Google pagoi 1 miliardë dollarë për të qenë në pajisjet e Apple

Më parë është thënë se Google ka fituar një shumë marramendëse prej 31 miliard dollarësh nga sistemi i saj operativ Android, ndërsa lajmi erdhi pas disa dokumenteve të publikuara nga gjykatës në një rast në mes të Oracle dhe Google.Dhe dhe tani kemi disa detaje mbi një marrëveshje në mes Apple dhe Google për motorin e kërkimit të Google të integruar në iOS.
Sipas Bloomberg, Google e ka paguar kompaninë Apple 1 miliard dollarë në vitin 2014 që të jetë ofruesi primar i kërkimit në platformën e Apple, iOS.
Apple dhe Google kanë një marrëveshje me të cilët Google e paguan rivalin Apple një përqindje të të ardhurave që gjeneron nga kërkimi nga pajisjet e Apple, dhe pjesa në mes të dy kompanive është me sa duket 34% e të ardhurave të gjeneruara nga kërkimi për pajisjet e Apple.
Një avokat nga Google tentoi të ketë shifrën 34% hequr nga të dhënat e gjykatës, por gjykatësi refuzoi për të hequr atë nga të dhënat.
Ajo që është interesante nga rasti është se Apple e ka kritikuar Google për çështjen e privatësisë në motorin e kërkimit të tyre, por ata janë të lumtur për të marrë të ardhurat prej saj kur e njëjta përdoret në platformën e tyre.