Giggs: Mos e harroni Beckhamin

Anësori i Manchester United, Ryan Giggs, ka mbështetur ish-bashkëlojtarin, David Beckham, që të vazhdojë të luftojë për vendin në përfaqësuesen e Anglisë, pas paralajmërimit të bërë nga Capello se do t’ia tregojë derën superyllit të La Galaxy.
“Ky do të jetë zhgënjim i madh për të, pasi që unë e di se sa shumë ai e do vendin dhe të luajë për të. Të gjithë e dinë se nuk ka askush në botë që mund të bëjë gjërat që i bën Becks. Harkimet milimetrike, goditjet e lira dhe në përgjithësi loja e tij është e mirë”.

“Është zhgënjyese për të, por ai e ka bërë këtë edhe më parë dhe jam i sigurt se ai do të rikthehet si lojtar i fortë. Capello ka thënë se nuk dëshiron të luajë me Beckhamin, por Becks dëshiron që të rikthehet në formën më të mirë për La Galaxyn”, deklaroi Giggs.