Google Voice & Video edhe për Linux

Nëse jeni duke u kënaqur me përdorimin e Linux dhe Gmail atëherë duhet të dini se duke ju përgjgijur kërkesave të përdoruesve, Google tani ka shtuar përkrahje për zë dhe bisedë me video edhe për këtë sistem operativ me bazë në kod të hapur.

Me prezentimin origjinal në muajin Nëntor 2008, Google Voice dhe Video përdor një shkarkim falas të prizës dhe vargjeve të standardeve të internetit përfshirë këtu edhe XMPP, RTP, dhe H.264.

Shërbimet e video-bisedave të Google mundësojnë të keni video konferencë me kualitet të lartë të audios direkt nga llogaria juaj e Gmail ose Google. Ju gjithashtu mund të përdorni shërbimin nëse jeni anëtarë i faqës së rjetit social Orkut.

Video bisedat me zë nga Google japin gjitashtu përkrahje edhe për Ubuntu dhe distribucionet e tjera si Debian dhe RPM, dhe thuhet se kjo veçori do të arrijë për një kohë shumë të shkurtër në treg./pcworld.al