Google Play Music lansohet edhe ne Europe

Sherbimi i Muzikes online nga Google tani eshte lansuar edhe ne Europe, por fillimisht vetem ne pese shtete, te cilat jane: Gjermania, Anglia, Spanja dhe Italia.

Nje vit pas lansimit te sherbimit te muzikes online ne Amerike, Kompania e Google te enjeten ka njoftuar zyrtarisht se ky sherbim eshte leshuar edhe ne Europe. Si fillim sherbimi eshte i disponueshem vetem ne pese shtetet e cekura me lart, por qe pritet te behen publike edhe shtetet e tjera. Sherbimi i muzikes online deri tani ka 20.000 kenge te ruajtura ne te, te cilat mund te degjohen falas. Cmimet per blerjet e kengeve aktualisht jane te ngjajshme me ato te konkurrenteve te Google, si iTunes Match apo Amazon (99cent per kenge), ndersa Albumet aktuale fillojne me cmimet prej 6,99 Euro, pjeserisht me te lira, raportoi Agjensia Gjermane e lajmeve, dpa. Menjehere krahas regjistrimit Google ju kerkon edhe informacionet e pageses. Google deshiron qe me kete sherbim te permiresoje oferten e muzikes tek Smartphone-t dhe Tabletet te cilet funksionojne me Sistemin e saj Operativ Mobil, Android.