Gjatë punës duhet pushim çdo 20 minuta

Të gjithë ata që punojnë në zyrë dhe qëndrojnë për orë të tëra të ulur në një karrige duhet të bëjnë një pushim çdo 20 minuta. Ky është përfundimi i një studimi nga shkencëtarët australianë.

Kërkuesit kanë zbuluar se të bësh një xhiro rreth zyrës çdo 20 minuta ndihmon në zvogëlimin e nivelit të glukozës dhe insulinës në gjak. Studimi është publikuar në revistën ‘Diabetes Care’.

“Kur ulemi muskujt nuk përdoren fare dhe kjo gjë pengon organizmin në kryerjen e proceseve të matabolizimit”, thekson profesor David Dunstan i Universitetit të Melburnit.

Ky grup kërkuesish, në një studim të mëparshëm, ka dalë në përfundimin se edhe njerëzit që shohin 4 orë televizor në ditë jetojnë më pak.

Burimi:

TOP CHANNEL

Faleminderit Ice! :slight_smile:

Shume e vlefshme kjo,megjithese une me shume punoj ne kembe se sa ulur!

Ulu ndonjecik se te ben mir

cfare the se nuk e kuptova?

hhaa o te merrt emir ty, te thot majdi uli ngapak se dot bej mir :smiley:

sa mir te ishte dhe per nxenesit kshu
:@ 50 minuta mesim pa pushim

ta gjejme 1 her punen ne zyre, e per pushim shohim e bejme :smiley:

E shikon sa bukur me kupton Erina mua

Kur shkoja ne shkolle kisha nje shoke qe punonte agjent ne shit-blerje apartamentesh, dhe pas 8 ore pune ne zyre kur vinte ne mesim rrinte ne kembe se ndihej i lodhur shume lol

Epo duhet te jesh me i qarte ne te shprehur,fol shqip me mire,se nuk kam ndermend te beje perkethim shqip shqip,

Mir e kane keta, por po u ndezen makinerit ec e gjej koh te marresh frym e jo xhiro!