Google i kundër-përgjigjet Facebook-ut

Kompania “Google” paralajmëroi se versioni i avancuar i sistemit të saj operativ “Android 2.3 G” do të pamundësojë sinkronizimin e informacioneve për kontaktet lidhur me rrjetet sociale.

Masa e këtillë tani për tani ka të bëjë vetëm për “smartfonët” e paletës “Nexus” - C dhe One, por “Google” do të mundej më vonë ta zgjerojë në të gjitha aparatet nën sistemin e tij operativ “Android”.

Mediat vlerësojnë se në këtë mënyrë “Google” i “hakmerret” “Facebook-ut”, për atë se rrjeti social nuk lejoi ndërmarrjen e plotë të dhënave.

Të dhënat e “Facebook-ut” shihen në telefonat e “mençur” me sistemin “Android”, por nuk regjistrohen në aparat. / idv / foto: mashable /