Gomez bëhet ambasadore e Unicefit

Selena Gomez ka marrë një rol mjaft mbresëlënës, pasi aktorja është caktuar zyrtarisht ambasadorja më e re e UNICEF-it.
Ylli i filmit “Wizards of Waverly Place”, 17-vjeçare, është zgjedhur të shfrytëzojë zërin dhe famën e saj për të ndihmuar rastet e fëmijëve në emër të organizatës.

“Çdo ditë rreth 25 mijë fëmijë vdesin nga rastet e shmangshme. Do të pozicionohem me UNICEF duke besuar se ne do të mund ta ndryshojnë atë numër nga 25 mijë në zero. E di se mund ta arrijmë këtë, pasi çdo moment, UNICEF është në terren duke iu dhënë fëmijëve ndihmë që ua shpëton jetën, për t’u siguruar që zeroja të bëhet realitet”, ka thënë Gomez.

Gomez do të fluturojë në Ganë këto ditë në misionin e saj të parë si ambasadore.