Gjyshi vret nipin me sëpatë

Vritet me sëpatë në gjumë një person nga Tetova. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 e 30 të mëngjesit, në rrugën “Ivo Ribar Llolla”, kur gjyshi i viktimës, 68 vjeçar, ka marrë sëpatën dhe ka shkuar drejt dhomës ku ka qenë duke fjetur nipi i tij.
Pas vrasjes që ka bërë gjyshi i të ndjerit është drejtuar për në polici ku ka denoncuar rastin.

Sipas informacioneve jozyrtare mësohet se shkaku i vrasjes kanë qenë marrëdhëniet e prishura mes prindërve të të vrarit dhe gjyshit të tij, i cili për një kohë të gjatë ka jetuar dhe punuar në Perëndim.

Ndërsa për Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, as vrasësi dhe as viktima nuk kanë pasur precedent penal.

Gjatë ditës së sotme policia e Tetovës zhvilloi biseda me vrasësin, ndërsa trupi i pa jetë i 21 vjeçarit sot është marrë nga ekspertët e mjekësisë ligjore.

Ca spo na degjojn veshet se marr vesh fare ket pune…:neutral: