Google Earth ka simulator të fshehtë për fluturim

Google Earth ka simulator të fshehtë për fluturim

Në Google Earth është gjetur një mundësi e fshehur e cila mundëson fluturim rreth Tokës në aeroplan luftarak. Për aktivizimin e këtij simulatori fluturues ju duhet të aktivizoni Google Earth pastaj të shtypni kombinimin e butonave Ctrl+Alt+A. Pas kësaj mund të zgjedhni njërën prej dy avionëve luftarak dhe të fluturoni mbi peisazhet e vërteta detalisht të përpunuara.
E meta e vetme e këtij opcioni të fshehtë është ajo se kontrollet janë pak të ngathta. Udhezimet detale për fluturimin virtual të këtij llloji mund të gjeni në këtë bllog PCPRo, Slashdot

faleminderit per kete postim… vertet te them te drejten para disa ditesh e kam marre vesh dhe kam provuar te bej nje fluturim me google earth flight simulator.
:=)

Ide e kendshme kjo! Do e provoj tani!

Google Earth: Tani mund të shikoni nga afer detet dhe oqeanet

ROME- Google, pasi na ka mundësuar të shohim të gjithë planimetrinë e tokës dhe yjet nga afër, tani ka publikuar në internet një version të ri. Programi on-line Google Earth 5.0, i shkarkueshëm falas nga interneti, tashmë na mundëson eksplorimin e thellësive të oqeaneve, hapësirave detare të mbrojtura, balenave gjatë emigrimit dhe të impaktit vdekjeprurës të ndotjes në temperaturën e ujit në ekosistemin detar.
(a.k/BalkanWeb)

Mos harroni dhe sherbimin qe ka futur kohet e fundit mbi Street View ne disa qytete te Europes. Dhe nje bote tjeter qe google Earth na mundeson eshte Roma antike.

ishte mire shume fluturimi me aeroplan

Besoj qe nje gje e tille te krijon ndjesira interesantedhe fluturimi me aeroplane luftarake eshte nje gje e veçante.DUHET PROVUAR NGA TE GJITHE.

po por eshte shume veshtire ta kontrollosh pa u perplasur.