Gati 20% e njerëzve ëndërrojnë problemet në punë

19shefi-enderr_1912111028_1.jpg

Njerëzit më së shpeshti ëndërrojnë shefin, kolegët dhe problemet e ndryshme në punë nëse janë nën stres të madh apo nëse atë ditë kanë pasur konflikt me ndonjërin prej kolegëve, vërteton hulumtimi britanik.

Stresi dhe të ngarkuarit me punë janë arsyeja pse shefat dhe konfliktet me ta paraqiten në ëndrrat tona, zbulon studimi i hotelit “Premier Inn” i kryer në 2000 njerëz.

Temat e lidhura me punën i ëndërrojmë më së shpeshti, madje edhe më shumë se personat e njohur dhe të famshëm. Gati 20 për qind e njerëzve rregullisht ëndërrojnë shefat e tyre. Çdo i treti ëndërron shefin dhe temat e lidhura me punë nëse është nën stres, ndërsa një e katërta e tyre ëndrrën kolegun nga puna nëse atë ditë janë ngatërruar rreth diçkaje. Rreth 20 për qind të tyre rregullisht ëndërrojnë për punën, veçanërisht nëse janë nën tension dhe stres, vërteton hulumtimi.

“Pavarësisht se a jemi të zgjuar apo flemë, problemet nga puna gjithsesi ndikojnë në ne. Nuk është çudi që ëndrrat për punën janë aq të shpeshta, sepse megjithatë më shumë kohë kalojmë atje se në shtëpi”, thekson ekspertja për ëndrra, Davina MacKail.

Njeriu mesatar ëndërron çdo natë, ndërsa rreth 52 për qind ngatërrohen nga ëndrrat, ndërsa 60 për qind e tyre dëshirojnë të dinë se çfarë domethënie kanë ato ëndrra.

kjo gje na ndodh dhe ne qe jemi ne shkoll
sikur kam probleme ne shkoll…sikur ne nje or provimi nuk me shkruan dora…aaa e tmerrshme ajo ndjesi
nga shqetesimi ndodh !

Kjo po i ben njerizt te flasin me veten