Google ridizajnon profilin personal

Google ka ridizajnuar faqet e profileve (Google Profile) në të cilat të gjithë përdoruesit e Gmail mund t’i plotësojnë me fotografi dhe informacion për ta.

Nëse vendosni që profili i juaj të jetë i dukshëm për të gjithë, atëherë ai do të jetë në rezultatet e “Google search” nëse dikush kërkon emrin tuaj, gjë që është e rëndësishme për reklamimin tuaj personal

Profili i ri duket paksa i ngjashëm me info-faqen në profilin tuaj në Facebook, me fotografinë tuaj në skajin e sipërm të majtë, informatat tuaja bazë nën të, ndërsa pjesën më të madhe të faqes e mbushin fotografitë tjera dhe informatat më të detajuara në lidhje me profesionin, punësimin, edukimin etj.

Dizajni i ri nuk është ‘revolucionar’, por është shumë më i mirë se i mëparshmi dhe ofron informacionin e duhur.

Bukur mua me pelqen

Mua nuk me qenka azhornuar akoma: https://www.google.com/profiles