Google me teknologji që i heq fjalëkalimet



Me sa duket, Google është duke e testuar një mënyrë të re për t’i bërë fjalëkalimet e parëndësishme.

Një përdorues i Reddit është ftuar për të provuar një funksion të ri i cili bën qasjen në një llogari të Google shumë më të lehtë, pasiqë përdoruesit nuk i kërkohet të shqetësohet më shtypjen e një fjalëkalimi.

E tëra që përdoruesi duhet të bëjë është që ta ketë një telefon të mençur Android afër vetes, dhe kjo mjafton që ai të qaset në llogarinë e tij, pa pasur nevojë për një fjalëkalim. (Telegrafi)