Futbolli i femrave: Tirana A.S, fituese e Turneut Kombëtar

Futbolli i femrave: Tirana A.S, fituese e Turneut Kombëtar

Ekipi kryeqytetas i femrave, me trajner Altin Rrakllin, ka mundur 4-0 skuadrën shkodrane, Jubani.

Ekipi Tirana A.S, i drejtuar nga ish-futbollisti i ekipit kombëtar, Altin Rraklli, është shpallur fitues i turneut të parë kombëtar të futbollit të femrave, organizuar për herë të parë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Skuadra e kryeqytetit ka mundur në finale skuadrën e femrave nga Shkodra, Jubani. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0. Në pjesën e dytë skuadra bardheblu shënoi edhe dy gola të tjerë, duke fituar takimin 4-0. Ndeshja në fjalë u luajt në stadiumin “Selman Stermasi”. Në ceremoninë e dorëzimit të trofeut të këtij aktiviteti kombëtar mori pjesë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili i dorëzoi kupën ekipit fitues. Presidenti Duka deklaroi përpara medias se në të ardhmen do të zhvillohen edhe disa aktivitete promovuese të futbollit të femrave dhe se FSHF është në përgatitje për të organizuar kampionatin e parë kombëtar për femra në të gjithë historinë e futbollit shqiptar. Rezultatet e ndeshjeve të këtij turneu janë:

23.01.2009

Stadiumi “Selman Stermasi”, Tiranë

Tirana A.S-Tropojë 8-0

Jubani-Olimpik 7-0

Kompleksi i Kamzës

Tirana-Rubiku 1-3

Memaliaj-The Doors 0-3

Kalojnë në gjysmëfinale Tirana AS, The Doors, Jubani dhe Tirana.

Ndeshjet gjysmëfinale

25.01.2009

Tirana A.S-The Doors 7-0

Rubiku-Jubani 0-5

Ndeshja Finale

28.01.2009

Tirana A.S-Jubani 4-0

Tirana A.S cfare kuptimi ka?