“Gratë e hekurta” (video)

//youtu.be/-guK4U6XzjA

Ndërsa një pjesë e femrave kanë zgjedhur të festojnë përmes një dreke jashtë apo një proteste këtë 8 mars, një grup grash e vajzash bankiere, por jo vetëm kanë zgjedhur të festojnë ndryshe…

dlira Kasaj është një prej vajzave që ka zgjedhur të protesojë në këtë 8 mars duke realizuar një vepër arti. Sëbashku me gra e vajza me profesione të ndryshme, ajo synon të ngreje zërin duke realizuar skulpturën që thyen tabutë.

Të saldosh e të kthesh në art pjesët metalike, nën supervizimin e inxhinierëve, duket se nuk është edhe aq e vështirë, aq sa për ta quajtur saldimin një punë për meshkuj. Një grua e hekurt mund të jetë edhe Edlira, e cila ka një diplomë në informatikë dhe prej shumë kohësh punon si konsulente në një projekt.

Sot, ajo i bashkohet grupit të femrave që duan t’i tregojnë meshkujve se femrat mund të bëjnë fare mirë edhe profesione që etiketohen si mashkullore.

“Ishte një gjë e re, isha shumë kurioze dhe doja ta provoja. Në fillim pata një lloj hezitimi, po pastaj ishte shumë e kollajshme. Pati momente që mund ta bëja dhe vetë e pasupervizuar”, thotë Edlira.

A do të kthehet kjo eksperiencë e parë në një hobi që do ta praktikojë në të ardhmen?

“Është hera e parë që e bëj, nuk e di nëse do të kthehet në hobi, por sot u argëtova. Ishte një gjë e këndshme. Më pëlqeu”, vijon ajo.

Top-Channel