Gjilani po zbrazët, ikja masive vazhdon drejt Hungarisë

Familje të shumta, të rinj, studentë, nxënës, familjar kanë mësyrë vendet e BE-së. Tashmë kjo ikje masive ka prekur fshatrat e Gjilanit dhe vet qytetin. Lutfi Haziri thotë se kjo ikje është e dhimbshme dhe e trishtueshme. Apelon që të rinjtë mos të bien viktimë e trafikantëve.

Tashmë në Gjilan nuk ka asgjë fshehtësi. Të rinjtë e familje të shumta po ia mësyjnë vendeve të BE-së. Ikjet masive po ndodhin nga fshatrat e mëdha si Pograxha, Malisheva, Uglari, Zhegra, Bresalci e Mireshi, raporton rajonipress.

Gjilani nëse do të vazhdojë kështu për një kohë të shkurtër mund të zbrazet. Ikja e ka prekur edhe të parin e Gjilanit.

Lutfi Haziri thotë se është e dhimbshme ikja e të rinjve dhe e familjeve gjilanase sepse ky trend i ikjes realisht është kundër liberalizimit të vizave. “U bëjë apel familjeve gjilanase që të jenë të durueshëm dhe mos të bien viktimë e trafikantëve sepse ata janë vetëm viktimë sepse asnjë shtet i BE-së nuk lëshon viza e leje qëndrimi”.

Por Haziri thotë se edhe më e dhimbshme se kjo është shkuarja e të rinjve gjilanas në luftërat e huaja arabe.

Burimi: Gazeta Express