Google Chrome “kampion i padiskutueshëm” i internetit!

Shfletuesi i internetit të Google, Chrome e ka rrëmbyer vendin e parë për sa i përket pjesëmarrjes së tregut të shfletuesve për kompjuterët desktop, duke e marrë kurorën nga rivali i saj direkt Internet Explorer.

Ndërsa disa firma analitike patën thënë se Google Chrome nuk është në krye të shfletuesve, sikurse ishte rasti me NetMarketShare – por tani shifrat e fundit edhe nga raporti i saj kanë thënë se Google Chrome më në fund e ka kaluar IE.

Shifrat e fundit të NetMarketShare për muajin prill tregojnë se Chrome ka marrë 41,67% të tregut të shfletuesve, duke e shmangur Internet Explorer që është në 41.37%.