jemi shume larg. Lukas Podolski eshte nje sulmues shume cilesor. Te tille lojtare do te mbijetojne ne Europe.

  • Si eshte marredhenia juaj me Lukas Podolskin?

  • Kontaket e mia me te jane njelloj si ne perfaqesuese. Lukasi, edhe kur eshte i demtuar, eshte si nje “zog gazmor”. Une shpresoj qe ai te permiresohet e te jete serish ne forme sepse cilesite e tij duhen ne skuader.

  • Cilin nga titujt e ketij sezoni keni me perzemer?

  • Nese eshte e mundur, une dua ti fitoj te tre titujt. Duam qe te pakten ne Gjermani te jemi kampionet e ketij sezoni e me vone.

  • Duke pasur parasysh se keni disa jave tashme qe ndodheni te Bajerni i Mynihut, a mund te na thoni se cili eshte ndryshimi mes skuadres tuaj te re dhe Verder Bremenit?

  • Me pare shihja vetem ngjyren e gjelbert e te bardhe ndersa tani te kuqen e te bardhen. Por, le t’i leme shakate menjane, Bajerni i Mynihut eshte nje skuader me profesioniste, ne te gjitha aspektet. Ketu gjithcka eshte e organizuar ne menyre te perkryer. Madje mund te them se kam gjetur me shume nga sa kisha imagjinuar te gjeja ketu.

  • A keni gjetur tashme nje shtepi ne Mynih?

  • Kam pare disa shtepi, por nuk e kam gjetur ende ate te duhuren. Por, besoj se kjo gje nuk ka per te qene shume e veshtire. Ne Mynih dhe ne rrethinat e qytetit ka boll “cati” ku te fushesh koken.[/b]

[b] nga Altin Latifi

Një tjetër emër i fuqishëm ka dalë në skenë dje për të marrë Erjon Bogdanin në sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Fiorentinën, e cila pasi ka vendosur të nxjerrë në shitje bullgarin Valeri Bojinov, kërkon të gjejë një zëvendësues për të. Vjollcët kanë marrë Frederik Ljungberg, por suedezi luan më i tërhequr dhe sulmuesi i vetëm i mirëfilltë duket Adrian Mutu. Veç kësaj, lojtari i Rexhinës Rolando Bianki deri tani duket shumë larg afrimit në “Artemio Franki” dhe është kjo arsyeja që drejtuesit e këtij klubi po shohin nga një sulmues i gatshëm të vijë dhe që për më tepër nuk është se ka shumë dëshirë të qëndrojë në skuadrën aktuale. “Alernativë për sulmin? Është Erjon Bogdani i Kievos, kushton 2,5 milionë euro, ndonëse Kaljari është shumë më përpara për ta marrë”, shkruhej dje në sitin zyrtar të klubit të Fiorentinës në internet. Nga vjollcët është larguar gjithashtu edhe Luka Toni në drejtim të Bajernit të Mynihut dhe trajnerit Cesare Prandeli i duhet një sulmues i gjatë për sezonin e ardhshëm, ku do të luhet edhe në Kupën UEFA. Për më tepër që edhe Ljungberg nuk mund të luajë në rolin e një pyke.
Kievo
Edhe pse Erjon Bogdani ka një klauzolë që mund të largohet në fund të sezonit në rast se skuadra bie në Serinë B, sulmuesi i kombëtares shqiptare deri tani nuk ka bërë asnjë lëvizje, ndonëse ka vetëm pak ditë që është kthyer nga pushimet. Por, kundër transferimit në një ekip tjetër tashmë duket edhe presidenti i Kievos Luka Kampedeli, që në kuadër të sezonit të ardhshëm dëshiron të ketë sërish një skuadër që të mund të rikthehet shpejt në kategorinë e më të mirëve. Dje e përditshmja “L’Arena” shkruante për mërzitje në radhët e atyre futbollistëve që duan të largohen, ndërkohë që presidenti Kampedeli ka deklaruar se “futbollistët do të qëndrojnë”, referuar Bogdanit, Pelizier dhe Obina, ata që janë edhe më të kërkuarit në merkato. Për shqiptarin gjithsesi vazhdon të jetë në luftë Kaljari, që me largimin e Suazos kërkon të ketë një sulmues tjetër shtatlartë.[/b]

Postuar nga ReniX.

25 vjecari Saviola prezantohet ne klubin e Real Madrit

[b]Roben: S’po shkon mire me Celsin

Arjen Roben, mesfushori i Çelsit, vazhdon të pohoj se e ardhmja e tij është më afër Madridit se Londrës. Lojtari holandez ka thënë publikisht se marrëdhënia e tij me Çelsin ka probleme dhe i ka komunikuar presidentit Roman Abramoviç se dëshiron të largohet. “Gjërat me Çelsin nuk po shkojnë mirë dhe nuk kam firmosur ende rinovimin e kontratës”, tha Roben për mediat angleze, të cilat janë duke ndjekur fazën përgatitore të “bluve” në Los Anxheles. I pyetur për të ardhmen e tij, holandezi tha: “Të shohim se çfarë do të ndodhë”. Arjen Roben vazhdon të punojë nën urdhrat e Hoze Murinjos dhe mund të luaj ndeshjen e tij të parë pas përfundimit të pushimeve, përballë Amerikas të Meksikës. Do të jetë një ndeshje miqësore për skuadrën londineze në një lokalitet të SHBA. I pyetur për interesimin e Realit, Roben tha: “Gjithmonë është diçka e mirë për një futbollist kur për të interesohen klube të mëdha. Kjo tregon se kam bërë një punë të mirë dhe se skuadrat e tjera më vlerësojnë”.[/b]

[b]Fabregas: “jo” Realit, “po” Eto’ose

Mesfushori i Arsenalit, Sesk Fabregas, ka refuzuar kalimin e tij te Reali i Madridit dhe ka theksuar se Samuel Eto’o mund të jetë zgjidhja perfekte në sulm për “topçinjtë” pas largimit të Tierri Henrisë. “Jam shumë krenar që klube si Reali i Madridi interesohen për mua. I falenderoj, por pas largimit të Tierri Henrisë te Barcelona nuk mund ta braktisë Arsenalin në një situatë të tillë”, deklaroi Sesk. Mesfushori spanjoll është shprehur shumë i lumtur për interesimin e Realit, por deklaroi se është bindur nga trajneri Arsen Venger për të qëndruar te Arsenali. “Kam folur me presidentin Ramon Kalderon dhe drejtorin sportiv, Predrag Mijatoviç, janë dy persona të veçantë. Por kam folur shumë gjatë edhe me trajnerin Venger, i cili më bindi për të qëndruar këtu. Venger beson shumë te kjo skuadër dhe gjithashtu te unë. Nuk mund të largohem sepse në moshën 20-vjeçare mund të bëj gjëra të mëdha te Arsenali. Jam i ri dhe dua të dëfrehem m shumë duke luajtur futboll. Do të përpiqem të fitoj tituj me Arsenalin dhe do të jap maksimumin për këtë skuadër dhe për teknikun Arsen Venger. Eshtë e vërtetë që me largimin e Henrisë skuadra është dobësuar pak, por mund të them se me lojtarët që kemi mund të bëjmë gjëra të mëdha. Jam shumë i lumtur dhe e theksoj edhe një herë se dshira ime është që të luaj te Arsenali”. Në fund, Sesk Fabregas, foli mbi zëvendësuesin e Tierri Henrisë. Spanjolli shtoi se Samuel Eto’o mund të jetë pasardhësi ideal i francezit në “Emirates Stadium”. “Këshilloj drejtuesit e Arsenalit që të përpiqen të blejnë Eto’onë. E di që është një tratativë shumë e vështirë, ndoshta e pamundur, por mendoj se do të ishte zgjedhja perfekte”.[/b]

Oliver Kahn ka deklaruar qe ky eshte sezoni im i fundit.

[b]E paparishikueshme, poshtëruese, argëtuese, e papritur. Është vështirë të gjendet përcaktimi i duhur për të përshkruar triumfin e Brazilit në finalen e 42-të Kupës së Amerikës. Një rezultat 3-0 kundër një Argjentine që konsiderohej favoriti kryesor për të fituar trofeun, por verdhjeshilët e Karlo Dungës u panë zotë të fushës në raport me formacionin bardhekaltër të Alfio Baziles. Brazili përsëriti triumfin e vitit 2004, ndërsa koleksionoi trofeun e tetë në Kupën e Amerikës përkundrejt një Argjentine qëe nuk e fiton atë që nga viti 1993. Hulio Baptista shënoi golin e parë tre minuta pas fillimit të lojës, ndërsa në minutën e 39, kapiteni i Argjentinës, Roberto Fabian Ajala, rekordmeni me 115 ndeshje ndërkombëtare shkaktoi një autogol, që mbylli pjesën e parë 2-0 për Brazilin. Në minutën e 68 ishte Daniel Alves, që shënoi golin e tretë duke mbyllyr dhe llogaritë e takimit .

Brazil 3-0 Argentina[/b]

[b]Vazhdon “beteja” per Gabriel Hainzen

Mancester Junaitedi i ka bere te ditur mbrojtesit Gabriel Hainze se nuk deshiron qe ai te shkoje te Liverpuli, edhe pse te kuqte kane ofruar gjashte milione sterlina per te. Por tani i takon argjentinasit qe te zgjidhe debatin mes dy klubeve, por ka te ngjare qe ceshtja te zgjatet edhe me teper se sa ajo e bashkekombasit te Hainzes, Karlos Tevez. Pasi Liverpuli ka pranuar te paguaje cmimin e kerkuar nga “Djajte e Kuq” per lojtarin 29﷓vjecar, ka marre vesh se figurat me te rendesishme ne “Old Trafford”, perfshi edhe Ser Aleks Fergusonin, do te donin qe ta shisnin Hainzen jashte Anglise. Mes dy klubeve nuk ka pasur asnje shit﷓blerje qe kur Fil Cisnall kaloi nga Liverpuli ne “Old Trafford” ne vitin 1964. Hainze ka edhe dy vjet kontrate me Mancesterin, por sipas rregullave te reja te FIFA﷓s, mund te prishe kontraten per vetem gjashte milione euro… dhe Liverpuli eshte gati qe ta paguaje ate shume. Nese parate ofrohen zyrtarisht, Junaitedi nuk mund te thote jo dhe vendimin duhet ta marre lojtari. Argjentinasi do te donte te kalonte ne “Anfield”, por nuk deshiron gjithashtu te ndahet keq me Junaitedin.[/b]

[b]Brazili rikthehet në majë e FIFA-s

Brazili, fituesi i Kupës së Amerikës 2007, u rikthye ne majën e futbollit botëror, duke spostuar si Italinë (tani e treta) ashtu dhe Francën (e katërta) nga dy vendet e para që mbanin në renditjen e muajit qershor 2007. Brazili në vend të parë me një shifër të bukur: 1500 pikë. Argjentina, finalistja e Kupës së Amerikës u katapultua në vendin e dytë, nga vendi i pestë që mbante në muajin qershor. Dy ekipet amerikano-jugore u ngjitën në krye të futbollit botëror edhe për shkak se zhvilluan një numër të konsiderueshëm ndeshjesh në Kupën e Amerikës. Meksika, që zuri vendin e tretë në Kupën e Amerikës bëri një kapërcim prej 16 vendesh në krahasim me nëj muaj më parë. Ja dhe dhjetë të parët. 1. Brazili, 1500 pikë; 2. Argjentina, 1473; 3. Italia 1368; Franca 1357, 5. Gjermania, 1311, 6. Holanda, 1195; 8. Portugalia, 1146; 9. Spanja, 1144; 10. Meksika, 1142.

E Merkure, 18 Korrik 2007[/b]

[b]UEFA Cup 2007/2008

19 Korrik

Slaven - Croatia - Teuta - Albania 6 : 2
Bezanija - Serbia - Besa - Albania 2 : 2[/b]

[b]Eto’o: Milan, nese Barcelona me shet…

20 Korrik Sulmuesi i Barcelons, Samuel Eto’o, pranon se ndihet i nderuar nga interesi i Milanit per te, por thekson se per momentin nuk ka ndermend te levize nga “Camp Nou”, gjithmone nese nuk i thone te kunderten. “Milani eshte nje skuader e madhe, e njohur mbareboterisht dhe fituan me merite ne Champions League. Ndihem krenar per faktin qe konsiderohem si nje objektiv nga nje klub kaq i rendesishem, por per momentin, jam mire ketu ku jam”, deklaroi kamerunasi 26﷓vjecar, ne nje interviste te publikuar ne te perditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”. “Jam shume i motivuar per te vazhduar etapen e suksesshme te karrieres sime tek Barcelona dhe jam ne nje klub te madh, prandaj nuk po kerkoj nje te tille. Ndihem shume i nderuar qe gjate karrieres sime kam mbrojtur fanellen e Barcelones dhe te Majorkes”. Ne lidhje me faktin qe Milani eshte i gatshem te vendose mbi tavoline 50 milion euro per te, Eto’o deklaron: “Kjo eshte dicka qe i perket klubit. Shifrat, mua asnjehere nuk me kane tunduar dhe as me kane prishur ndonjehere mendjen. Nuk e di nese kjo vlen edhe per Barcelonen”. Ne lidhje me konfirmimin e Ronaldinjos tek Barca, “shenjterimin” e Mesit ne Kupen e Amerikes dhe mberritjen e Henrise, Samueli thote: “Jam i lumtur, pasi skuadra do te jete shume e forte ne sulm. Futbolli, sic thote Mandela, zgjeron mendjet dhe horizontet. Kush e di, mbase nje dite do te kerkoj nje pervoje te re, por e tashmja ime i perket vetem Barcelones”.[/b]

[b]
10 lojtarët më të paguar në Premier Lige

  1. Xhon Terri

Skuadra: Çelsi

Rroga: 195 mijë euro në javë ose 10.200.000 në vit

  1. Andrij Shevçenko

Skuadra: Çelsi

Rroga: 180 mijë euro në javë ose 9.500.000 në sezon

  1. Mikael Balak

Skuadra: Çelsi

Rroga: 180 mijë euro në javë ose 9.500.000 në sezon

  1. Stiven Zherrad

Skuadra: Liverpul

Rroga: 178 mijë euro në javë ose 9.400.000 në sezon

  1. Kristiano Ronaldo

Skuadra: Mançester Und

Rroga: 177 mijë euro në javë ose 9.300.000 në sezon

  1. Uejn Runi

Skuadra: Mançester Und

Rroga: 164 mijë euro në javë ose 8.500.000 në sezon

  1. Majkëll Ouen

Skuadra: Njukastëll

Rroga: 163 mijë euro në javë ose 8.400.000 në sezon

  1. Frank Lampard

Skuadra: Çelsi

Rroga: 148 mijë euro në javë ose 8.550.000 në sezon

  1. Rio Ferdinand

Skuadra: Mançester Und

Rroga: 147 mijë euro në javë ose 8.500.000 në sezon

  1. Fernando Torres

Skuadra: Liverpul

Rroga: 133 mijë euro në javë ose 7.000.000 në sezon

  1. Didier Drogba

Skuadra: Çelsi

Rroga: 133 mijë euro në javë ose 7.000.000 në sezon

E Shtune, 21 Korrik 2007[/b]

[b]Beckham debuton për LA Galaxy

Bechkam beri debutimin ne ekipin e L.A Galaxy ne ndeshjen e mbremshme kunder Chelsea. Ne fushe hyn ne minuten e 78-te ndeshjes ku e pritnin 27.000 duartrokitje dhe ovacione te medha nga publiku.

‘‘Ishte emocionuese’’ , çdo prekje apo goditje e topit nga ana ime sillte reakcion nga publiku, e kjo me jepte siklet ne fushe. Me te vertete doja te jem ne fushe sot…kjo eshte nje dite e madhe per klubin - deklaron Bechkam pas ndeshjes.

Ne tribune gjendeshin edhe gruaja e tije Victoria se bashku me Katie Holmes, Gjithashtu prezenca e VIP-ave nuk mungonte, si psh: guvernatori i Kalifornise Arnold Schwarzenegger , aktoret Eva Longoria dhe Jennifer Love Hewitt, aktoret anglez John Hurt dhe Ray Winstone.

Nen hijen e ketije lajmit: Chelsea mund LA Galaxy 1-0, me golin e shenuar nga John Terry ne minuten e 49 [/b]

[quote=Altin111";p="5489][b]UEFA Cup 2007/2008

19 Korrik

Slaven - Croatia - Teuta - Albania 6 : 2
Bezanija - Serbia - Besa - Albania 2 : 2[/b][/quote]

[b]2 Gusht 2007

16:30 Teuta - Albania – : – Slaven - Croatia
20:30 Besa - Albania – : – Bezanija - Serbia[/b]

O Altin, shikoje pak kete skedinen:
Rops-Hameenlinna RF1
Arsenal-Inter RF1
Stabaek-Valerrenga RF1
Bodo/Glimt-Honefoss RF1
Kongsvinger-Mandalskam RF1
Timra-Assyriska RF2
Skeid-Ham-Kam RF2
Leiria-Hajduk K RF1

Pyete pak Laken “A te kujton gje emri Daja”
Zmadhoje pak dhe shiko shumen ne fund.
Po ky po na i nxjerr ndeshjet mrapsh mor vlla!!! Hahahahaha!

Daku po meri Lakes ndonje mendje per ndeshjet. :mrgreen:

[b]Bajerni me dhimbje koke ne sulm

Rekordmeni gjerman i futbollit, Bajerni i Munihut po përballet me probleme të mprehta në sulm. Pas dëmtimeve të Luka Tonit, Jan Shlaudrafit dhe Lukas Podolskit si dhe shitjes së Roke Santa Kruzit, tashmë edhe Miroslav Kloze është i dëmtuar. “Këpuca e artë” e Botërorit të Gjemanisë, autori i golit që i dha Bajernit pak ditë më parë Kupën e Ligës, është dëmtuar në shpatull. “Unë shpresoj, që ai të mos mungojë për një kohë të gjatë”, - tha trajneri i Bajernit, Otmar Hitcfeld. Në ndeshjen kundër Këlnit priten të mungojnë përveç Klozes edhe Frenk Riberi, Hamit Altintop, Bastian Shvajshtajger, Lusio dhe Ze Roberto. Bajerni e ka nisur mbarë parasezonin 2007.

E Hene, 31 Korrik 2007[/b]

[b]Celsi kerkon 40 milion euro per Balakun!

Celsi eshte treguar i gatshem te bisedoje me Realin e Madridit per shitjen e kapitenit te perfaqesueses gjermane, Mikael Balak. Sipas informacioneve te media angleze, Celsi ka kerkuar tashme nje shume te pare per 30﷓vjecarin, i cili ne skuader erdhi vetem nje vit me pare nga Bajerni i Mynihut. A do te thote kjo se Mikael Balaku do te luaje tek Reali i Madridit sezonin e ardhshem? Te premten, trajneri i ri i Realit, Bernd Shuster, ne nje interviste per “ARD” foli per interesin e tij ndaj Balakut. “Jam i mendimit se Mikael do t’i pershtatej shume mire Realit te Madridit. Ai do te ishte hallka lidhese mes mesfushes dhe sulmit. Do te ishte vertet ideal”, deklaroi Shusteri. Por, nuk do te mjatoje deshira e trajnerit 47﷓vjecar qe kapiteni i Gjermanise t’i bashkohet Realit. Edhe pse ne sezonin e tij te pare tek Celsi, gjermani nuk shkelqu ashtu sic pritej, klubi i Abrahamovicit ka kerkuar 40 milione euro per shitjen e tij, edhe pse “blute” jane te gatshem te bisedojne. Ne mesfushen e plotesuar fale nje sistemi te ri te trajnerit Hose Murinjo, qe pritet te perdore si titul,are katershen Lampard, Esieni, Makelele dhe Maluda, largimi i Balakut nuk do te ishte shume i dhimbshem per skuadren. Madje, Murinjo, se fundmi ka lene shume dyshime pas deklarates se tij se stervitjet e Balakut jane te mangeta per shkak te demtimit, e kjo mund te coje ne mosaktivizimin e rregullt te tij. “Per te ka per te qene e veshtire”, tha Murinjo per kapitenin e perfaqesueses gjerman. Ne rast transferte, londinezet kane kohe te gjejne nje zevendesues tjeter.

Reali pergatit valixhet me para

Nga ana tjeter, nuk diskutohet gatishmeria e Realit te Madridit, per te plotesuar deshiren e trajnerit te tij, i cili deshiron te sjelle ne skuader nje tjeter gjerman, pas Metcelderit. “Valixhja e parave eshte gati, madje ajo me e madhja”. Kontrata e Balakut me Celsin perfundon ne 2010﷓n, nuk dihet ende qendrimi i tij ndaj interesit te Shusterit. Nga njera ane transferimi drejt Realit te Madridit, do te ishte nje hap i madh ne karrire dhe nje shans qe vjen vetem nje here. Ne miqesoren e fundit te londinezeve, kunder Gllasgou Rejnxhers, Balaku mungoi per shkak te demtimit dhe vazhdon te punoje me ekipin mjekesor per sherimin e tij. [/b]

[b]UEFA Cup 2007/2008
2 Gusht 2007

16:30 Teuta - Albania – : – Slaven - Croatia
20:30 Besa - Albania – : – Bezanija - Serbia
[/b]

[b]Riberi: Do të më bëjnë copë!

“E di që do të ketë shumë futbollistë që do të përpiqen qëllimisht të më dëmtojnë, por nëse do të mendoja për këtë përpara se të futesha në fushë, nuk do të luaja kurrë mirë”

Me shfaqjet e tij “Gala” në Kupën e Ligës dhe me natyrën e tij plot humor, ai ka fituar zemrat e tifozëve të Bajernit të Mynihut. “Për mua ishte shumë e rëndësishme të kisha një fillim të mirë”, tha 24﷓vjeçari në një intervistë për “Sport1”. Ai e di shumë mirë se për mbrojtësat e Bundesligës do të jetë “halë në sy”. “E kam mëse të qartë se ndonjëherë qëllimi i ndokujt do të jetë vetëm për të më dëmtuar”. [/b]