Gjermania dënon sulmet raciste ndaj Ozil

Ministri i Brendshëm gjerman, Hans Peter Friedrich, ka dënuar sulmet raciste ndaj organizatorit të kombëtares gjermane me origjinë turke Mesut Ozil, sulme që janë kryer në rrjetin social Twitter para disa ditësh.

Friedrich i cilëson “të pështira” këto sulme anonime në deklarata për gazetën gjermane “Neuen Osnabrücker Zeitung”.

“Kjo është vetëm maja e ajsbergut e çështjes së racizmit. Nuk besoj se denoncimi i bërë nga stafi i lojtarit do të ketë sukses megjithëse në internet gjithmonë lihen gjurmë. Por është vështirë të lokalizohet dhe të identifikohet autori i atyre shkrimeve në Twitter”, u shpreh ministri.

Një përdorues me emrin “PiratenOnline” shkroi në Twitter gjatë ndeshjes: “Me siguri që Ozil nuk është gjerman! Një rol nuk të ndërron origjinën”. Më pas shtoi: “Në kombëtaren gjermane nuk duhet të luajnë njerëz që nuk kanë emër gjerman”.

Ky profil është bllokuar nga Twitter pas protestave në internet dhe disa komenteve të tjera raciste që pasuan.

Mesut Ozil është një nga lojtarët kryesorë të Gjermanisë. Mesfushori ka lindur në Gelsenkirchen, nëdrsa të dy prindëit i ka turq. Gjithmonë futbollisti ka theksuar se ndihet gjerman, ndryshe nga turko-gjermanët e tjerë që kanë zgjedhur të luajnë për Turqinë.