Gjendet i vrarë 10-vjeçari i zhdukur, arrestohet autori.

[b]I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari

Femija i zhdukur prej pese ditesh ne qytetin e Peshkopise, eshte gjetur i vrare pasditen e djeshme. Trupi pa jete i Bekim Cengut u gjet ne shtratin e nje perroi, jo larg nga pallati ku banon familja e tij. Sipas hetuesve te ceshtjes, ai eshte perdhunuar dhe me pas eshte mbytur me litar.

Me trup te permbysur, i masakruar, me fytyre te shqyer dhe i dhunuar seksualisht, kjo ka qene pamja makaber qe kane ndeshur hetuesit kur kane gjetur trupin e pajete te femijes 10-vjecar, Bekim Ylli Cengu, i cili rezultonte i zhdukur qe prej pasdites se dites se marte te kesaj jave. Ka qene ora 14:00 e pasdites se djeshme kur pas kerkimesh te shumta, policia ka mundur te gjeje kufomen e 10-vjecarit Bekim Cengu. Trupi i pajete u zbulua ne perroin e fshatit Tomin, rreth 200 metra larg nga pallati i fundit i lagjes “Kamen”, ku banon dhe familja e Ylli Cenges. Me sa duket gjithcka korrespondonte me rrefimet e bashkemoshatareve te tij qe kane theksuar se femija ishte rrembyer nga nje i panjohur si dhe oren kur kishte ndodhur ngjarja e rende.

Femija i pajete u gjet i permbysur 30 metra ne breg te perroit, afer nje vije uji qe kalon per nga lagjja “Kamen”. Ne trup mbante te njejtat rroba, me te cilat prinderit e kane pershkruar kur ai ishte larguar per here te fundit nga shtepia e gjyshit, ndersa ne anen e djathte te fytyres, viheshin re shenja gervishtjeje te thelle, heqje mishi. Ekspertiza e kryer nga dy eksperte te Mjekesise Ligjore ne Tirane te ardhur enkas dhe me urgjence per kete ngjarje, kane dale ne konkluzionin se femija ishte mbytur me litar ne fyt, pasi jane gjetur shenja dhune ne qafe. Kjo eshte vertetuar kur 50 metra me lart, afer nje bregoreje, ne ca gemusha jane gjetur nje pale pantallona te vjetra, nje litar i improvizuar me fije ne ngjyre bezhe, litar i cili rezulton te jete perdorur per te mbytur femijen. Po ne ate vend jane gjetur dhe njolla gjaku, si dhe gjurme, ku femija ka bere perpjekje per te shpetuar.

Veper e nje maniaku seksual

Ajo qe paten rastin te konstatojne dje ekspertet kriminaliste te uniformave blu, eshte veper makaber e nje monstre, qe, ose mund ta kete genjyer me lajka e ta ndillte afer vetes, ose ta kete marre me force femijen dhe pasi e ka derguar atje, ta kete dhunuar seksualisht dhe me pas ta kete mbytur. Gjithnje sipas hipotezave, monstra ne fjale pasi e ka mbytur e ka derguar ate afer perroit, duke e lene te permbysur dhe pa jete. Po aty jane gjetur gjurme jo vetem te femijes, por dhe te nje personi te dyte qe mendohet te jete autori i krimit. Grupi hetimor i policise, i mbeshtetur dhe nga ekspertet e mjekesise ligjore ka keqyrur vendin e ngjarjes, duke e rindertuar tere skenen e ngjarjes dhe ka bere tere matjet e duhura per te dale ne nje konkluzion te sakte. Me pas eshte bere dhe autopsia e femijes, i cili, sipas eksperteve, del te jete dhunuar seksualisht. Nga tere keto shenja, sipas specialisteve te uniformave blu, personi qe e ka kryer kete krim te pazakonte eshte nje maniak i pashpirt, qe pasi ka kryer dhunimin seksual, e ka vrare dhe masakruar femijen 10-vjecar.[/b]

Per ate qe ka bere kete gjest varja eshte shume pak. Si ka mundesi qe ekzistojne te tille tipa.
Ngushellimet familjes se femijes.

Ca te thuash, te iken truri, jane demone dhe jo njerez!

titulli flet per arestimin e autorit. Eshte kapur apo jo, se artikulli nuk flet.

[b]Qyteti ne zi, percillet 10-vjecari

Nga i derguari yne, Aleksander Ndoja

PESHKOPI - Kjo e diel ne Diber ka qene nder me te rendat ne kete qytet. Mjegulla e dendur, edhe pse ne mesdite, nuk lejonte qe te shikoje me shume se ne dy metra distance. Brenda saj, 14 mije banore te ketij qyteti jane te mberthyer nga trishtimi per ngjarjen e rende te ndodhur dite me pare. Ndonese autori i ketij krimi te shemtuar eshte pas hekurave, tek askush nuk shikon lehtesim. Kjo sepse “kostoja”, sipas tyre, ka qene shume e rende. Nje femije vetem 10 vjec, ka humbur jeten barbarisht.

Nexhat Dobi, nje shites cigaresh, ne bulevardin kryesor, thote gjithe mllef se kjo nuk duhej te ndodhte. Ai njihej si problematik, por jo i marre. “Se te ishte aq i marre, nuk e sorollaste aq shume policine, madje duke ndenjur edhe me ta. Per ne, eshte turp. Ne keto ane, nuk ka ndodhur kurre nje histori e tille”. Po ashtu, shetitoret jane krejtesisht te shkreta. Ne te gjitha pikat e shitjes se kasetave nuk degjohet muzike. Madje dhe shoferet e nuseve jane te kujdesshem. Eshte hera e pare qe ne qytet nuk kalojne autokolonat e nuseve me bori takuar. I gjithe qyteti eshte ne zi, madje po e respektojne totalisht ate.

Ne Drejtorine e Policise se Qarkut Diber, sapo ka rene qetesia. Pas nje tensioni njejavor, drejtori Nikolin Kola dhe shefi i sapoemeruar Saimir Shehu, kane te “drejte” te lene zyren per nje kafe. Autori i krimit tashme eshte prapa hekurave, madje qendron i qete e nuk i vjen mire t’i prishesh gjumin per nje foto. Ai i ka shastisur policet me vendosmerine e tij per te pranuar fajin, pa implikuar askend. Megjithate, policet ende dyshojne se kete veprim makaber Shpetim Ziza nuk e ka kryer i vetem. Ata thone se kjo do te vertetohet gjate hetimeve te metejshme, por, gjithsesi, krimineli tashme eshte prapa hekurave, pa asnje mundesi per te bere viktima te tjera.

Njerezit qe percjellin vogelushin per ne banesen e fundit, kane mbushur rruget. Babait te Bekimit i ka rene te fiket disa here. Madje edhe te afermit e kane mjaft te veshtire per te komunikuar me te. Nena e tij ka ngrire te koka e te birit. Po ashtu edhe vellai dhe motra me e vogel. Per momentin askush nga familjaret nuk di c’te thote. Per ta, ngjarja eshte nga me te rendat dhe nuk e paguan asgje. Femija ende i mitur, jo vetem qe i eshte marre jeta, por eshte dhunuar barbarisht. Njerezit me dhjetera hyjne dhe dalin pa pushim per te ngushelluar familjen, ndersa ne ora 14 kortezhi i permortshem ka dale nga banesa per ne varreza. Mjegulla, shiu dhe mijera banore te qytetit te vogel mbajten frymen, ndersa arkivoli i vogel zbriste gjithnje e me thelle. Deri ne lopaten e fundit.[/b]

[b]Autori: E vrava vogëlushin, për hakmarrje ndaj gjyshit

Përcillet për në banesën e fundit Bekimi 10-vjeçar

I gjithë qyteti verilindor i Peshkopisë i ka dhënë lamtumirën e fundit 10-vjeçarit Bekim Çenga, i zhdukur pa asnjë lloj gjurme që nga e marta pasdite e javës së kaluar, trupi i të cilit u gjet i pajetë dhe i masakruar, vetëm të shtunën pasdite, pesë ditë pas zhdukjes. Ndërsa i arrestuari si autor i ngjarjes, Shpëtim Ziza, ka deklaruar se “e ka vrarë djalin në shenjë hakmarrjeje ndaj gjyshit të tij, pasi kur kishin qenë më parë në fshat ai nuk e kishte lënë që të hante mana”. Një arsye kjo e “fortë” për një të sëmurë mendor që t‘i merrte jetën vogëlushit 10-vjeçar.

“E mbyta me lidhësen e këpucëve. Pasi e dërgova të më blinte dy cigare dolëm jashtë qytetit, kur fillova ta lidh ai qau dhe më tha: më lër të iki te mami. Por unë e mbyta”, ka thënë ai me një qetësi për tu pasur zili. Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në bulevardin e qytetit të vogël të Peshkopisë, janë parë fare pak kalimtarë, pasi të gjithë kanë rendur për t‘i dhënë lamtumirën e fundit, Bekimit. Të shtunën pasdite, kur dhe është marrë vesh për gjetjen e trupit të Bekimit të vdekur, nëpër kafenetë e këtij qyteti, thonë pronarët e tyre, nuk ka mbetur njeri pa u përlotur. Një ngjarje vërtet shokuese, krejt e pazakontë për këtë qytet, që e ka ruajtur qetësinë dhe normalitetin edhe gjatë vitit të mbrapshtë 1997. Vetëm heshtje, askush nuk mund ta shpjegojë këtë gjëmë të padëgjuar. Të gjithë banorët, të mëdhenj e të vegjël, kanë rendur në ditën e djeshme drejt shtëpisë së Ylli Çengës, për ta ngushëlluar atë për këtë tragjedi tepër të rëndë. Qyteti është mbërthyer nga një mjegull e lehtë dhe reshje shiu, si të donte edhe vetë natyra të merrte pjesë në pezmin e familjes Çenga dhe të gjithë qytetit. Para shtëpisë së të ndjerit të vogël, që nga mbrëmja e së shtunës, kur dhe ka ardhur trupi i pajetë i Bekimit, është parkuar dhe vazhdon të qëndrojë aty edhe një ambulancë e spitalit të Peshkopisë, në gatishmëri për të dhënë ndihmën e nevojshme për familjarët, që herë pas here u bie të fikët. Rreth orës 14:00, kur dhe është nisur funerali për në varreza, kanë pushuar edhe reshjet e dendura të shiut të vazhdueshëm që ka rënë gjatë gjithë ditës, si për të nderuar e respektuar funeralin e fëmijës së vogël. Qindra e qindra banorë kanë marrë pjesë në këtë funeral, për t‘i dhënë lamtumirën e fundit Bekimit. Asnjë fjalë nga familjarët dhe të afërmit për këtë humbje të madhe dhe të pazakontë, pasi asaj i mungon çdo lloj motivi, lot dhe vetëm lot prej tyre. Çdokush në këtë qytet kërkon të dijë më tepër për këtë vrasje, por askush nuk shpjegon gjë. Siç edhe është bërë me dije, menjëherë pas gjetjes së trupit të pajetë të fëmijës, është kapur nga policia e Dibrës edhe autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje makabër, Shpëtim Ziza, komshi me familjen e viktimës, i cili njihet si person me të meta mendore. Burime nga grupi hetimor pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër, bëjnë me dije se Shpëtim Ziza, 19 vjeç, i kapur nga policia ka pranuar autorësinë e masakrimit të vogëlushit, që në momentin e marrjes në pyetje. Po sipas këtyre burimeve, merret vesh, se gjatë ditës së djeshme, ai ka dhënë edhe një lloj motivi për vrasjen, ku ka pohuar se ka kryer vrasjen, pasi është konfliktuar me gjyshin e Bekimit, Rustan Sela, ku të dy janë të ardhur në qytetin e Peshkopisë, nga fshati Bellovë. Gjithsesi, çfarëdo “arsye” që të japë Shpëtimi i sëmurë mendor, kurrsesi nuk bëhet fjalë për të justifikuar këtë vepër monstruoze, të kryer prej tij. Pasditen e së shtunës një kalimtar i rastit ka gjetur në përroin e Tominit, fare pranë lagjes së “Kamenit”, trupin e pajetë të Bekimit, të masakruar me thikë. Pasi është lajmëruar policia, grupi i ekspertëve që punuan për zbulimin e këtij rrëmbimi ka shkuar në vendngjarje, duke marrë trupin e viktimës, të cilin e kanë çuar në morgun e spitalit të Peshkopisë, për kryerjen e ekspertizës së nevojshme. Ekspertët mjeko-ligjorë nuk i kishin nxjerrë ende konkluzionet, pas këqyrjes së kufomës, ndaj nuk mund të thuhej me saktësi se në ç‘kohë ka ndodhur vrasja. Izolimi në kohë i të sëmurit mendor nuk do të sillte krimin, që zor se do të hiqet nga memoria e familjarëve dhe banorëve të zonës. [/b]

O Zot na ruj ti!! :frowning:

Ngushellime familjes! :frowning:

Ate qe ka mbyt djalin e vogel, duhet ta varin e ta djegin ne mes te qytetit!! :evil:

[b]Vendimet e drejtesise qe “vrane” 10-vjecarin

E Merkure, 31 Tetor 2007

Hetimet per Shpetim Zizen, 19-vjecarin e akuzuar per vrasjen e vogelushit Bekim Cenga, bejne fajtore organet e drejtesise, te cilet ne dy raste e kane liruar nga akuzat. Gazeta “Koha Jone” ka mundur te siguroje kopjet e vendimeve penale ne ngarkim te Shpetim Zizes, i arrestuar dy here dhe dy here i liruar ne sallen e gjyqit.

Ne maj te vitit 2006, Shpetim Ziza, atehere 18 vjec, eshte perballur per here te pare me togat e zeza nen akuzat e “armembajtjes pa leje” dhe “prishjes se qetesise publike”. Me vendimin numer 12 date 13 maj te vitit 2006, Gjykata e Rrethit te Dibres ka vendosur ndaj Shpetim Zizes masen e sigurise “burg pa afat”. Gjykata vleresoi te ligjshem arrestimin e tij ne flagrance dhe vendosi qe i riu te qendroje prapa hekurave deri ne perfundim te gjykimit. Por dy muaj me vone Shpetim Ziza eshte lene i lire. Me vendimin numer 38 te dates 13 korrik te vitit 2006, e njejta gjykate ka vendosur pushimin e ceshtjes penale per dy veprat penale, per te cilat akuzohej 18-vjecari. Togat e zeza vendosen lirimin e menjehershem te te akuzuarit dhe mjekimin e detyruar psikiatrik ambulator nen kujdesin e mjekut psikiater, Dilaver Corja. Per te arritur ne kete perfundim gjykata eshte mbeshtetur ne aktin e ekspertimit psikiatriko-ligjor, numer 95, i dates 19 qershor te vitit 2006, i leshuar nga Instituti i Mjekesise Ligjore prane Ministrise se Drejtesise ne Tirane. Sipas mjekeve psikiater, Shpetim Ziza eshte me prapambetje mendore dhe i papergjegjshem. Ne keto rrethana prokurori Agim Xhafa ka kerkuar lirimin e tij.

Pa kaluar nje muaj nga lirimi i Shpetim Zizes nga njerezit e drejtesise, ai arrestohet serish nga uniformat blu. Shpetim Ziza, me vendimin numer 39 tw dates 25 gusht te vitit 2006, merr masen e sigurise “burg pa afat”. Kete radhe akuzat e tij jane edhe me te renda, per “armembajtje pa leje”, “prishje te qetesise publike” dhe “kanosje me arme”. Nje shenje e dukshme se agresiviteti i tij ishte ne rritje. Ne 19 tetor te vitit 2006, me vendimin penal numer 48 vendoset pushimi i ceshtjes, shuarja e mases se sigurise dhe mjekimi i detyruar per te akuzuarin.

Kjo eshte kronologjia e nje krimi te paralajmeruar. Nga faktet e renditura e te njohura me se miri nga njerezit e drejtesise vertetohet se 19-vjecari, Shpetim Ziza, kishte shfaqur tipare te theksuara agresiviteti dhe tendenca kriminale. Ajo qe gjyqtaret e Dibres duhet te benin ishte te vendosnin shtrimin e detyruar te 19-vjecarit ne nje spital psikiatrik, deri ne sherimin e tij te plote. Togat e zeza nuk e moren kete vendim dhe sot jeton nje femije me pak.[/b]

O ZOT O ZOT s’kam cte them…mu rrenqeth trupi dhe syte mu mbushen me lot…kur e lexova…!Gjynah qe i lene gjalle kesi lloj tipash…!Jo per gje po ‘‘hane mana’’ te lire…!Eshte TMERR…!Po duket ai ca turiri ka,…HITLER i vertete…