Google blene "Skanerin e viruseve Online" VirusTotal

Makina e kerkimit Google ka blere makinen per skanimin e viruseve online, VirusTotal.

Google ka blere skanuesin e viruseve online, VirusTotal me te cilin ju mund te skanoni file te ndryshme per viruse dhe malware online. Qe ne te kaluaren VirusTotal ishte mbeshtetur tek sherbimet e makines se kerkimit dhe si per shembull kishte perdorur App Engine ose Google Storage. Megjithate Kompanija edhe ne te ardhmen do te punoje si e pamvarur dhe partneritetin me Kompanite e tjera “Anti-Viruse” do ta mbaje.

Detaje konkrete per blerjen nuk jane bere te ditura. VirusTotal u themelua ne vitin 2004 dhe per sherbimet e veta online perdor nje numer te konsiderueshem te programeve “Anti-Viruse” nga prodhuesit e trete. File te dyshueshme mund te ngarkohen nga perdoruesit dhe te kontrollohen ne serveret e sherbimit. Pervec tyre ju mund te ngarkoni edhe adresa interneti apo komplett webfaqe per t`i kontrolluar per viruse.