Google prezanton Android Pay

Javën e kaluar është thënë se Google ka një sistem të ri të pagesave mobile në përgatitje të cilin e ka quajtur Android Pay dhe tani Google ka konfirmuar atë në MWC 2015.

Sundar Pichai nga Google njoftoi se kompania është duke punuar në Android Pay dhe se ky sistem i pagesave do t’ua mundësojë zhvilluesve të kryejnë pagesa në aplikacionet e tyre.

Me sa duket, Android Pay do të punojë në një mënyrë të ngjashme me Apple Pay dhe se gjithashtu u konfirmua se sistemi do të përdorë tokenët, që janë projektuar për t’i bërë pagesat mobile më të sigurta.

Ndërsa Google ende nuk e ka zbuluar ndonjë për kohën e lansimit të Android Pay, pritjet janë që kompania amerikane ta bëjë këtë në konferencën e zhvilluesve të njohur si I/O, ngjarjen e saj e cila mbahet në këtë muaj.