Gatime turke?

[LEFT]Receta Bakllava Ketu [/LEFT]https://bit.ly/receta-bakllava

Jemi në fundin e vitit dhe ëmbëlsirat janë kryefjala e çdo tryeze:

Bakllavaja së bashku me gjelin e detit simbolizojnë fillimin e një viti të mbarë dhe të suksesshëm për çdo familje në Shqipëri.

Shumë prej nesh e dinë se ky gatim me origjinë orientale është popullarizuar në Shqipëri gjatë viteve të pushtimit otoman. Kur flasin për mënyrën e gatimit të saj, shumë amvisa shqiptare janë të bindura se kjo është një mënyrë e trashëguar prej qindra vjetësh.

”Unë jam një amvisë që prej shumë kohësh vazhdoj të gatuaj një prej ëmbëlsirave më të pëlqyera dhe më të kërkuara në Shqipëri, bakllavanë. Ne zemë brumin që për 1kg miell i hedhim 7 kokrra vezë. Brumin e ndajmë në topa të vegjël dhe i hapim fletë më fletë. Duhen 4 orë për ta përgatitur”, shrehet një amvisë.

Por, a është bakllavaja 100% pjesë e kuzhinës tradicionale shqiptare? Historia e bakllavasë nuk është e dokumentuar, por ajo përmendet kryesisht gjatë periudhës osmane. Në ditët e sotme në Shqipëri shohim të frekuentohen shumë pastiçeritë dhe restorantet turke. Në të vërtetë mes bakllavasë turke dhe asaj shqiptare ka ndryshime në formë, përgatitje dhe përmbajtje.

”Disa nga ndryshimet kryesore të bakllavasë turke dhe asaj shqiptare janë fletët shumë të holla, 4 kokrra vezë për një kg miell, dhe mbledhja bashkë e petëve të përgatitura. Bakllavaja e vërtetë turke është me stika, por për shkak të kostos së lartë dhe kërkesës së ulët ne përgatisim shumë pak të tilla”, sqaron një kuzhinier.

Shqiptarët kanë revolucionarizuar në vite aq shumë gatimin e bakllavasë, saqë bakllavaja e tyre tashmë ngjan si një produkt autentik vendas. Turqit nga ana e tyre, vazhdojnë t’i qëndrojnë rigorozë traditës së tyre kombëtare.

Një ëmbëlsirë tjetër e preferueshme me rastin e Vitit të Ri është edhe kadaifi. Edhe ai, i emigruar në Shqipëri nga Turqia.

Ja si shprehet një amvisë: “Kadaifi është një tjetër ëmbëlsirë që kërkohet me rastin e festave dhe që gjithsej mund të kërkojë 1 orë e 30 min punë”.

Pushtimi Osman për një periudhë të gjatë kohore ndikoi jo vetëm në mënyrën e të jetuarit dhe huazimin e fjalëve turke, por edhe kuzhinës shqiptare i dha një theks të rëndësishëm që vazhdon të mbetët ekzistent edhe në ditët sotme.

Kafja turke është një term që ende vazhdojmë ta dëgjojmë shpesh në familjet tona. Po ashtu edhe rakia, që fillimisht prodhohej nga rrushi pulpë molle i marrë gjatë fermentimit të verës. Por ndërsa shqiptarët e zhvilluan më tej deri në perfeksion artin e kafes dhe forcimin e rakisë, turqit vijuan ta hollojnë këtë të fundit me ujë të ftohtë duke prodhuar uzon. Të tjera pjata me prejardhje turke, por që jo rrallëherë i shohim në tryezat e familjeve shqiptare janë byrekët, imam bajalldi apo edhe pilafi.

Megjithatë, t’i quash sot ato gatime turke, do të shkaktonte një habi të pafundme edhe tek vetë turqit që tashmë mund të njohin tek to, vetëm emrat.

Per bakllava dhe kadaif, mbaroj fare! Per fat te mire keto dy gjera deri tani sme ka rene rasti ti gatuaj!

Gezuar te gjitheve!

Sa me pelqen Bakllavaja me kadaifin

Po cesht kjo kadaif ?

çudi qe nuk e di kadaifin, ja nje foto si duket! Mbase e quani ndryshe:

Tu kujtua?

jane embelsira te mira,por shume te renda…mua s’me pelqejne…kadaifin edhe mund ta provoj por bakllavane s’mundem…

Immm tani me kujtohen si i pash po si i thon nuk e dija? te them te drejten se nuk kam ngren asnjeher bakllava me kadaif!!kadaif kam ngren po me duken shum permbajn embelsir!

erinaa bakllavaja eshte ajo te fotoja ne fillim te rubrikes…dhe hahet vec nga kadaifi…kadaifi eshte ajo embelsira qe vuri renix ne foto. jane te dyja embelsira shume te renda por qe shqiptareve u pelqejne shume dhe eshte kthyer ne nje tradite tashme.

po 1 here ne vit i hajm, ja vlen ta provosh dhe pse eshte super e rende! sidomos per 2 tepsit me embelsira qe mbarova hahaha!

Perse Reni shum te mira jan dhe te hash dit per dite :stuck_out_tongue:

po si behete ajo me kadaif se bakllav kam ngren po jo me kadaif ,po me pete e gjera tjera qe dueht te qesim nje bakllava

Kadaifi blihet i gatshem. Jane fije te holla qe me pas i pregatit ne role dhe i pjek ne furre. Sherbeti eshte njesoj si ai i bakllavase.

Epo te jesh Shqipetar dhe mos te njohesh Kadaifin :stuck_out_tongue:

mos te bej çudi. Zona e veriut KEKUT i thot REVANI! :slight_smile:

Per mua ky eshte KEK:

Nefakte eshte e vertete , jan shum fjal qe perdoren ndryshe

Ka plot njerez qe nuk e njohin kadaifin,pasi me sa di vetem ne shqiperi njihet si embelsire,dhe ne turqi,se embelsire turke eshte.

avavvav po kjo eshte normale se ne jetojm nje vend tjeter, e ju ne tjeter edhe pse jemi shqiptar psh. ne ketu i them pasul andej ka ju fasule,pastaj kekut siq tha Renix ne i them Revani e plot gjera tjera se nuk me kujtohen per momentin…

DHe un pasul i them jo fasule :smiley:

renix …kadaifi nuk behet vetem role, por ndahet dhe ne dy pjese e ne mes i shtrihen arra te grira…pastaj sherbetoset e pritet ne forma…
kadaifi mund te behet edhe vete…

e po keshtu ne foto duken si shpaget:) do blej ne market se ka, dhe do i provoj patjeter…