Gibson i këndon dashurisë

Aktori Mel Gibson këndon në albumin e ri të të dashurës së tij Oksana Grigorieva.

Ylli i filmit “Lethal Weapon” e ka provuar veten edhe në këngë duke dhënë vokalin e tij për dy këngë të albumit “Beautiful Heartach”, të këngëtares ruse Oksana Grigorieva.

“Mel është një artist i jashtëzakonshëm. Ai ka nj zë të bukur. Ai është një vizionar. Ai ma ka mundësuar ta prodhoj këtë… që muzika ime të jetojë”, është shprehur Oksana, e cila është shtatzënë me aktorin