Google+ me 18 funksione të reja

Ndërsa është duke synuar që t’i “shkund” disa prej operacioneve të saj para Krishtlindjeve, Google dhe ekipi i saj i rrjetit social Google+ janë duke punuar që të sjellin risitë e fundit për përdoruesit para përfundimit të këtij viti.

Sot, Google ka njoftuar se në rrjetin e saj social Google+ do të shtojë edhe 18 karakteristika të reja, me të cilat do të mundohet që ta bëjë faqen edhe më atraktive për përdoruesit ekzistues dhe ata potencial.

Karakteristikat e reja përfshijnë versionin e ri mobil, fotografitë, ngjarjet, bisedat me Hangout, me të cilat “shpërndarja e përmbajtjes dhe komunikimi do të jenë më të lehta se kurrë” thuhet në njoftim.

Google ka thënë se aplikacioni i ri i Google+ do të jetë në dispozicion në Google Play sot gjatë ditës, ndërsa funksionet e reja do të prezantohen gjatë ditëve në vijim. / Telegrafi /

Spo shof ndonje funksion shtes, perveç community te prezanduar disa dite me pare!

ne iPhone, pas 2 - 3 azhornimesh, pash qe ishin shtuar ca funksione & ndryshime, por te them te drejten nuk po e perdor fare ket’ G+… S`me terheq (n)